Kuriozitete

Si të bëni gjumë të qetë në netët e ftohta?

Rënia e temperaturave ndikon edhe në ambientin e dhomës.

Publikuar

Sa herë bëhesh gati të flesh, trupi do që të ndihet i ngrohtë e rehat. Po si mund të ndodhë kjo gjithmonë nëse temperaturat sa vijnë e zbresin më shumë?

Rënia e temperaturave ndikon edhe në ambientin e dhomës dhe nëse ndien të ftohtë para se të flesh, nuk do të bësh gjumë të qetë e të nesërmen do të zgjohesh më e lodhur.

Si ta ndihmosh trupin të ndihet i çlodhur dhe ngrohtë gjatë netëve të ftohta të dimrit? Për të gjetur ekuilibrin e temperaturës optimale të trupit para gjumit, ka disa truke të thjeshta të cilat ndihmojnë të rritësh temperaturën, pavarësisht motit të ftohtë jashtë.

1. Bëj disa ushtrime para se të flesh. Kjo do të të ndihmojë për të ngrohur muskujt dhe për t’u ndier më mirë.

2. Pi një çaj të ngrohtë bimor. Kamomili është zgjidhje shumë e mirë.

3. Bëj një dush me ujë të ngrohtë.

4. Vish veshje të pambukta dhe të ngrohta. Elimino materialet sintetike dhe ato që të mbajnë ftohtë.

5. Mbaj disa batanije shtesë pranë shtratit. Edhe nëse nata ftohet, zgjidhjen e ke afër.

6. Mbaj nën çarçafë një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë. Të ndihmon për t’u ndier më rehat dhe të mban ngrohtë për një kohë të gjatë.

7. Vish një palë çorape të ngrohta.

8. Blloko çdo hapësirë të derës që fut ajrin e ftohtë brenda në dhomë.

Kuriozitete

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Publikuar

nga

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, i zhdukur tashmë, ka shënuar rekord të ri botëror, pasi u shit për 46 mijë e 521 dollarë në një ankand.

Kjo pendë, e cila fillimisht parashihej të shitej deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëhershëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, njoftoi shtëpia e ankandeve Webb.

Ky lloj zogu është i shenjtë për popullin Maori. Puplat e këtyre zogjve shpesh mbaheshin si koka nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara