Shëndet

Si ta përdorni magnezin për shëndetin e zemrës?

Magnezi luan një rol kryesor në shumë procese të shëndetit të njeriut.

Published

on

Pamjaftueshmëria e përbërësve si magnezi, është një problem i madh që ndodhë shumë shpesh, veçanërisht nëse ushqimi juaj nuk përmban burime të këtij minerali që për fatin tonë të mirë gjendet në sasi të mëdha në ushqimet me bazë bimore.

Nëse nuk jeni duke marrë doza të mjaftueshme të këtij minerali atëherë shanset janë të larta që të përballeni me sëmundjet e diabetit, osteoporozës madje edhe sëmundjet e zemrës.

Mungesa e magnezit nuk ndodh gjithmonë për faj të ushqimit të varfër. Ndonjëherë, sëmundjet kronike ose mosha ndikojnë në aftësinë e trupit për të përthithur këtë mineral.

Njerëzit nuk marrin magnez mjaftueshëm për shkak të sëmundjeve të veshkave, problemeve me tretjen, përdorimin e tepruar të antibiotikëve ose abuzimin me alkoolin.

Magnezi luan një rol kryesor në shumë procese të shëndetit të njeriut. Ai përdoret nga çdo organ apo pjesë e trupit, duke nisur nga zemra, veshkat e deri tek muskujt.

Magnezi është një mineral thelbësor. Ai ndihmon trupin të rregullojë përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të tjera si kalciumi, kaliumi, bakri, zinku dhe vitamina D.

Më poshtë do të gjeni disa të dhëna interesante mbi mënyrën se si magnezi ndikon çdo pjesë të organizmit.

Shëndeti i zemrës

Nëse kombinoni një dietë me yndyrna të pakëta dhe me ushqime të pasura me magnez, ju do të përfitoni tension të ulët të gjakut dhe rrjedhimisht një rrezik më të ulët të shfaqjes së sëmundjeve që i kanosen zemrës.

Kocka më të forta

Duke qenë se magnezi ndihmon në aktivizimin e vitaminës D të akumuluar në organizëm, ai ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kockave dhe në formimin e kristaleve kockorë më të fortë.

Sheqernat në gjak

Studimet kanë treguar se marrja e dozave të mjaftueshme të magnezit ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Ankthi

Nivelet e ulëta të magnezit janë shkaktarë të ankthit. Studimet sugjerojnë se marrja e këtij minerali të rëndësishëm ndihmon në shuarjen e simptomave të ankthit.

Magnezi gjendet natyralisht në disa ushqime, pesë prej të cilave mund ti zbuloni më poshtë:

Farat e kungullit: Farat janë të mbushura me magnez. Çdo racion ofron 48% të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Spinaqi: Barishtet dhe zarzavatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme që duhen konsumuar. Spinaqi në veçanti ka sasi të mëdha të magnezit.

Shqemet: Këto arrorë të rëndësishëm ofrojnë 29 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Ato janë lehtësisht të ngrënshme çdo ditë, sepse kanë shumë vlera dhe janë të shijshme.

Pazia: Është një barishte e pasur me ushqyes dhe vlera. Çdo racion ofron 38 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Fasulet e zeza: Bishtajoret përmbajnë sasi të larta të magnezit por fasulet e zeza në veçanti janë më të mirat. Çdo racion i tyre ofron 30 përqind të dozës së rekomanduar ditore./AgroWeb.org

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara