Lajmet

Si ta pastroni mëlçinë me lëngun e freskët të panxharit?

Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin.

Published

on

Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Megjithatë funksioni detoksifikues i saj është në varësi të ushqyerjes dhe regjimit që ndjek njeriu, por edhe nivelit të aktivitetit fizik dhe mjedisit.

Në momentin që toksinat bëhen të papërballueshme për mëlçinë, ato akumulohen në inde dhe në organe duke ndikuar seriozisht në shëndet

Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e ushqyerjes me produktet e duhura për të ndihmuar mëlçinë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Lëngu i panxharit është i jashtëzakonshëm për shëndetin. Ai është shumë i pasur me vlera dhe ushqyes që e lehtësojnë punën e mëlçisë.

Për një efekt shumë më të mirë pastrues, ekspertët rekomandojnë kombinimin e lëngut të panxharit me karrota, mollë të kuqe, barishte, xhenxhefil dhe limon. Panxhari dhe karrota përmbajnë shumë flavonoidë dhe vitaminë A.

Mollët përmbajnë pektinë që lehtësojnë pastrimin e organizmit nga toksinat dhe nxjerrjes së tyre nëpërmjet sistemit tretës.

Kale është një barishtet më efikase për detoksifikimin. Kjo barishte përmban klorofil bimor që pastron gjakun nga toksinat.

Xhenxhefili është efikas kundër problemeve me tretjen ndërsa limoni ofron sasi të mëdha të vitaminës C e cila gjithashtu ka efekt pastrues.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju nevojiten:3 karrota të lara e të qëruara,

  • 1 panxhar i qëruar,
  • 2 mollë të kuqe të lara dhe të prera,
  • 6 gjethe kale,
  • Një copë e vogël xhenxhefili,
  • Gjysmë limoni të qëruar.

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser. Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart.

Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra.

Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull.

Këtë lëng mund ta konsumoni edhe përditë për shëndetin e gjithë organizmit.

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara