Shëndeti

Si ta mbani trurin në top formë me rregullat e duhura?

Janë disa mënyra për të mbrojtur trurin tuaj.

Published

on

Truri i njeriut ndryshon vazhdimisht me kalimin e viteve, e bashkë me të funksionet mendore.

Përkeqësimi i tyre është një nga pasojat më të frikshme të plakjes, megjithatë kjo nuk e bën atë të paevitueshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si ta mbroni e ushqeni trurin tuaj.

Gjimnastikë për trurin

Kërkimet e ndryshme shkencore thonë se aktivitetet që kanë si qëllim stimulimin e trurit janë të domosdoshme për mbrojtjen e tij.

Leximi, kurset e ndryshme, gjimnastika me fjalëkryçe apo probleme matematikore, vizatimi, piktura janë disa prej stimuluesve më të mirë për trurin.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik i jep trurit, sidomos pjesës përgjegjëse për të menduarin, më shumë oksigjen dhe nxit zhvillimin e më shumë qelizave të reja të trurit.

Truri bëhet më efikas, përshtatet lehtë dhe performon më mirë.

Ushqime të shëndetshme

Ushqyerja e mirë i bën mirë jo vetëm trupit por edhe trurit.

Njerëzit që i përmbahen një regjimi Mesdhetar të të ushqyerjes janë më pak të rrezikuar nga skleroza apo degjenerimi i aftësive të të nxënit.

Kujdes me tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut tek moshat e mesme rrit rrezikun e degjenerimit të trurit.

Kujdesuni për tensionin e gjakut duke ruajtur peshën, kryer aktivitet fizik, ulur nivelin e stresit dhe ushqyer siç duhet.

Kujdes me nivelin e sheqerit në gjak

Diabeti është një faktor i madh rreziku për sklerozën.

Përveç medikamenteve që e mbajnë nën kontroll, niveli i sheqerit në gjak mund të ulet nëpërmjet ushqyerjes së duhur dhe aktivitetit fizik.

Përmirësoni nivelet e kolesterolit

Nivelet e larta të kolesterolit rrisin rrezikun e sklerozës.

Shmangia e duhanit, aktiviteti fizik, ushqyerja e duhur janë hapat e nevojshëm kundër kolesterolit të lartë.

Kujdes me emocionet

Njerëzit që vuajnë nga ankthi, pagjumësia, drobitja emocionale apo depresioni kanë një performancë më të dobët mendore.

Ekspertët se përkujdesja ndaj trurit nis me mbajtjen nën kontroll të emocioneve./AgroWeb.org

Shëndeti

Shtatë ushqime që shkaktojnë akne tek të rriturit

Published

on

Ajo që hamë nuk ndikon vetëm në shëndetin e përgjithshëm, por edhe në lëkurën tonë. Disa ushqime mund të shkaktojnë inflamacion dhe të ndikojnë në hormonet, duke çuar në bllokimin e poreve dhe shpërthime aknesh.

Edhe pse gjenetika dhe stili i jetesës luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e aknes, disa ushqime përkeqësojnë gjendjen. Nëse po përpiqeni të shmangni shpërthimet e të mbani lëkurën të pastër, dermatologët që folën për “Eat This, Not That!” rekomandojnë të shmangni këto shtatë ushqime:

Qumështi i tërshërës (Oat Milk)

Edhe pse është një zëvendësues i njohur për qumështin e lopës, qumështi i tërshërës mund të shkaktojë akne tek disa persona.

“Oat milk ka përmbajtje të lartë karbohidratesh dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e aknes,” thotë Dr. Karan Lal, drejtor i dermatologjisë pediatrike dhe kirurgjisë kozmetike në Scottsdale, Arizona. “E kam parë vetë këtë efekt!”

Proteina e hirrës (Whey Protein)

Përdoret në smoothie apo shake për të shtuar proteina, por çon në probleme me lëkurën. “Proteina e koncentruar e hirrës është njësoj sikur të pije 6 deri në 12 litra qumësht,” thotë dermatologia Emily Wood nga Westlake Dermatology, në Marble Falls, Texas.

Ajo shpjegon: “Arsyeja është sepse proteina e hirrës ndikon në rritjen e një faktori që quhet IGF-1 (Insulin-like Growth Factor 1), i cili rrit nivelet e androgjenëve, estrogjenit dhe proliferimin e qelizave të lëkurës (keratinociteve).”

“Androgjenët janë hormone si testosteroni që rrisin aknen. Proliferimi i keratinociteve ndihmon në formimin e komedoneve (pikat e zeza apo të bardha).”

Ushqimet me indeks të lartë glicemik

Këtu përfshihen biskotat, ëmbëlsirat, pijet me sheqer, orizi i bardhë, buka e bardhë dhe karamelet, të lidhura me përkeqësimin e aknes.

“Këto ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që më pas rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë,” thotë Dr. Wood.

Dr. Lal pajtohet dhe shton: “Sheqeri në përgjithësi nxit inflamacionin dhe është ‘ushqim’ për bakteret dhe majat që shkaktojnë akne! Mundohuni të shmangni sheqernat e rafinuara dhe zgjidhni burime më të shëndetshme si frutat.”

Suplemente me vitaminë B6 apo B12

Shumë njerëz marrin suplemente por Dr. Wood thotë se këto mund ta përkeqësojnë aknen. Ajo shpjegon: “Një teori është se këto vitamina ndryshojnë mikrobiomën e lëkurës, veçanërisht ndikojnë sjelljen e bakterit Propionibacterium acnes (P. acnes), i cili është një nga shkaktarët kryesorë të aknes.”

Marrja e tepruar e jodit (Iodine)

Sipas Dr. Wood, marrja e tepruar e jodit përkeqëson aknen. “Jodi gjendet në sasi të larta në algat detare dhe suplementet me kelp. Disa smoothie që pretendojnë se ndihmojnë lëkurën përmbajnë gjithashtu këto përbërës,” shpjegon ajo.

Ajo shton: “Kujdes me ato që pini – mund të jenë duke ju përkeqësuar aknen. Nuk dihet saktësisht pse jodi e përkeqëson aknen, por duket se rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë.”

Qumështi pa yndyrë (Skim Milk)

Edhe pse është zgjedhje më e shëndetshme për ata që duan të reduktojnë yndyrën, qumështi pa yndyrë mund të shkaktojë akne, studimet vëzhguese kanë treguar një lidhje mes konsumit të qumështit pa yndyrë e rritjes së aknes tek adoleshentët.

Ka disa teori pse ndodh kjo:

Qumështi përmban hormone si androgjenët dhe IGF-1 që ndikojnë në ndryshimet hormonale në trup;

Disa proteina në qumështin pa yndyrë mund të përkeqësojnë aknet;

Qumështi pa yndyrë mund të rrisë insulinën më shumë se qumështi i plotë;

Një tjetër hipotezë lidhet me përmbajtjen e jodit në qumësht, që ndikon në akne;

Dr. Lal shton: “Studimet kanë treguar se qumështi pa yndyrë lidhet me akne, mendojmë se kjo ndodh për shkak të përmbajtjes më të lartë të sheqerit! Zgjidhni më mirë qumështin e bajames apo qumësht të plotë”.

Continue Reading

Shëndeti

Vetëm 7,000 hapa në ditë ulin rreziqet shëndetësore

Published

on

Ecja e përditshme prej vetëm 7,000 hapash mund të mjaftojë për të përmirësuar funksionin e trurit dhe për të mbrojtur organizmin nga disa sëmundje, sipas një studimi të publikuar në The Lancet Public Health, ka raportuar BBC.

Ky numër hapash konsiderohet më real sesa objektivi i zakonshëm prej 10,000 hapash që është i popullarizuar si synim ditor.

“Kemi krijuar përshtypjen se duhet të bëjmë 10,000 hapa në ditë, por kjo nuk bazohet në prova shkencore”, shpjegoi autorja, doktoresha Melody Ding.

Sipas saj, shifra 10,000 hapash vjen nga fushata marketingu e viteve ’60 në Japoni, kur në prag të Lojërave Olimpike të Tokios u hodh në treg matës hapash me emrin manpo-kei, “matës i 10,000 hapave”. Ky numër është kthyer në standard të pashkruar që përdoret nga pajisjet e aplikacionet për aktivitet fizik.

Në studimin e ri janë analizuar të dhëna nga më shumë se 160,000 të rritur në mbarë botën, duke krahasuar ndikimin e ecjes në shëndet.

Në krahasim me personat që bënin vetëm 2,000 hapa në ditë, ata që ecnin 7,000 hapa ishin më pak të rrezikuar nga këto sëmundje:

-Sëmundjet kardiovaskulare – ulen me 25%

-Kanceri – ulet me 6%

-Demenca – ulet me 38%

-Depresioni – ulet me 22%

Sipas studiuesve disa prej këtyre përqindjeve mund të mos jenë të sakta, pasi janë mbështetur në një numër relativisht të vogël studimesh, por mesazhi është i qartë: edhe një numër modest hapash, si 4,000, është dukshëm më i dobishëm sesa koha e kaluar ulur me vetëm 2,000 hapa në ditë.

Për shumicën e gjendjeve shëndetësore, përfitimet kishin tendencë të stabilizoheshin pas 7,000 hapash, për zemrën përfitimet shtoheshin me rritjen e numrit të hapave. Udhëzimet aktuale për aktivitet fizik, si ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk flasin për hapa, por për kohë: të rriturit këshillohen të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë.

Ding ka thënë se kjo mënyrë e përllogaritjes mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, numri i hapave është më konkret dhe i lehtë për t’u ndjekur gjatë ditës.

“Ka njerëz që notojnë, që ngasin biçikletën apo kanë aftësi të kufizuara që nuk u lejojnë të ecin shumë, ndaj udhëzimet ekzistuese janë të domosdoshme. Por rekomandimet për numrin e hapave mund të jenë një shtesë që ndihmon njerëzit të mendojnë për aktivitetin fizik gjatë gjithë ditës”, ka thënë doktoresha.

Edhe ekspertë të tjerë e mbështesin këtë qasje.

“Ky studim sfidon mitin se 10,000 hapa janë të domosdoshëm. Për shumë njerëz, qëllimi prej 5,000 deri në 7,000 hapa është më i arritshëm”, tha doktori Daniel Bailey nga Brunel University në Londër.

Doktori Andrew Scott, shton se “më shumë gjithmonë është më mirë”, këshillon që njerëzit të mos shqetësohen nëse nuk e arrijnë një numër të caktuar çdo ditë.    “Nuk ka rëndësi shifra fikse, sidomos në ditët kur aktiviteti është i kufizuar”, ka thënë ai.

Continue Reading

Shëndeti

Kujdes me limonin! Përdorimi i gabuar mund të dëmtojë shëndetin

Published

on

Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë.

Limoni është në i shëndetshëmhe rekomandohet për forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe detoksifikimin e organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C që cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative. Limoni shkakton edhe dëme të mundshme nëse përdoret gabimisht. Një praktikë që përmendet, por nuk rekomandohet nga ekspertët, është ngrirja e të gjithë limonit, më pas grirja e lëvores dhe konsumimi i saj.

Pse ngrirja e limonit mund të jetë e rrezikshme?

Sipas Food Chemistry Journal, arsyeja qëndron se ngrirja rrit përqendrimin e substancave të pranishme natyrshëm në lëvoren e agrumeve, si psoraleni e disa vajra esencialë citrusi. Kur merren në sasi të mëdha, mund të kenë efekte të padëshiruara, si irritim i sistemit tretës ose, ndikim neurotoksik.

Lëvorja e limonit trajtohet me pesticide dhe dyllë për të zgjatur freskinë gjatë transportit. Ngrirja nuk i shkatërron këto mbetje, madje çon në përqendrim më të lartë të tyre nëse konsumohet lëvorja e grirë.

Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj?

Në vend që të ngrini të gjithë limonin, shtrydhni lëngun e ruani të ngrirë në kubikë akulli, ose përdorni lëvoren e freskët në sasi të vogla, duke siguruar që limoni të jetë organik dhe i papërpunuar me kimikate. Para përdorimit, është e këshillueshme të lahet lëvorja me ujë të ngrohtë e sodë buke për të larguar mbetjet e mundshme të pesticideve, paralajmëron European Food Safety Authority.

Limonët janë të shëndetshëm, përdorni me kujdes. Shmangni konsumimin e lëvores së grirë nga limoni për të ulur rreziqet e mundshme për shëndetin tuaj.

 

Continue Reading

Shëndeti

Ja pjesët e trupit që duhen kontrolluar çdo ditë

Published

on

Dr. Mindy Pelz, një mjeke dhe eksperte e njohur ndërkombëtarisht, ka ndarë pesë pjesë të trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të vëzhguar sinjalet e hershme të problemeve shëndetësore – pa qenë nevoja të shkoni te mjeku.

Gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, Dr. Pelz, theksoi rëndësinë e një rutine të përditshme vetëkontrolli për të kuptuar nëse trupi po funksionon siç duhet. Ajo përmendi pesë zona: sytë, këmbët, thonjtë, gjuha dhe flokët – secila prej tyre mund të sinjalizojë gjendje të ndryshme shëndetësore.

1. Sytë

Sipas mjekes, pjesa e brendshme e syrit është një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionit të mëlçisë. “Nëse shikoni ngjyrë të verdhë në pjesën e bardhë të syrit, kjo mund të tregojë se mëlçia nuk po funksionon siç duhet”, tha ajo.

2. Thembrat e këmbëve

Mund të jenë një tjetër sinjal alarmi. Dr. Pelz shpjegon se kjo gjendje lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut e me vështirësinë e trupit për të eliminuar toksinat. “Nëse pjesa e poshtme e këmbëve është e ashpër dhe e çarë, kjo tregon se sistemi juaj nuk po pastrohet siç duhet,” shtoi ajo.

3. Thonjtë

Gjendja e thonjve mund të tregojë mungesë të mineraleve në trup. “Nëse thonjtë janë të brishtë, plasariten shpesh ose rriten shumë ngadalë, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së lëndëve ushqyese thelbësore,” shpjegon ekspertja.

4. Gjuha

Mjekja thekson se është e rëndësishme të shikoni gjuhën çdo mëngjes. “Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë shenjë e pranishmërisë së mykut në organizëm ose e një procesi detoksifikues që po ndodh në trup,” tha ajo.

5. Flokët

Rënia e flokëve nuk është vetëm çështje estetike. Sipas Dr. Pelz, flokët që bien më shumë se zakonisht mund të jenë një shenjë e një problemi më të thellë me shëndetin, duke treguar mungesa ose çrregullime hormonale.

“Ju duhet një rutinë e përditshme për të kuptuar si funksionon trupi juaj,” përfundoi ajo, duke theksuar se vëmendja ndaj këtyre pesë treguesve mund të bëjë ndryshim të madh në mirëqenien tuaj.

Continue Reading

Të kërkuara