Lajmet

Si ta dalloni një narcist?

Ekziston një çrregullim i personalitetit narcisist, i cili është i rrallë në 1% ose 2% të popullsisë.

Published

on

Jo të gjithë narcistët janë kryeshefë ekzekutiv, të famshëm apo personazhe në ndonjë shfaqje krimi. Në fakt, ata mund të jenë më afër jush sesa që ju mendoni.

Ekziston një çrregullim i personalitetit narcisist, i cili është i rrallë në 1% ose 2% të popullsisë, tha Dr. W. Keith Campbell, profesor i psikologjisë në Universitetin e Gjeorgjisë.

“Klinikisht, nëse shkatërroni martesën tuaj, shkatërroni marrëdhëniet tuaja në biznes, vetëbesimi i tepërt në punë ju bën disi të ndaheni … atëherë ai shndërrohet në çrregullim”, tha Campbell, duke përshkruar dikë që e ka këtë çrregullim.

Por narcisizmi është një tipar personaliteti dhe çdokush dështon në këtë spektër, tha Dr.Craig Malkin, një ligjërues i Psikologjisë në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit dhe një psikolg i licencuar në Cambridge, Massachusetts.

Me çfarë lloj narcisti keni të bëni?

Ka tri lloje narcistësh, dhe ata mund të dallohen nga mënyra se si ndjehen të veçantë, tha Malkin. Disa janë më të vështira për t’u dalluar se të tjerët.

Narcistët e hapur ndihen superior ndaj të tjerëve dhe ata janë të parët që ju mendoni kur flisni për narcizmin, tha Malkin.

“Është gjithmonë ajo ndjenjë që disi, pavarësisht se çfarë bëni nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme, kështu që do të zbehet në krahasim me një person tjetër”, tha Malkin. “Arritjet e tyre janë më të mëdha”.

Narcistët e fshehtë ndihen të veçantë duke u parë si personi që vuan fatkeqësinë ose keqkuptimin më të madh. Vuajtjet nëpër të cilat po kalon ky person do të errësojnë në mënyrë të pashmangshme çdo çështje me të cilën mund të përballeni.

Së treti, ka narcistë të përbashkët, të cilët ndihen të veçantë duke u parë si personi më ndihmues në çdo grup.

Si ndiheni pranë njerëzve?

Si ndiheni rreth një personi mund të jetë indikator mbi shkallën e narcisizmit. Njerëzit që kanë qenë në lidhje me narcistë të shumëfishtë mund të ndihen në dyshim, deklaroi Malkin.

Ata që shoqërohen me këta lloj njerëzisht shpesh do të thonë: “Unë ndoshta duhet të zbusë qasjen time, ose ndoshta nuk duhet ta ngris zërin, ndoshta nëse nuk do të isha kaq këmbëngulës”, tha Malkin.

Njerëz të tillë shpesh janë të shkëputur nga ndjenjat e tyre.

Si e dini nëse keni të bëni me një narcist të fshehtë dhe jo me dikë që thjesht ka nevojë për mbështetje?

Narcistët e fshehtë nuk i ndajnë dobësitë e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara