Lajmet

Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata?

Lideri historik i PD-së po kërkon të përgjigjet me anti lobing.

Published

on

Sali Brisha ka vendosur të mos qëndrojë duar kryq ndaj vendimit të departamentit të shtetit për ta shpallur atë dhe familjarët e tij non grata në SHBA. Meqënëse sikurse ka deklaruar vetë ai është i bindur se ky vendim ka ardhur si pasojë e lobingut të organizuar përmes Ramës dhe Xhorxh Sorosit lideri historik i PD-së po kërkon të përgjigjet me anti lobing dhe me aktivizimin e njohjeve të vjetra nga koha e gjatë e qëndrimit në pushtet.

Shumëkush ka mbetur i befasuar të hënën kur ka parë kongresmenin republikan të Nev York, Lee Zeldin të shfrytëzojë një mbledhje të Komisionit të Jashtëm të kongresit ku duhej të diskutohej për buxhetin e departamentit të shtetit, që ti kërkonte Antony Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës.

Natyrisht që ashtu sikurse shihet edhe ne linkun poshtë Sekretari i shtetit ka mbetur pa tekst duke treguar se nuk ishte në djeni të dosjes Berisha që me siguri është përgatitur prej vartësve të tij.

Por këtu e rëndësishme nuk është fakti që Blinken nuk ishte në djeni, por fakti që një kongresmen amerikan u detyrua të shfrytëzoi një seancë atipike për të bërë pyetje edhe më atipike.

Se përse shërbente kjo tashmë është e qartë. Ditën e sotme një media e Washingtonit ku dalin shpesh artikuj që i interesojnë opozitës shqiptare e komentoi dialogun e kongresmenit  republikan të Nev York, Lee Zeldin me sekretarin e shtetit. Washington Times e quajti Berishën një mik të administratave Bush dhe pretendoi se për faktet që ai akuzohet mungojnë provat. Edhe pak ditë më parë ajo i kishte marrë një intervistë Berishës ndërsa dje shkruante:“Ky debat u hap afërsisht një javë pasi Z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha ëashington Times në një intervistë se ai besonte se Departamenti i Shtetit ka “zero prova” për të mbështetur pretendimet kundër tij.

“Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që Z. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [Kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë,” tha për The Times z. Berisha në fund të majit. “Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje ”. 

Gjithashtu Washington Times pretendon se ka intervistuar edhe një zyrtar amerikan për euro azinë i cili ka mbetur i befasuar nga proceduar që është ndjekur për shpalljen non grata të Sali Berishës.  “Një ish zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti,vuri pikëpyetje ndaj dëshmisë së sekretarit të shtetit.

“Mënyra me të cilën ai tregoi se u mor ky vendim nuk është e qartë,” tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje.

“Ky pretendim kundër z. Berisha që Z. Blinken shpalli i befasoi të gjithë në zyrën evropiane”, tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

“Nëse procesi që përshkroi Z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik,” tha zyrtari. “Por këto pretendime erdhën nga lart poshtë, jo nga poshtë lart”.

Gazeta është marrë gjithashtu edhe me pretendimin e Blinken se kush do më shumë informacion për këtë çështje duhet ti drejtohet Deparatamentit të Shtetit. Por ajo pretendon se e ka kërkuar këtë dhe nuk ka marrë përgjigje. “Z. Blinken, ndërkohë, e orientoi Z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit.

“Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut”, tha ai.

Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga The Times përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar” shkruan Washington Times.

Pra nuk ka më dyshime se edhe Berisha ka filluar lobingun e strategjisë së tij mbrojtëse. menjëherë pasi ai dhe familja u shpallën non grata, Berisha u lidh me mikun e tij të ngushtë ambasadorin Jean Paul Carteron ish presidentin e forumit të Cras Montana, për ta pyetur se si dueht të vepronte.

Ai i sugjeroi avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne për të hapur një gjyq për shpifje në gjykatën koreksionale të Parisit. Tani ofensiva është shpërngulur edhe në Washington. 

‘Non Grata’ e Berishës/ Kongresmeni letër DASH: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur

Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim.

“Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur nga Departamenti Amerikan mbi këtë rast”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur on linë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.

Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.

©Lapsi.al

lajme

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

Published

on

By

Në një intervistë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.

Hajrizi ka deklaruar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

“Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim. Ka qenë një rezultat i mirë, por edhe një moment reflektimi se çfarë kemi arritur dhe çfarë duam të arrijmë”, është shprehur Hajrizi.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre 25 vjetëve ka pasur zhvillim në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit, duke vlerësuar se UBT-ja ka pasur ndikim në këtë proces transformues.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, me fokus të veçantë në fushën akademike dhe shkencore.

Sipas Hajrizit, gjatë kësaj jave në Kosovë do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare, njëra pas tjetrës, të cilat synojnë të sjellin në vend komunitetin akademik dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarja e parë do të mbahet të mërkurën dhe do t’i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive. Hajrizi ka bërë të ditur se kjo konferencë organizohet për herë të dytë dhe do të mbledhë përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar në UBT.

“Kemi mbërritur në fund të vitit ku do të shënojmë edhe përmbylljen e 25-vjetori dhe mbi këtë kemi menduar t’i organizojmë disa evente të cilat ndërlidhen edhe në shenjë të 25-vjetorit. Këtë vit i kemi mbledh disa ngjarje, javen e ardhshme kemi disa aktivitete që lidhen me pjesën akademike shkencore dhe i kemi tri ngjarje të nivelit botëror që i organizmojnë në Kosovë në të njëjtën kohë njëra pas tjetrës që e plotësojnë gjithë javën. Konferenca e parë që e organizojmë të mërkurën ka të bëjë me Konferencën Ndërkombëtare Botërore për Mjekësinë Sportive, është hera e dytë që organizohet por është një konferencë që sjell gjithë komunitetin edhe ndërkombëtar edhe vendor në UBT në Kosovë”, u shpreh Hajrizi.

Përmes këtyre aktiviteteve, UBT-ja synon të shënojë përmbylljen e 25-vjetorit, duke vënë në pah të arriturat e deritanishme dhe duke hapur diskutime për zhvillimet e ardhshme në arsim, shkencë dhe inovacion.

Continue Reading

lajme

UBT hap AI Business Hub, duke kompletuar ekosistemin për zhvillimin e kompetencave dhe mbështetjen e bizneseve

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht AI Business Hub, një hapësirë të re që synon të forcojë kompetencat në fushën e inteligjencës artificiale dhe të ofrojë mbështetje për bizneset në Kosovë dhe më gjerë.

AI Business Hub është rezultat i projektit TBEAI (Transforming Business Education with AI in Western Balkans), një projekt i financuar nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+, i cili synon transformimin e edukimit të biznesit përmes integrimit të inteligjencës artificiale në Ballkanin Perëndimor.

Me hapjen e këtij Hub-i, UBT plotëson edhe më tej ekosistemin e tij të inovacionit, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin e kompetencave digjitale, avancimin e njohurive në inteligjencën artificiale dhe mbështetjen e sektorit të biznesit në përballjen me sfidat e transformimit digjital.

AI Business Hub synon të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet akademisë, teknologjisë dhe biznesit, duke krijuar hapësirë për bashkëpunim, zhvillim të aftësive profesionale dhe zbatimin e zgjidhjeve të inteligjencës artificiale në praktikat e përditshme të bizneseve. Përmes kësaj nisme, studentët, profesionistët dhe ndërmarrjet do të kenë mundësi të përfitojnë nga një qasje më e orientuar drejt nevojave të tregut, duke nxitur inovacionin, rritjen e produktivitetit dhe përgatitjen për ekonominë digjitale.

Hapja e AI Business Hub dëshmon përkushtimin e UBT-së për të ndërtuar një ekosistem që jo vetëm zhvillon kompetencat e së ardhmes, por edhe përkrah bizneset në Kosovë dhe më gjerë, duke i ndihmuar ato të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale për zhvillim dhe konkurrueshmëri.

UBT vazhdon të investojë në inovacion, dije dhe teknologji, duke e shndërruar inteligjencën artificiale në një mundësi konkrete për zhvillimin e arsimit, sipërmarrjes dhe ekonomisë.

Continue Reading

Lajmet

Rama fajëson “duart e huaja” për trazirat në Shqipëri

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për qetësi të premten, dhe fajësoi “duart e huaja” për trazirat e dhunshme disaditore, ndërsa protestuesit u mblodhën sërish në kryeqytet dhe në qytete të tjera.

Që nga e marta, Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku mijëra protestues kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës për shkak të kushteve të këqija në universitete dhe tarifave të larta të studimit.

Protestat janë përhapur edhe në disa qytete të tjera, ndërsa studentët iu bashkuan bojkotit të universiteteve, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm pas muajsh protestash kundër qeverisë në vend.

Përleshjet gjatë natës mes policisë dhe grupeve të protestuesve, shumica e të cilëve të maskuar, vazhduan deri në orët e para të së premtes.

Hyrja e Ministrisë së Financave u përfshi nga flakët, ndërsa xhamat e një kompleksi universitar u thyen.

Sipas një deklarate të Policisë, 160 protestues u ndaluan të enjten në mbrëmje për kryerjen e akteve të dhunshme.

Protestuesit grumbulluan dhe dogjën kontejnerë mbeturinash për të bllokuar rrugët, si dhe hodhën gurë drejt Policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë.

Një gazetar i AFP-së pa, gjithashtu, grupe të maskuara duke thyer vitrina dhe duke plaçkitur dyqane. Të njëjtat incidente u raportuan edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Të premten në mëngjes, qindra protestues marshuan drejt Ministrisë së Arsimit, e cila mbetet një nga pikat kryesore të protestave.

Përleshjet kanë lënë pas ndërtesa qeveritare me dëme të mëdha, vitrina të thyera dyqanesh dhe dhjetëra persona të arrestuar.

Përshkallëzimi i protestave këtë javë vjen pas muajsh të tërë demonstratash kundër qeverisë, të cilat fillimisht u nxitën nga një projekt i diskutueshëm për zhvillimin e një resorti, i lidhur me familjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të premten, Rama këmbënguli se protestat nuk kanë të bëjnë “fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që dëshiron një jetë më të mirë”.

“E gjithë kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare, dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë, dhe që është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të bëjë përpara”, tha ai.

Ai akuzoi “duar të huaja”, pa i identifikuar ato, se po nxisin trazirat dhe synojnë të pengojnë përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Këto janë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë”, tha ai në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Që nga e marta, dhjetëra persona, kryesisht zyrtarë policorë, janë plagosur në përleshje, sipas autoriteteve.

Burimi: AFP / REL

Continue Reading

Lajmet

127 të arrestuar pas protestave në Shqipëri, hetohen thirrjet për akte terroriste

Published

on

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Shqipëri, Dhimitraq Ziu, ka njoftuar se 127 persona janë arrestuar dhe 244 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Sipas tij, janë lënduar 120 punonjës policie në disa qytete të vendit.

Ziu bëri të ditur gjithashtu se strukturat e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit po hetojnë kanale dhe grupe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë mesazhe me thirrje për akte ekstreme e terroriste dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë.

“Deri në këto momente në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike”, ka thënë ai.

Ziu ka treguar edhe për rastet në qytetet e tjera. Në Durrës, ka thënë se janë arrestuar 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, në Korçë janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, në Vlorë janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, në Shkodër janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas.

Gjatë protestës në Shkodër Ziu ka deklaruar se është plagosur rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Ai theksoi se autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.

Kurse, në Elbasan janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas dhe në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, shtoi ai.

“Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie”.

Sa i përket rasteve të dyshuara për akte ekstreme, Ziu ka theksuar po bashkëpunojnë me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste.

“Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit”, potencoi ai.

Ziu u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm.

“E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”.

Ndërkohë Ziu ka theksuar se po udhëzojnë punonjësit e policisë që “pavarësisht situatave ku përballen me sulme të rrezikshme, apo gjatë ndërhyrjeve për të mbrojtur institucionet, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe propocionalitet”.

Gjatë katër ditëve është raportuar për ushtrim dhune nga policët drejt qytetarëve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara