Lajmet
Si po lobon Berisha në SHBA, kundër shpalljes non grata?
Lideri historik i PD-së po kërkon të përgjigjet me anti lobing.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSali Brisha ka vendosur të mos qëndrojë duar kryq ndaj vendimit të departamentit të shtetit për ta shpallur atë dhe familjarët e tij non grata në SHBA. Meqënëse sikurse ka deklaruar vetë ai është i bindur se ky vendim ka ardhur si pasojë e lobingut të organizuar përmes Ramës dhe Xhorxh Sorosit lideri historik i PD-së po kërkon të përgjigjet me anti lobing dhe me aktivizimin e njohjeve të vjetra nga koha e gjatë e qëndrimit në pushtet.
Shumëkush ka mbetur i befasuar të hënën kur ka parë kongresmenin republikan të Nev York, Lee Zeldin të shfrytëzojë një mbledhje të Komisionit të Jashtëm të kongresit ku duhej të diskutohej për buxhetin e departamentit të shtetit, që ti kërkonte Antony Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës.
Natyrisht që ashtu sikurse shihet edhe ne linkun poshtë Sekretari i shtetit ka mbetur pa tekst duke treguar se nuk ishte në djeni të dosjes Berisha që me siguri është përgatitur prej vartësve të tij.
Por këtu e rëndësishme nuk është fakti që Blinken nuk ishte në djeni, por fakti që një kongresmen amerikan u detyrua të shfrytëzoi një seancë atipike për të bërë pyetje edhe më atipike.
Se përse shërbente kjo tashmë është e qartë. Ditën e sotme një media e Washingtonit ku dalin shpesh artikuj që i interesojnë opozitës shqiptare e komentoi dialogun e kongresmenit republikan të Nev York, Lee Zeldin me sekretarin e shtetit. Washington Times e quajti Berishën një mik të administratave Bush dhe pretendoi se për faktet që ai akuzohet mungojnë provat. Edhe pak ditë më parë ajo i kishte marrë një intervistë Berishës ndërsa dje shkruante:“Ky debat u hap afërsisht një javë pasi Z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha ëashington Times në një intervistë se ai besonte se Departamenti i Shtetit ka “zero prova” për të mbështetur pretendimet kundër tij.
“Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që Z. Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [Kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë,” tha për The Times z. Berisha në fund të majit. “Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje ”.
Gjithashtu Washington Times pretendon se ka intervistuar edhe një zyrtar amerikan për euro azinë i cili ka mbetur i befasuar nga proceduar që është ndjekur për shpalljen non grata të Sali Berishës. “Një ish zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti,vuri pikëpyetje ndaj dëshmisë së sekretarit të shtetit.
“Mënyra me të cilën ai tregoi se u mor ky vendim nuk është e qartë,” tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje.
“Ky pretendim kundër z. Berisha që Z. Blinken shpalli i befasoi të gjithë në zyrën evropiane”, tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

“Nëse procesi që përshkroi Z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik,” tha zyrtari. “Por këto pretendime erdhën nga lart poshtë, jo nga poshtë lart”.
Gazeta është marrë gjithashtu edhe me pretendimin e Blinken se kush do më shumë informacion për këtë çështje duhet ti drejtohet Deparatamentit të Shtetit. Por ajo pretendon se e ka kërkuar këtë dhe nuk ka marrë përgjigje. “Z. Blinken, ndërkohë, e orientoi Z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit.
“Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut”, tha ai.
Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga The Times përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar” shkruan Washington Times.
Pra nuk ka më dyshime se edhe Berisha ka filluar lobingun e strategjisë së tij mbrojtëse. menjëherë pasi ai dhe familja u shpallën non grata, Berisha u lidh me mikun e tij të ngushtë ambasadorin Jean Paul Carteron ish presidentin e forumit të Cras Montana, për ta pyetur se si dueht të vepronte.
Ai i sugjeroi avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne për të hapur një gjyq për shpifje në gjykatën koreksionale të Parisit. Tani ofensiva është shpërngulur edhe në Washington.
‘Non Grata’ e Berishës/ Kongresmeni letër DASH: Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur
Një ditë pasi pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin për të shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, kongresmeni republikan Lee Zeldin i është drejtuar përmes një shkrese zyrtare Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim.
“Kërkoj një shpjegim të detajuar mbi procesin e ndjekur nga Departamenti Amerikan mbi këtë rast”- thuhet ndër të tjera në letrën që kongresmeni amerikan i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një seance të mbajtur on linë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, kongresmeni Zeldin që kërkoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, informacione specifike për vendimin e papritur ndaj Berishës.
Ai theksoi se ka bërë dhe vetë hulumtime, por s’ka gjetur se në çfarë afere korruptive mund të ishte përfshirë politikani shqiptar.
©Lapsi.al
Lajmet
Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit
Published
8 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.
“Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim”, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë në zyrën e saj në Kuvend.
Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua Lumir Abdixhikun, udhëheqësin e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, por në takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Pas takimit pothuajse dyorësh, Kurti tha se “jemi të përcaktuar” që të shmangen zgjedhjet e reja, pasi sipas tij as votimet e reja nuk do të sillnin 80 vota, aq sa kërkohet për votimin e presidentit të ri.
Takimi u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e mori Haxhiu, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.
Kurti ka paralajmëruar takime edhe me Bedri Hamzën, kryetarin e subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës.
Por, sipas një komunikate të cituar nga mediat lokale në Kosovë, Hamza i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim, duke i kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që për këtë temë të diskutohet në organet e partisë dhe më pas të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për EkonomiaOnline se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të re për takim. Ajo tha se subjekti i saj politik nuk do të propozojë emra për president pa një marrëveshje politike, duke theksuar se përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit mbetet te Kurti, partia e të cilit ka shumicën në Kuvend.
LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.
Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.
Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë. /REL/
Lajmet
UBT formëson të ardhmen e industrisë kreative përmes programit inovativ – Arti dhe Mediat Digjitale
Published
9 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Në një treg global ku kufijtë mes krijimtarisë vizuale tradicionale dhe teknologjisë po zbehen, programi Bachelor – Arti dhe Mediat Digjital në UBT po shndërrohet në një epiqendër për zhvillimin e talentit dhe inovacionit vizual.
Ky drejtim është projektuar si një përgjigje strategjike ndaj nevojave të industrisë kreative, e cila përfaqëson një nga sektorët me rritjen më të shpejtë ekonomike, duke synuar përgatitjen e kuadrove që jo vetëm zotërojnë mjetet e epokës digjitale, por edhe visionin artistik për të lënë gjurmë në shoqëri.
Në kontekstin e Kosovës, ku potenciali i jashtëzakonshëm i rinisë kërkon hapësira të specializuara për t’u profilizuar, ky program ofron një platformë ndërdisiplinore që lidh dizajnin grafik, animacionin, videoproduksionin dhe kuratorinë digjitale në një cikël të vetëm studimi.
Përmes një kurrikule të pasur, studentët nisin udhëtimin e tyre me bazat e vizatimit, pikturës dhe skulpturës, për t’u avancuar më tej në fusha komplekse si modelimi 3D, fotografia profesionale, efektet vizuale (VFX) dhe arti i performancës.
Ky formim i gjithanshëm u mundëson të rinjve të mos jenë thjesht ekzekutues teknikë, por artistë të pavarur me mendim kritik që kuptojnë thellësisht marrëdhënien midis artit dhe platformave emergjente të komunikimit.
UBT synon që përmes këtij programi të rritet jo vetëm shkalla e të punësuarve, por edhe cilësin e shprehjes vizuale në vend, duke krijuar profesionistë që operojnë me përgjegjësi sociale dhe ndjeshmëri të lartë kulturore.
Përtej shkathtësive praktike, programi nxit një qasje kërkimore ndaj sfidave të shoqërisë moderne, duke i inkurajuar krijuesit e rinj të transformojnë mjedisin ku jetojnë përmes inovacionit dhe kreativitetit.
Objektivi kryesor mbetet edukimi i një gjenerate që është e gatshme të sfidojë normat ekzistuese dhe të ndërtojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe reflektuese.
Në fund të rrugëtimit të tyre akademik, të diplomuarit në Arti dhe Mediat Digjitale dalin si liderë të gatshëm për të eksploruar dhe riformësuar peizazhin mediatik dhe kulturor, duke dëshmuar se UBT mbetet udhërrëfyesi kryesor për karrierat e suksesshme në artin e shekullit të 21-të.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Lajmet
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
Published
10 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gjatë qëndrimit të tij në Hungari për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh i bindur se SHBA-ja do të marrë një përgjigje nga Teherani përpara skadimit të afatit të fundit.
Sipas tij, objektivat ushtarake amerikane në këtë luftë janë arritur në masë të madhe dhe tashmë topi është në fushën e Iranit.
Uashingtoni kërkon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo ku kalon rreth 20% e naftës botërore.
Bllokada e tanishme ka paralizuar trafikun detar dhe ka shkaktuar rritje të paprecedentë të çmimeve të karburanteve në mbarë botën, prandaj administrata Trump po këmbëngul që lundrimi i lirë të rikthehet pa vonesa të mëtejshme.
Lajmet
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Published
10 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).
Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.
Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).
Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.
Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.
Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.
Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit
Trump paralajmëron masa ekstreme nëse Irani nuk pranon marrëveshjen
UBT formëson të ardhmen e industrisë kreative përmes programit inovativ – Arti dhe Mediat Digjitale
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Irani sfidon Trumpin: Nuk ka tërheqje para kërcënimeve
Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Bayern Munich arrin kuotën e 100 golave, thyen çdo rekord në Evropë
Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
