Published
5 years agoon
By
Betim GashiNga Walter Russell Mead
“The Wall Street Journal”
Protestat e fundjavës së shkuar në mbarë Kubën, përbëjnë testin më të fortë për vendin komunist që nga shembja e Bashkimit Sovjetik. Por sistemi i themeluar nga Fidel Castro është i qëndrueshëm,dhe ata në krye ndodhen ende në pozita të konsoliduara.
Pasi habisë fillestare, autoritetet reaguan shpejt dhe me forcë, duke ndërprerë shërbimin e internetit, dhe duke kombinuar forcat e policisë me grupet e dhunshme të mbështetësve të regjimit për t’i shtypur sa më shpejt protestat e shumë-përhapura.
Shumë analistë prisnin që regjimi të shpërbëhej që në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la ishullin të izoluar politikisht, dhe kur u ndërprenë subvencionet që e kishin mbajtur në këmbë ekonominë kubane gjatë Luftës së Ftohtë.
Mungesa e përhapur e ushqimeve dhe energjisë elektrike, sollën atë që vetë Castro e quajti “periudha e veçantë”, por një përzierje e shtypjes së pamëshirshme dhe oportunizmit të zgjuar e mbajti në pushtet Partinë Komuniste.
Castro gjeti burime të reja të të ardhurave për të zëvendësuar ndihmat që merrte dikur ngaBashkimi Sovjetik. Turizmi solli valutë të huaj nga evropianët dhe kanadezët që kërkonindiell dhe seks. Venezuela e Hugo Chávez i siguroi energji në këmbim të ndihmës politike dhe ushtarake kubane.
Havana e dha me qira jashtë shtetit personelin e saj mjekësor, dhe Castro shfrytëzoi në mënyrë cinike lidhjet familjare midis kubano-amerikanëve dhe të afërmve të tyre në ishull. Lejimi i këtyre të fundit për të vizituar ishullin dhe për të dërguar para tek anëtarët e familjes së tyre të përvuajtur,solli në ishull dollarët e nevojshëm.
Qeveria komuniste ngriti një rrjet dyqanesh që përdornin vetëm dollarë,të cilët shisnin mallra e pakta me çmime të larta për t’i mbajtur për vete të ardhurat. Castro ika parë gjithmonë me dyshim forcat e tregut, dhe pavarësisht këshillave nga Pekini, zgjodhi të mos ndiqte modelin kinez apo atë vietnamez.
Megjithatë kur kohët ishin veçanërisht të vështira, ai zbatoi disa reforma të kufizuara të ekonomisë së tregut, duke i anuluar kur u përmirësuan kushtet. Po ashtu për të forcuar regjimin, ai manipuloi rrjedhën e burimeve.
Havana do të lejonte një sektor të pavarur të biznesit në ishull, ndërsa investitorët e huaj u monitoruan me kujdes. Asnjë investitor i vetëm, korporatë apo individ, nuk u lejua të grumbullojë asete të mjaftueshme për të paraqitur ndonjë lloj kërcënimi politik për strukturën e pushtetit.
Raúl Castro, që ishte për shumë kohë në krye të forcave të armatosura, siguroi që oficerët besnikë të ishin përfituesit kryesorë të industrisë së turizmit në rritje, dhe që ushtria, shteti ose Partia Komuniste të ishin partneri i privilegjuar në ndërmarrjet e përbashkëta me investitorët e huaj.
Ky sistem nuk e bëri ishullin të begatë, por mbajti në krye të pushtetit vëllezërit Castro. E mbështetur nga ushtria, Partia Komuniste, që ka një rrjet mbarëkombëtar mbikëqyrësish dhe zbatuesish të masave, e mbron regjimin në çdo moment.
Ky i fundit siguron që mbështetësit e tij të kenë prioritet në raport me çfarëdolloj burimesh të disponueshme. Askush nuk duhet të mendojë se qeveria kubane dëshiron një marrëdhënie normale tregtare me SHBA-në.
Embargoja amerikane, e cila lejon tregtinë e ushqimeve dhe furnizimeve mjekësore, është njëkohësisht një justifikim i përshtatshëm dhe një mjet i rëndësishëm politik për Havanën.
Ajo është një justifikim i mirë për 60 vitet e dështimeve ekonomike (edhe pse shembulli i Venezuelës aty pranë, tregon se socializmi mund të prodhojë varfëri dhe mjerim masiv edhe pa një embargo nga ana e SHBA-së).
Po ashtu, ajo parandalon makthin më të madh të besnikëve të regjimit:një valë investimesh të mëdha kubano-amerikane që rigjenerojnë ekonominë kubane, duke i dhënë fund monopolit të burimeve që mban qeveria komuniste në pushtet.
Pyetja për Havanën, është nëse ky sistem plot me të meta mund të dërgojë ende të mira materiale tek mbështetësit e saj më të fortë, nga të cilat varen trashëgimtarët e Castros. A janë të gatshëm gangsterët që formojnë shtyllën kurrizore të pushtetit komunist, që ta shtypinopozitën për aq kohë sa duhet?
Deri më tani, ata i janë përgjigjur thirrjes së presidentit Miguel Diaz-Canel:“Të gjithë revolucionarët e vendit, të gjithë komunistët, të dalin në rrugë!”. Po sa do të durojnë ata në këto kushte? Sa e lumtur është ushtria kubane, pa të ardhurat nga turizmi? Dhenë rastin me ekstrem:A është ajo aq besnike sa të qëllojë protestuesit në rrugë?
Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve do të përcaktojnë tani për tani rrjedhën e ngjarjeve në Kubë. Por në planin afatgjatë, pyetja është nëse “paraziti” mund të gjejë “bartës” të rinj:A do tëmundet qeveria kubane të përdorë armiqësinë kineze dhe ruse ndaj SHBA-së, për të siguruar një fluks të ri të ardhurash afatgjata?
Ndërsa Diaz-Canel fajëson Amerikën për trazirat aktuale, administrata Biden nuk do tamirëpriste paqëndrueshmërinë në ishull. Në vitin 1980 Castro reagoi ndaj trazirave duke lejuar rreth 125.000 kubanë të largoheshin drejt SHBA-së, duke i krijuar jo pak probleme presidentit të atëhershëm amerikan Jimmy Carter.
E ndikuar pa asnjë dyshim nga ndjenjat antikomuniste të Kryetarit të Marrëdhënieve të Jashtme në Senatin Amerikan Bob Menendez, si dhe nga pushteti i Floridës në Kolegjin Zgjedhor, administrata Biden ka lënë në fuqi sanksionet e vendosura gjatë epokës Trump mbi Kubën.
Megjithatë në qoftë se ngjarjet në ishull nuk do të dalin me shpejtësi jashtë kontrollit, Uashingtoni ka më shumë të ngjarë të frenohet dhe të pranojë status quo-në aktuale kubane,sesa të ushtrojë një presion të fortë për ndryshime politike.
Lajmet
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 1 gusht 1993-1998?
Published
12 hours agoon
August 1, 2026By
UBT News
Lajmet
Profesionet me rritjen më të shpejtë në botë janë pjesë e ofertës akademike të UBT-së
Published
1 day agoon
July 31, 2026By
UBTNews
Në një kohë kur teknologjia po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si funksionojnë ekonomitë, bizneset dhe institucionet publike, një pyetje bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për të rinjtë: cilat profesione do të jenë më të kërkuarat në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme?
Përgjigjja vjen nga Future of Jobs Report 2025, raporti i World Economic Forum, i cili analizon transformimin e tregut global të punës përmes të dhënave të mbledhura nga mijëra punëdhënës në mbarë botën. Sipas raportit, deri në vitin 2030 do të krijohen rreth 170 milionë vende të reja pune, ndërsa miliona role tradicionale do të transformohen ose do të zëvendësohen si rezultat i inteligjencës artificiale, automatizimit, tranzicionit të gjelbër dhe transformimit digjital.

Në krye të listës së profesioneve me rritjen më të shpejtë renditen Big Data Specialists, FinTech Engineers, Artificial Intelligence and Machine Learning Specialists, Software and Applications Developers, Security Management Specialists, Information Security Analysts, Data Scientists, UI/UX Designers, Internet of Things Specialists, Environmental Engineers, Renewable Energy Engineers, si dhe specialistët e automjeteve autonome dhe elektrike.
Në këtë kontekst, një analizë e ofertës akademike të UBT-së tregon një përputhje të qartë me prioritetet që identifikon World Economic Forum. Institucioni ka ndërtuar një ekosistem të arsimit të lartë që i përgjigjet transformimit të tregut të punës, duke ofruar programe studimi në fusha që lidhen drejtpërdrejt me profesionet me rritjen më të shpejtë në nivel global.
Në fushën e teknologjisë, UBT ofron programe si Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sisteme të Informacionit, Inxhinieri e Mekatronikës, si dhe specializime në Inteligjencë Artificiale, Data Science, Cyber Security, Cloud Computing, Machine Learning, Internet of Things (IoT) dhe Robotikë, duke përgatitur profesionistë për rolet që raporti i World Economic Forum i rendit ndër më të kërkuarat në botë.
Një nga profesionet me rritjen më të shpejtë sipas raportit është FinTech Engineer, një profil që po transformon sektorin financiar përmes teknologjisë. Duke e parë këtë zhvillim, UBT ka zhvilluar programin FinTech, i cili kombinon financën, teknologjinë, analizën e të dhënave dhe inovacionin digjital, duke përgatitur specialistë për industrinë financiare të së ardhmes.
Transformimi global nuk kufizohet vetëm në sektorin e teknologjisë. Raporti evidenton se tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër po krijon një kërkesë të jashtëzakonshme për Environmental Engineers, Renewable Energy Engineers dhe specialistë të sistemeve energjetike. Për këtë arsye, programet e Inxhinierisë së Mjedisit, Inxhinierisë së Energjisë dhe Inxhinierisë Mekanike në UBT marrin një rëndësi strategjike, duke përgatitur profesionistë që do të kontribuojnë në zhvillimin e energjisë së pastër, teknologjive të qëndrueshme, efikasitetit energjetik dhe infrastrukturës moderne.
Në të njëjtën kohë, zhvillimi i industrisë automobilistike drejt automjeteve elektrike dhe autonome po krijon mundësi të reja për inxhinierët mekanikë dhe ekspertët e sistemeve inteligjente, fusha në të cilat UBT ka investuar në laboratorë modernë dhe mjedise praktike të të nxënit.
Raporti i World Economic Forum evidenton gjithashtu rritjen e vazhdueshme të kërkesës për profesionet që lidhen me sigurinë. Përveç Information Security Analysts, të cilët mbrojnë infrastrukturat digjitale nga sulmet kibernetike, raporti rendit edhe Security Management Specialists, si rezultat i sfidave të reja gjeopolitike dhe rritjes së nevojës për menaxhimin e rreziqeve. Në këtë drejtim, UBT ofron programe në Studime të Sigurisë, krahas programeve në Cyber Security, duke kombinuar sigurinë fizike, sigurinë kombëtare dhe atë digjitale në një qasje multidisiplinare.
Ndërkohë, transformimi i industrisë ushqimore dhe rritja e fokusit global në sigurinë ushqimore, teknologjitë e prodhimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm kanë rritur rëndësinë e profesionistëve të Shkencave të Ushqimit. Përmes këtij programi, UBT përgatit ekspertë që kontribuojnë në kontrollin e cilësisë, nutricionin, inovacionin ushqimor, teknologjinë e përpunimit dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.
Përtej programeve akademike, UBT ka ndërtuar zhvillimin mbi një ekosistem të plotë inovacioni. Institucioni ofron mbi 50 programe studimi, mbi 150 fusha specializimi, më shumë se 200 laboratorë modernë, bibliotekën më të madhe akademike në Kosovë. UBT Smart City, është kthyer në rol model dhe ka tërhequr interesin e institucioneve dhe studiuesve ndërkombëtarë për t’u analizuar si praktikë e zhvillimit universitar, ndërsa së fundmi USA Today e ka përshkruar UBT-në si “Silicon Valley of the Balkans”, duke theksuar rolin në ndërtimin e një ekosistemi të avancuar të teknologjisë, laboratorëve, parqeve teknologjike dhe inovacionit që përgatit profesionistë për tregun global.
Përmes laboratorëve të specializuar dhe qendrave kërkimore, studentët angazhohen në projekte që lidhen me Artificial Intelligence, Big Data, Cyber Security, Internet of Things, Cloud Computing, Virtual Reality, Extended Reality, Smart Cities, 5G, automatizimin industrial dhe transformimin digjital. Kjo qasje i afron ata me teknologjitë që sot po udhëheqin ekonominë globale dhe që sipas World Economic Forum do të përcaktojnë profesionet e dekadës së ardhshme.
Raporti vlerëson se deri në vitin 2030, rreth 39% e aftësive aktuale të fuqisë punëtore do të transformohen, ndërsa punëdhënësit do të kërkojnë gjithnjë e më shumë profesionistë me kompetenca në analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale, zhvillimin e softuerit, sigurinë, inxhinierinë, energjinë, qëndrueshmërinë, kreativitetin dhe komunikimin.
Nëse dekada e kaluar u karakterizua nga revolucioni i internetit, dekada që po jetojmë po karakterizohet nga inteligjenca artificiale, ekonomia e të dhënave, tranzicioni i gjelbër dhe transformimi digjital. Treguesit globalë dëshmojnë se profesionet me rritjen më të shpejtë janë pikërisht ato që ndërthurin teknologjinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Përmes programeve në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sisteme të Informacionit, FinTech, Studime të Sigurisë, Inxhinieri të Mjedisit, Inxhinieri të Energjisë, Inxhinieri Mekanike, Shkenca të Ushqimit, Media dhe Komunikim, si dhe dhjetëra programeve të tjera të orientuara drejt inovacionit, UBT po kontribuon në përgatitjen e profesionistëve që do të jenë pjesë e transformimit të ekonomisë globale dhe e tregut të punës të së ardhmes.
Lajmet
34 të vdekur dhe mijëra migrantë në Ceutë, Spanja forcon masat në kufi
Published
1 day agoon
July 31, 2026By
UBT News
Të paktën 34 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin nga Maroku drejt qytetit autonom spanjoll të Ceutës, në Afrikën e Veriut. Ndërkohë, rreth 60 mijë migrantë raportohet se kanë hyrë në territorin e Ceutës brenda 24 orëve të fundit, duke krijuar një situatë të jashtëzakonshme në kufirin mes Marokut dhe Spanjës.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka deklaruar se qeveria do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të garantuar sigurinë në Ceutë, pas tensioneve të fundit të shkaktuara nga fluksi i madh i migrantëve.
“Qeveria spanjolle qëndron me qytetin e Ceutës. Ne e kuptojmë shqetësimin dhe pasigurinë që qytetarët po përjetojnë në orët e fundit,” u shpreh Sánchez.
Ai theksoi se shteti do të angazhojë të gjitha burimet e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe për të ruajtur rendin dhe bashkëjetesën në këtë territor spanjoll në bregdetin e Afrikës së Veriut.
“Qeveria do të përdorë çdo burim të shtetit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Ceutës,” shtoi ai, duke nënvizuar se asnjë qeveri e mëparshme nuk ka investuar aq shumë burime në këtë territor sa administrata aktuale.
Sánchez njoftoi gjithashtu se autoritetet do të vendosin barriera lundruese në zonën e molit si masë e përkohshme, ndërsa po shqyrtohen edhe ndryshime ligjore për menaxhimin e situatës.
Ceuta, e vendosur në bregun verior të Afrikës dhe e rrethuar nga territori maroken, mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve drejt Bashkimit Evropian. Fluksi i ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm tensionet në këtë zonë kufitare, duke shtuar presionin mbi autoritetet spanjolle./A.K/
Lajmet
Dua Lipa promovon Prishtinën në Google Street View: “Vendlindja ime tani mund të eksplorohet virtualisht”
Published
1 day agoon
July 31, 2026By
UBT News
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilës promovon Prishtinën dhe njofton se kryeqyteti i Kosovës tashmë mund të eksplorohet edhe përmes shërbimit Google Maps Street View.
Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View.”
Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe i fton ndjekësit ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.
“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View,” thotë ajo.
Artistja prezanton disa prej vendeve të saj të preferuara në kryeqytet, duke nisur me një librari që, sipas saj, e viziton sa herë kthehet në Prishtinë, ku gjithmonë gjen një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.
Ajo ndalet gjithashtu në disa restorante dhe bare, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë kulturën shqiptare, energjinë dhe atmosferën unike të Prishtinës.
Në fund të videos, Dua Lipa i kushton rëndësi edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet dhe një ngjarje që mishëron frymën e qytetit, duke mbledhur çdo vit mijëra vizitorë dhe artistë nga e gjithë bota.
Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke promovuar njëkohësisht Prishtinën, kulturën e saj dhe mundësinë që tashmë qyteti të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View./A.K/
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 1 gusht 1993-1998?
Profesionet me rritjen më të shpejtë në botë janë pjesë e ofertës akademike të UBT-së
34 të vdekur dhe mijëra migrantë në Ceutë, Spanja forcon masat në kufi
Dua Lipa promovon Prishtinën në Google Street View: “Vendlindja ime tani mund të eksplorohet virtualisht”
Një person me pesë identitete, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – del të jetë shtetas i Shqipërisë, i dënuar për vrasje
Këshilltari i lartë i Gianni Infantinos jep dorëheqje mes polemikave për planin e FIFA-s
Sunny Hill Festival nis sot në Prishtinë, Katy Perry ylli kryesor i mbrëmjes së parë
32 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin “Toka 2”, konfiskohen 45 ngastra kadastrale
Fillon procesi “Reçaku”, lexohet aktakuza me të akuzuarit në mungesë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoYll Limani falënderon fansat pas dy netëve koncert në Tiranë
-
Sport1 day agoKëshilltari i lartë i Gianni Infantinos jep dorëheqje mes polemikave për planin e FIFA-s
-
Lajmet1 week agoSHBA vendos tarifa ndaj 60 vendeve për punën e detyruar
-
Lajmet2 days agoHamasi pranon marrëveshje për çarmatim, Trump e cilëson hap historik drejt paqes në Gaza

