Teknologji

Si parashikohen avionët e ardhshëm?

Aeroplanët më kurioz është ndoshta ai i “Flying V”.

Published

on

Avionë më efikasë dhe më pak ndotës me pasagjerë të vendosur në trup që menaxhojnë më mirë karburantin, janë disa nga idetë e avionëve të gjeneratave të ardhshme, shkruan focus.it.

Por ka edhe ide, disa në një fazë të avancuar zhvillimi, të cilat propozojnë ndryshime pak a shumë të thella të kësaj skeme klasike, me synimin për të përfituar avantazhe aerodinamike, konsum më të ulët të karburantit dhe diapazon më të lartë.

Aeroplanët më kurioz është ndoshta ai i “Flying V” i cili lindi nga një ide e gati dhjetë viteve më parë e formuluar nga Justus Benad, në atë kohë student i Universitetit Teknik të Berlinit.

Benadi kishte konceptuar një avion pa trup, me krahë të mëdhenj, shumë të theksuar në formë V, në të cilat do të futeshin pasagjerët. Koncepti tregoi menjëherë potencial interesant dhe u zhvillua në një prototip nga Universiteti holandez i Delft.

“Flying V”, u lind për të krijuar një avion të ngjashëm në kapacitet me Airbus A350, me 314 pasagjerë dhe gjerësinë e krahut prej 65 metrash”, shpjegon krijuesi i tij.

Fluturimet e para testuese të vitit 2014 rezultuan shumë premtuese, deri në atë pikë sa Fakulteti i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore i Universitetit të Delft vendosi të nisë një projekt për zhvillimin e fluturimit V,  besuar Roelof Vos, profesor i motorëve dhe performancës së fluturimit.

Lindi një version i rishikuar që besohet se redukton konsumin e karburantit me 20% në krahasim me një avion tradicional. Në tetor 2020, një model me shkallë, 3 m i gjatë dhe 22,5 kg i rëndë, përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë.

Dizajnerët parashikojnë dy versione, një me karburant tradicional dhe një me hidrogjen, të cilat do të kishin një gamë 35% më të ulët, por do të kishin totalisht zero emisione.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NASA dhe Boeing po punojnë për një tjetër projekt avioni pasagjerësh, i përcaktuar si një krah rrjetë transonik. Në pamje, avioni është i ngjashëm me një Boeing 737 klasik, por krahu i tij i gjerë është shumë më i ngushtë se një avion tradicional dhe mbështetet nga dy kllapa të ngjitura në pjesën e poshtme të trupit. 

Continue Reading

Teknologji

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet

Published

on

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet.

Google Inc u themelua më 4 shtator në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.

Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, do të thotë ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.

Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.

Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing miksit duke u bërë kështu konkurente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.

Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 milliardë dollarë amerikan.

Continue Reading

Teknologji

Shërbimet e Google-it jashtë funksionit në një pjesë të Evropës, përfshirë Kosovën

Published

on

Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë.

Continue Reading

Teknologji

Më në fund! Instagram do të lansojë një aplikacion për iPad

Published

on

Instagram ka lansuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit.

Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha.

Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.

“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike.

Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar p.sh. leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri.

Continue Reading

Teknologji

Këto vende kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit

Published

on

Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë listën për shpejtësinë e internetit, ndërsa për internetin fiks i prin Singapori.

Këto të dhëna dalin nga Indeksi Global i Speedtest, i cili përfshin renditjen e shpejtësisë së internetit për disa nga vendet në botë.

Sipas raportit, Emiratet e Bashkuara udhëheqin listën për internetin mobil me 584.97 Mbps, ndjekur nga Katari me 507.47 Mbps dhe Kuvajti me 413.57 Mbps. Për internetin fiks, Singapori kryeson me 386.96 Mbps, pastaj Kili me 332.41 Mbps, Hong Kongu me 324.97 Mbps.

Indeksi përfshin edhe të dhënat për internetin mobil më të shpejtë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë internet mobil me shpejtësi 161.53 Mbps, ndërsa Serbia prin për internetin fiks në rajon me 92.21 Mbps.

Bosnja e Hercegovina ka internetin më të ngadaltë, me 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps për internetin fiks. Sa i përket Kosovës, thuhet se interneti mobil ka shpejtësi 97.43 Mbps (renditet në vendin e 45-të), ndërsa interneti fiks 82.24 Mbps (renditet në vendin e 82-të).

Shqipëria ka internet mobil me shpejtësi 104.11 Mbps (renditet në vendin e 41-të) dhe internet fiks 84.64 Mbps (renditet në vendin e 76-të).

Continue Reading

Të kërkuara