Shëndeti

Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës?

Published

on

Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit.

Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive.

Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.

Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës.

Gjetjet e studimit zbuluan se një vakt i pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit.

Kjo do të thotë se njeriu kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës por edhe në vazhdim.

Shpërblimi vjen në formën e ushqyerjes së shëndetshme dhe si pasojë një peshe më të mirë trupore në një periudhë më të gjatë kohore.

Nga ana tjetër, njerëzit që nuk janë të rregullt në vaktet e tyre, kanë nivele më të ulëta të dopaminës në tru.

Kjo nënkupton se gjasat që ata ta teprojnë me ushqimin gjatë ditës janë më të larta.

Më poshtë do të gjeni një listë të AgroWeb.org me produktet më të pasura me proteinë.

Kosi

Nëse doni që t’i shtoni më shumë proteinë dietës suaj, duhet të konsumoni më shumë kos.

Për një racion kos, mund të merrni 12 deri në 20 gram proteina.

Veza e Zier

Veza e zier është shumë e pasur me proteinë por edhe me vitaminë D dhe B12.

Një kokërr vezë ofron rreth 77 kalori.

Tërshërë

Thjesht hidhini ujë të ngrohtë, përzijeni dhe ja ku keni një pjatë të ngrohtë me proteina që shkon nga 150 në 200 kalori për racion.

Fasule

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fasulet së bashku me bizelet dhe bishtajore të tjera janë burimi më i mirë i proteinës.

Për më tepër ato kanë një  nivel të lartë fibre dhe të ulët yndyrnash.

Bajamet

Bajamet kanë nivel të mirë proteine dhe mendohet se ulin dhe sëmundjet kardiovaskolare. Në vetëm ditë ju do të mund të merrni dozën e duhur të proteinës së shëndetshme.

Qiqra të pjekura

Një grusht me qiqra të pjekura kanë rreth 120 kalori dhe rreth 5 gram proteinë dhe fibra.

Qiqrat hyjnë tek familja e bishtajoreve dhe njihen për nivelin proteinik dhe ushqyes.

Gjiza

Gjiza ka 3 gram më shumë proteinë se kosi dhe është vetëm 110 kalori, plus 125 miligramë kalcium.

Ky mineral është shumë i domosdoshëm për kockat tona./AgroWeb.org

Shëndeti

Studimi: Bakteret e zorrëve mund të lidhen me pagjumësi

Published

on

Një studim i publikuar në “General Psychiatry” sugjeron se disa baktere të pranishme në zorrë mund të kontribuojnë në shfaqjen e pagjumësisë.

Rreth 10% e të rriturve vuajnë nga kjo gjendje, ndërsa 20% të tjerë përjetojnë simptoma të herëpashershme si vështirësi për të fjetur, gjumë me cilësi të dobët, irritim dhe lodhje gjatë ditës.

Sipas Euroneës Health, hulumtimi i bazuar në të dhëna gjenetike nga afro 387,000 pacientë me pagjumësi dhe analizën e mikrobiomës së zorrëve të rreth 27,000 personave, zbuloi një lidhje dypalëshe: disa lloje bakteresh rrisin rrezikun e pagjumësisë, ndërsa vetë pagjumësia ndikon në rritjen e këtyre baktereve.

Katërmbëdhjetë grupe bakteresh e rritën rrezikun me 1–4%, ndërsa tetë grupe të tjera e ulën me 1–3%.

Personat me pagjumësi kishin nivele dukshëm më të ulëta të shtatë grupeve bakteresh dhe më të larta të 12 grupeve të tjera.

Mikrobioma e zorrëve – e përbërë nga baktere, kërpudha e viruse, luan rol në tretjen e ushqimit, rregullimin e imunitetit dhe neutralizimin e mikrobeve të dëmshme. Mekanizmi i saktë nuk është ende i qartë, por një teori sugjeron se pagjumësia ndikon në nivelet e serotoninës dhe dopaminës, neurotransmetues të lidhur me ciklin e gjumit, të cilët ndikojnë në funksionimin e zorrëve.

Faktorë tjerë mund të përfshijnë inflamacionin dhe rregullimin e imunitetit. Shumica e pjesëmarrësve ishin me origjinë europiane – studiuesit besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja kundër pagjumësisë, përmes probiotikëve, prebiotikëve ose transplanteve fekale.

Continue Reading

Shëndeti

E dini kur është koha ideale për të pirë kafe?

Published

on

Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë. Ajo përmban një stimulues shumë të njohur të quajtur kafeinë. Shumë njerëz pinë një filxhan kafeje sapo zgjohen, ndërsa të tjerë besojnë se është më mirë të presësh disa orë dhe më pas ta konsumosh.

Ky artikull shpjegon se kur është koha më e mirë për të pirë kafen që të përfitosh maksimumin prej saj e të minimizosh efektet anësore.

Shumë njerëz e pijnë kafenë pasi zgjohen, por disa ekspertë sugjerojnë që kjo mund të mos jetë koha më e mirë për ta konsumuar.

Kur zgjohemi, trupi prodhon në mënyrë natyrale një hormon të quajtur kortizol, i cili ndihmon në rritjen e vigjilencës e rregullon funksione të rëndësishme si metabolizmi dhe presioni i gjakut. Nivelet e kortizolit janë më të larta zakonisht 30–45 minuta pas zgjimit e ulen gradualisht gjatë ditës.

Disa mendojnë se pirja e kafesë gjatë kësaj periudhe mund të jetë më pak efektive, pasi trupi është natyrshëm në gjendje zgjimi, është sugjeruar se koha më e mirë për të pirë kafe është në mesditë ose vonë në mëngjes, kur niveli i kortizolit është më i ulët.

Për shumicën e njerëzve që zgjohen rreth orës 6:30 të mëngjesit, kjo kohë është ndërmjet orës 9:30 dhe 11:30. Edhe pse kjo mund të ketë një bazë, nuk ka studime që tregojnë se vonesa e pirjes së kafesë e bën atë më efektive sesa nëse pihet menjëherë pas zgjimit.

Një tjetër arsye pse është sugjeruar të shtyhet pirja e kafesë është se kafeina rrit nivelet e kortizolit. Pirja e kafesë kur kortizoli është në kulmin e tij mund të çojë në rritje edhe më të lartë. Nivelet e larta të kortizolit për periudha të gjata dëmtojnë sistemin imunitar dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Pra, nuk ka ndonjë rrezik të madh nëse preferoni ta pini kafen menjëherë pas zgjimit në vend që të prisni disa orë. Por nëse jeni të gatshëm ta ndryshoni zakonin tuaj të mëngjesit, mund të vini re se shtyrja e pirjes së kafesë për disa orë mund t’ju japë më shumë energji.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti mendor, praktikat që ndihmojnë në luftën kundër ankthit dhe stresit

Published

on

Shëndeti mendor është një komponent i rëndësishëm i mirëqenies sonë dhe duhet trajtuar me po aq kujdes sa dhe shëndeti fizik.

Në një botë ku presionet e jetës dhe stresi janë të pranishëm, është thelbësore të merremi me menaxhimin e emocioneve dhe të ruajmë një balancë mendore.

Një nga mënyrat më efektive për të luftuar ankthin dhe stresin është meditimi, që ndihmon në qetësimin e mendjes e rritjen e vetëdijes për momentin aktual.

Mbajtja e lidhjeve të forta me miqtë dhe familjen është një mbështetje e paçmuar, pasi ofron një rrjet të sigurt emocional që ndihmon në përballimin e vështirësive. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e humorit dhe uljen e niveleve të ankthit.

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale kontribuojnë në funksionimin optimal të trurit, ndërsa ushtrimet ndihmojnë në çlirimin e endorfinave, që janë hormonet e lumturisë.

Përveç kësaj, një orar i rregullt gjumi është i domosdoshëm për rikuperimin e trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e një shëndeti të qëndrueshëm mendor.

Është e rëndësishme të dëgjoni trupin dhe mendjen; nëse ndiheni të lodhur ose të mbingarkuar, kërkoni mbështetje nga profesionistët e shëndetit mendor dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur keni nevojë.

Këto hapa të thjeshtë mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe të mbajnë shëndetin mendor në balancë.

Continue Reading

Aktualitet

UBT përgatit liderët e ardhshëm të fushës paramjekësore

Published

on

UBT ka hapur regjistrimet për programin Master në Shkenca Paramjekësore, i cili synon të përgatisë profesionistë të domosdoshëm për sektorin shëndetësor, të aftë për të kontribuar në diagnostikim, trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, duke vepruar në vijën e parë të kujdesit për jetën.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë multidisiplinare, të harmonizuar me modelet më të mira evropiane dhe amerikane, që ndërthur mësimin teorik me përgatitjen praktike. Studentët përfitojnë trajnim të avancuar në fushat e kujdesit emergjent, laboratorëve mjekësorë dhe diagnostikës klinike, duke përdorur pajisje bashkëkohore mjekësore dhe laboratorike.

Përgatitje gjithëpërfshirëse dhe praktike

Gjatë studimeve, studentët do të aftësohen në pesë kategori kyçe të fushës së paramedikëve:

  • Parandalimi i vdekjes së njerëzve
  • Rritja e cilësisë së jetës
  • Ndihma në rikuperimin nga sëmundjet apo dëmtimet
  • Menaxhimi i pranimeve dhe ri-pranimeve urgjente
  • Kujdesi për rastet kronike të ndjeshme (astma, diabeti, epilepsia etj.)

Programi përfshin gjithashtu përdorimin e tele-shëndetit dhe kujdesit tele-komunikues, duke u mundësuar studentëve të ofrojnë kujdes efikas dhe inovativ, sidomos për zonat e largëta apo për pacientët me nevoja të veçanta.

Misioni dhe vizioni

Misioni i Masterit në Shkenca Paramjekësore është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes:

  • Kurrikulave bashkëkohore, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare
  • Hulumtimit shkencor në bashkëpunim me partnerë vendas e ndërkombëtarë

Programi synon të ofrojë një mjedis mësimor mbështetës, ku studentët zhvillojnë aftësitë klinike, kërkimore dhe menaxheriale që kërkohen në tregun e punës.

Përfshirje aktive në kërkim dhe shërbim

Studentët dhe stafi i programit marrin pjesë në:

  • Projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Simpoziume dhe forume shkencore
  • Konsulencë dhe asistencë teknike për institucione shëndetësore publike e private
  • Hartimin e politikave shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë

Aftësitë e të diplomuarve

Pas përfundimit të programit, të diplomuarit do të jenë të aftë:

  • Të ofrojnë kujdes shëndetësor holistik në komunitetet urbane, rurale dhe industriale
  • Të marrin vendime komplekse në situata emergjente dhe të udhëheqin ekipe paramjekësore
  • Të zbatojnë standarde të larta ligjore, etike dhe profesionale në praktikë
  • Të përdorin metoda kërkimore për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
  • Të integrojnë njohuritë ndërdisiplinore në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore

Masteri në Shkenca ParamjekësoreUBT është më shumë sesa një diplomë – është një përgatitje për jetë, duke formuar profesionistë që jo vetëm reagojnë ndaj emergjencave, por punojnë për t’i parandaluar ato, duke i dhënë shoqërisë ekspertë të gatshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara