Teknologji

Si mund t’i ndalim pasojat e Teknologjisë?

Nga Mustafa Suleyman.

Published

on

Pjesë nga libri i Mustafa Suleyman “Vala e ardhshme”

Ian Turing dhe Gordon Moore nuk mund të kishin parashikuar kurrë, e lëre më të ndryshonin rritjen e mediave sociale, memeve, Wikipedia-s ose sulmeve kibernetike. Disa dekada pas shpikjes së tyre, arkitektët e bombës atomike mund të ndalonin një luftë bërthamore, aq sa Henry Ford mund të ndalonte një aksident automobilistik. Sfida e pashmangshme e teknologjisë është që krijuesit e saj e humbasin shpejt kontrollin mbi rrugën që shpikjet e tyre marrin, pasi t’i jenë prezantuar botës.

Teknologjia ekziston në një sistem kompleks, dinamik (bota reale), ku pasojat e rendit të dytë, të tretë dhe të n-të shpërfaqen në mënyrë të paparashikueshme. Ajo që në letër duket e përsosur mund të sillet ndryshe në natyrë, veçanërisht kur kopjohet dhe përshtatet më tej në rrjedhën e poshtme. Ajo që njerëzit në të vërtetë bëjnë me shpikjen tuaj, sado me qëllim të mirë të jetë ajo, nuk mund të garantohet kurrë. Thomas Edison shpiku gramafonin në mënyrë që njerëzit të mund të regjistronin mendimet e tyre për pasardhësit dhe për të ndihmuar të verbrit. Ai u tmerrua kur shumica e njerëzve donin të luanin muzikë. Alfred Nobel synonte që eksplozivët e tij të përdoreshin vetëm në miniera dhe ndërtime hekurudhash.

Gutenberg donte thjesht të fitonte para duke shtypur Bibla. Megjithatë, shtypshkronja e tij katalizoi Revolucionin Shkencor dhe Reformimin, dhe kështu u bë kërcënimi më i madh për Kishën Katolike, që nga themelimi i saj.

Prodhuesit e frigoriferëve nuk kishin për qëllim të krijonin një vrimë në shtresën e ozonit me klorofluorokarbonet (CFC), ashtu si krijuesit e motorëve me djegie të brendshme dhe motorët reaktivë nuk kishin menduar të shkrinin kapakët e akullit. Në fakt, entuziastët e hershëm të automobilave argumentuan fort mbi përfitimet mjedisore të tyre: motorët do të pastronin rrugët e maleve nga mbetjet e kuajve që përhapnin papastërti dhe sëmundje nëpër zonat urbane. Ata nuk kishin asnjë koncept të ngrohjes globale.

Të kuptuarit e teknologjisë, pjesërisht, ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar pasojat e saj të padëshiruara, për të parashikuar jo vetëm përhapjen pozitive, por edhe “efektet hakmarrëse”. Shkurt, çdo teknologji është në gjendje të shkojë keq, shpesh në mënyra që kundërshtojnë drejtpërdrejt qëllimin e saj origjinal. Mendoni për mënyrën sesi opioidet me recetë kanë krijuar varësi, ose se si përdorimi i tepërt i antibiotikëve i bën ata më pak efektivë, apo se si përhapja e satelitëve dhe mbeturinave të njohura si “mbetje hapësinore” rrezikon fluturimin në hapësirë.

Ndërsa teknologjia përhapet, më shumë njerëz mund ta përdorin atë, ta përshtasin, t’i japin formë si të duan, në zinxhirë shkakësie, përtej të kuptuarit të çdo individi. Ndërsa fuqia e mjeteve tona rritet në mënyrë eksponenciale dhe aksesi në to rritet me shpejtësi, po ashtu rriten edhe dëmet e mundshme, një labirint i shpalosur pasojash që askush nuk mund t’i parashikojë ose parandalojë plotësisht.

Një ditë dikush po shkruan ekuacione në dërrasë të zezë ose po stërmundohet me një prototip në garazh, punë në dukje të parëndësishme për botën e gjerë. Brenda pak dekadave, ajo ka prodhuar pyetje ekzistenciale për njerëzimin. Ndërsa kemi ndërtuar sisteme fuqie në rritje, ky aspekt i teknologjisë është ndjerë gjithnjë e më problematik për mua. Si të garantojmë që kjo valë e re teknologjish të bëjë më shumë mirë, sesa dëm?

Problemi i teknologjisë këtu është një problem kontrolli. Nëse ky aspekt nuk mund të eliminohet, ai mund të kufizohet. Përmbajtja është aftësia gjithëpërfshirëse për të kontrolluar, kufizuar dhe, nëse është e nevojshme, për të “mbyllur” teknologjitë në çdo fazë të zhvillimit të tyre. Do të thotë, në disa rrethana, aftësia për të ndaluar një teknologji të përhapet në radhë të parë, duke kontrolluar valën e pasojave të padëshiruara (si të mira ashtu edhe të këqija).

Sa më e fuqishme të jetë një teknologji, aq më e rrënjosur është në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë. Kështu, problemet e teknologjisë kanë një tendencë për t’u përshkallëzuar paralelisht me aftësitë e saj, dhe kështu nevoja për kontroll bëhet më e mprehtë me kalimin e kohës.

Ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë pikat përfundimtare të punës sonë ose efektet e saj afatgjata, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga përgjegjësia. Vendimet që teknologët dhe shoqëritë marrin në burim mund të japin ende rezultate. Vetëm për shkak se pasojat janë të vështira për t’u parashikuar, nuk do të thotë që ne nuk duhet të përpiqemi./Në shqip nga bota.al

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund ta riorganizoni profilin sipas dëshirës

Published

on

Instagram ka prezantuar zyrtarisht funksionin e ri që u mundëson përdoruesve të riorganizojnë postimet në profilin e tyre, pa marrë parasysh se kur janë publikuar.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë renditjen e fotografive dhe videove në rrjetën e profilit, duke krijuar estetikën dhe paraqitjen që dëshirojnë.

Funksioni ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa tani është i disponueshëm globalisht. Për ta përdorur, mjafton të mbani të shtypur një postim në profil dhe të zgjidhni opsionin “Riorganizo rrjetin”, ku më pas mund të lëvizni postimet sipas preferencës.

Meta ka bërë të ditur se kjo ka qenë një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e Instagramit, duke shtuar se është punuar gjatë për ta sjellë funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, postimet e fiksuara (pinned posts) do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të profilit dhe nuk do të shfaqen në opsionin për riorganizimin e rrjetës.

/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike

Published

on

By

OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.

Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.

Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.

AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.

Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara