Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta ndiejmë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm.
Mungesa e magnezit lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten. Mungesa e këtij minerali mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar.
Çka është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin?
Minerali i katërt më i pranishëm në trup dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave. Ai është jetik për funksionimin e muskujve, sistemit nervor dhe shëndetin e kockave.
▪ Rregullimin e sheqerit në gjak
▪ Mbajtjen e tensionit normal të gjakut
▪ Përforcimin e sistemit imunitar
▪ Prodhimin e energjisë
▪ Cilësinë e gjumit
▪ Relaksimin e muskujve dhe të nervave
Pse trupi humb më shumë magnez gjatë verës?
Magnezi humbet përmes urinës, stresit, aktivitetit fizik dhe përmes djersitjes – ndaj gjatë verës kjo humbje bëhet intensive. Nëse jeni aktiv, vallëzoni, konsumoni alkool apo ekspozoheni gjatë në diell, rrezikoni të zbrazni rezervat e magnezit më shpejt se zakonisht.
Simptomat më të zakonshme të mungesës përfshijnë:
▪ Ngërçe muskulore
▪ Lodhje e pazakontë
▪ Dhimbje koke
▪ Tension i shtuar
▪ Vështirësi në gjumë
Ushqimet më të pasura me magnez janë:
▪ Avokado
▪ Çokollata e zezë
▪ Hurmat
▪ Frutat e thata (bajamet, arrat braziliane dhe indiane)
▪ Peshku salmon
▪ Perimet me gjethe jeshile
▪ Kinoa
▪ Spelt (një lloj gruri i lashtë)
A është e nevojshme të merrni suplemente?
Djersitja nuk është arsye e mjaftueshme për të filluar me suplemente të magnezit. Magnezi merret edhe përmes lëkurës, në mënyrë natyrale.
Transdermalj është një mënyrë efikase për rritjen e nivelit të magnezit, duke përdorur:
▪ Sprej me vaj magnezi, i cili aplikohet gjatë ose pas masazheve për të qetësuar muskujt dhe përshpejtuar rikuperimin
▪ Banjo me kripë magnezi (kripë Epsom) që ndihmojnë në relaksim të thellë të trupit, reduktim të stresit dhe përmirësim të gjumit
Kur është koha më e mirë për ta përdorur magnezin si shtesë?
▪ Pas masazhit, për të rritur efektin kundër inflamacionit dhe për ta mbajtur muskulaturën të relaksuar më gjatë
▪ 30 minuta para gjumit, për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit
Në verë, më shumë se kurrë, dëgjoni sinjalet e trupit. Magnezi nuk është mineral, është aleati juaj për qetësi, energji dhe ekuilibër trupor.