Ekspertët shpjegojnë, se për të kuptuar se me çfarë lloj kërcënimesh kibernetike mund të përballen zgjedhjet, mjafton t’i klasifikosh ato në tri kategori.
Në nivelin 1, procesi është më i dukshëm, hakerimi. Atakuesit mund të hakerojnë direkt kompjuterat që përdoren për eventet e fushatës elektorale ose edhe zgjedhjet drejtpërdrejt. Në janar 2021, kur zhvillohej kongresi i partisë konservatore kristiandemokrate të Angela Merkelit pati për herë të parë një eksperiencë të tillë. Takimi zhvillohej online për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Hakerat sulmuan faqen përkatëse duke u përpjekur përmes trafikut në internet derisa ajo pësoi kolaps. Por vetëm pas një ore, partia arriti ta menaxhojë këtë ndërhyrje duke i bllokuar ata që kishin depërtuar në faqen e internetit. Kësisoj faqja u riaktivizua dhe vazhdoi funksionimi normal online.
Por kjo nuk është e gjitha. Sepse edhe masat më të mira për sigurinë kibernetike pak ndihmojnë për të shmangur nivelin e dytë të hakerimit të zgjedhjeve.
Problemi tek lehtësia e përhapjes së lajmeve të rreme
Niveli 2 konsiston në disinformim, dëmtim të informacionit, përhapje të qëllimshme të informacioneve të rreme për të irrituar opinionin publik ndaj kandidatëve dhe partive të caktuara. Në prill 2021, disa orë pasi partia ekologjiste Të Gjelbërit shpalli, se kë do të nxirrte në garën për postin e kancelarit, filluan të qarkullojnë fotografi online. Ato tregonin kandidaten Annalena Baerbock duke përqafuar kolegët në kulmin e pandemisë – pa maskë.
Por fotografitë ishin të rreme. Ato ishin fotografi të marra vite përpara se të fillonte pandemia. Më pas online u shfaqën deklarata të Baerbock duke sugjeruar që të ndalohet mbajtja e kafshëve për fëmijët në shtëpi. Por në fakt partia e konfirmoi zyrtarisht, që nuk do të ndalojë kafshët shtëpiake për fëmijë dhe se në rrjetet sociale po qarkullojnë njoftime të rreme. Këto shembuj ilustrojnë se sa e thjeshtë është sot të përhapësh për këdo disinformacione. Për këtë e gjitha që nevojitet është të njohësh bazat e përdorimit të photoshop-it dhe të llogarive në rrjetet sociale. Por megjithëse mund të hidhen poshtë të tilla “cheap fakes” me një kërkim në Google, ato megjithatë shkaktojnë dëm.
Kurse niveli 3 i hakerimit të zgjedhjeve është i sofistikuar. Fjala është për të ashtuquajturin sistemi “hybrid cyber operations”: Sulmet e hakerimit shoqërohen njëkohësisht edhe me fushata e disinformimit. Rëndom operacione të tilla zhvillohen në mënyrë simultane.
Kërcënimi i fushatave të ngjashme mbetet real, sipas kreut të shërbimit të brendshëm të inteligjencës në Gjermani, Thomas Haldenwang: “Ne vërejmë interesin e shteteve të caktuara, që duan të influencojnë zgjedhjet për Bundestagun.” Vëzhgues nga vendi fqinj i Gjermanisë, Holanda, – ku zgjedhjet u zhvilluan në fillim të këtij viti, thonë, se autoritetet gjermane kanë arsye për t’u shqetësuar.
Sulmet kibernetike vijnë në qindra forma dhe mënyra të ndryshme. Edhe nëqoftëse disinformacioni demaskohet, gjurmët e dyshimit mbeten. Me kalimin e kohës, këto dyshime bëhen brejtëse duke e gërryer ngadalë besimin në demokraci.DW
Antigravity, marka e re e dronëve e krijuar nga Insta360, ka paralajmëruar një dron të ri që do të lansohet në gusht.
Ky dron do të jetë i lehtë (nën 249 gramë), do të kapë video në 360 gradë me cilësi 8K dhe është projektuar për të gjithë përdoruesit, veçanërisht për krijuesit e përmbajtjes dhe entuziastët. Me këtë produkt, Insta360 synon të sjellë dominimin e saj në “kamerat 360” edhe në qiell.
Antigravity premton gjithashtu masa kundër përdorimit të gabuar të dronit, duke e bërë atë të përshtatshëm për konsumatorët e zakonshëm.
Sipas kreut të marketingut, droni nuk është vetëm një mjet, por një përvojë që nxit emocione dhe liri krijuese.
Detajet teknike nuk janë zbuluar ende, por do të prezantohen gjatë muajit gusht.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur nevoja për një rival të vërtetë të DJI-së është gjithnjë e më e dukshme në tregun global të dronëve.
Modeli bazë i iPhone 17 që del këtë vit pritet të përfshijë ngjyrën e gjelbër dhe vjollcë si opsione të reja ngjyrash.
Sipas mediave të huaja, një person nga industria ka qenë në gjendje të na tregojë se si mund të duket iPhone i ri.
Me këto ngjyra të reja, iPhone 17 do të vazhdojë trendin e modelit bazë që duket mahnitës.
Të gjitha raportet tregojnë se Apple do të pajisë çdo model këtë vit me ekrane 120 Hz, nëse mungesat në zinxhirin e furnizimit nuk ndikojnë shumë në prodhim, atëherë të gjitha modelet e iPhone 17 do të vijnë me 12 GB RAM gjithashtu.
Dhe me iPhone-in e palosshëm që ka të ngjarë të dalë vitin e ardhshëm, Apple do t’u japë shumë konkurrencë modeleve kryesore të Samsung, përfshirë Galaxy Z Fold 7 të sapo-lansuar.
Një investitor i hershëm i Bitcoin shiti 80 mijë BTC përmes Galaxy Digital, në atë që kompania e aseteve digjitale e përshkroi si një nga transaksionet më të mëdha nominale në historinë e kriptomonedhave, megjithëse detajet e datës dhe çmimit të ekzekutimit nuk u zbuluan.
Njoftimi i shitjes nga Galaxy Digital u shfaq për herë të parë në PR Newswire të premten vonë, i ndjekur nga një njoftim në blogun zyrtar të kompanisë.
Galaxy Digital konfirmuan vërtetësinë e njoftimit për shtyp, por nuk e zbuloi identitetin e klientit, duke thënë se “transaksioni ishte pjesë e strategjisë më të gjerë të planifikimit të pasurisë së investitorit”. Njoftimi erdhi në një ditë me paqëndrueshmëri të shtuar për Bitcoin, me çmimin që ra për pak kohë nën 115 mijë dollarë të premten, sipas Cointelegraph.
Të dhënat e Lookonchain tregojnë disa transaksione të mëdha nga Galaxy Digital gjatë ditës, duke arritur në total gati 30 mijë BTC, me shumicën e fondeve të dërguara direkt në bursa.
Këto transaksione ishin të lidhura me një investitor në Bitcoin i cili zhvendosi 80.009 BTC nga një portofol joaktiv në fillim të këtij muaji – monedha që më vonë u transferuan në Galaxy, sipas të dhënave të Lookonchain nga 16-17 korriku.
Jason Williams, një analist dhe autor i Bitcoin Hard Money, vuri në dukje se e gjithë shitja tashmë është “absorbuar plotësisht nga tregu”, duke sugjeruar se çmimet janë gati të rriten ndjeshëm.
“80.000 BTC, me vlerë mbi 9 miliardë dollarë, janë shitur në librat e porosive në tregun e hapur, dhe bitcoin mezi ka lëvizur,” shkroi Joe Consorti, kreu i rritjes në Theya, një kompani infrastrukture kujdestarie për Bitcoin.
Bitcoin është rritur këtë vit, duke arritur së fundmi një rekord të ri historik mbi 123.000 dollarë.
Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.
Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.
Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.
Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.
Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.
Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.