Lajmet

Si manifestohet mungesa e vitaminës D?

Ja se si mund të identifikoni mungesën e kësaj vitamine të rëndësishme.

Published

on

Një numër i madh njerëzish vuajnë nga mungesa e vitaminës D, veçanërisht në dimër, dhe ju mund të mos jeni në dijeni të këtij problemi. Ja se si mund të identifikoni mungesën e kësaj vitamine të rëndësishme.

Në dimër, shpesh është me re dhe nuk kalojmë aq shumë kohë jashtë sa në pjesë të tjera të vitit. Është për këtë arsye që shumë njerëzve shpesh u mungon vitamina D gjatë muajve të ftohtë – një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e trupit. Mungesa e vitaminës D është veçanërisht e zakonshme në popullatat evropiane dhe aziatike.

Sigurisht, mënyra më e lehtë për të stimuluar prodhimin e vitaminës D në trupin tonë është ekspozimi në diell – falë rrezeve UV-B, hormoni prodhohet në lëkurë. Mendohet se mjaftojnë vetëm 15-30 minuta në diell për të prodhuar një sasi të mjaftueshme. Megjithatë, për ata që nuk duan të ekspozohen në diell për shkak të temperaturave të ulëta apo efekteve të dëmshme të rrezatimit UV, ekzistojnë mënyra të tjera për të ruajtur nivelin e vitaminës D në trup, si dieta apo suplementet ushqimore – suplementet.

Shumica e njerëzve kanë një nevojë ditore prej 600 deri në 800 IU për vitaminë D, por disa njerëz kanë nevojë për më shumë. Kjo vlen për njerëzit që dalin rrallë, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të caktuara si çrregullime të mëlçisë ose keqabsorbim.

Çfarë është vitamina D dhe cilat janë funksionet e saj?

Vitamina D përshkruan një grup vitaminash të tretshme në yndyrë që përfshin vitaminat D2 dhe D3. Ai luan një rol të rëndësishëm në disa procese metabolike, por funksioni i tij më i njohur është se është i përfshirë në metabolizmin e kockave. Ai rrit përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga zorrët dhe futjen e tyre në kocka. Përveç kësaj, vitamina D ruan shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular dhe gjëndrës tiroide, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe luftimin e infeksioneve.

Cilat janë pasojat e mungesës së vitaminës D?

Nëse nuk bëhet asgjë për mungesën e vitaminës D, në rastin më të keq, sëmundjet e metabolizmit të kockave mund të ndodhin për shkak të dekalcifikimit dhe zbutjes së mëvonshme të kockave. Megjithatë, është gjithashtu e mundur që të dobësohet kocka e nofullës dhe të rritet tendenca për periodontitis (sëmundje kronike periodontale). Megjithatë, vitet e fundit janë gjetur edhe lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe presionit të lartë të gjakut, diabetit, fibromialgjisë dhe sëmundjeve neurologjike si skleroza e shumëfishtë.

Cilat janë simptomat e mungesës së vitaminës D?

Për të zbuluar nëse keni mungesë të vitaminës D, duhet të bëni një test gjaku nga mjeku juaj dhe të kërkoni këshillën e duhur. Megjithatë, ka disa simptoma që mund të merren si shenja paralajmëruese dhe mund të zbulojnë menjëherë nëse keni një mangësi.

– lodhje

– dhimbje muskulore dhe dobësi të muskujve

– dhimbje në kocka ose kyçe

– rënia e flokëve

– jeni shpesh të sëmurë

– depresioni, ankthi, luhatjet e humorit dhe çrregullimet e gjumit

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë p.sh. disa lloje peshqish (veçanërisht salmoni, toni, peshku shpatë, trofta, skumbri, harenga, ngjala), vaji i mëlçisë së merlucit (vaji i peshkut), e verdha e vezës, qumështi dhe gjalpi, dhe kërpudhat. Qumështi dhe kosi, qumështi i sojës, margarina dhe drithërat janë gjithashtu ndër ushqimet e pasura me vitaminë D që duhen konsumuar çdo ditë.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara