Lajmet

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Marrja nën kontroll e proceseve demokratike të një shteti, kërkon shpesh ose një ndryshim të fuqishëm të papritur.

Published

on

Nga Jordan Fearn

“History of Yesterday”

Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pushtetin në duart e tyre, dhe të sundojnë mbi fisin, qytetin apo perandorinë e tyre.

Nga bëmat e hershme të tiranëve shekujve VII-VI Para Erë Sonë, Kipselusit dhe Kleistenit në Greqinë e Lashtë, deri tek historitë legjendare të Kornel Sulës, Jul Çezarit dhe Augustit në Romën e Lashtë gjatë shekujve II dhe I Para Erës Sonë.

Më pas kalojmë në shekullin XII-të të Erës Sonë me udhëheqësin mongol Xhengiz Khan, tek diktatorët si Simon Bolívar, Antonio Blanko dhe Rafael Karrera, të gjithë diktatorë të famshëm të Amerikës së Jugut që sunduan në shekujt XVIII-XIX.

Në kohët më moderne kemi pasur diktatorë si Josip Tito, që drejtoi Jugosllavinë gjatë viteve1944–1980; Idi Amin, që sundoi brutalisht mbi Ugandën në vitet 1971–1979; Li Kuan Ju, udhëheqës i Partisë së Veprimit Popullor në Singapor në vitet 1959–1990, edhe pse shpesh vlerësohet si një sundimtar dashamirës.

Pastaj vijmë tek diktatorët më të famshëm:Muamar Gadafi, që sundoi Libinë në vitet 1969–2011, formalisht nominalisht nën maskën e një socialisti revolucionar. Diktatorë si Musolini, Hitleri dhe Stalini, nuk kanë shumë nevojë për prezantim.

Duke sunduar përkatësisht Italinë, Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik, këta tre diktatorë të Luftës së Dytë Botërore e mishëruan këtë fjalë në imagjinatën moderne, dhe dëshmojnëndërkohë se nuk ka dy diktatorë të njëjtë, dhe se secili ngjitet në pushtet në mënyrën e vet.

Në kohën tonë kemi diktatorë si presidenti kinez Xi Jingping në Kinë, Llukashenko në Bjellorusi dhe Vladimir Putin në Rusi. Augusti ishte i famshëm për sundimin e Romës, me pretekstin se ishte thjesht senatori i radhës, si i pari mes të barabartëve.

Në realitet ai tërhiqte nga pas fijet e qeverisjes, dhe e uzurpoi senatin romak për të imponuarvullnetin e tij përmes marrëveshjeve dhe kërcënimeve që bënte në prapaskenë, duke themeluar përfundimisht një sistem që e bëri atë një monark në të gjitha aspektet, përveç titullit zyrtar.

Udhëheqësi turk Erdogan është ndoshta shembulli më i mirë për këtë. Thënë thjesht, ne nuk e dimë se sa pushtet ka ai. Edhe pse nuk ka gjasa ta kontrollojë vendin në atë masë sa Partia Komuniste në Kinë dhe sa Putin në Rusi, do të ishte një injorim i fakteve, të sugjerohej se Turqia është sot një demokraci funksionale siç e imagjinojmë ne në Perëndim.

Kështu po e përkufizoj edhe diktatorin: një njeri ose ndoshta një organ më të gjerë (si për shembull Partia Komuniste Kineze), që e centralizon pushtetin tek vetja. Po si lindin diktatorët? Ata sigurisht nuk dalin nga hiçi.

Marrja nën kontroll e proceseve demokratike të një shteti (kjo është mënyra se si ngrihen shumica e diktatorëve), kërkon shpesh ose një ndryshim të fuqishëm të papritur ose vite ndryshimesh dhe kryengritjesh të zgjatura.

Pas Luftës së Parë Botërore, shteti gjerman u ndëshkua me detyrimin për të paguar dëmshpërblime të mëdha për luftën. Aq të mëdha ishin ato detyrime, sa që shlyerja e tyre përfundoi vetëm në vitin 2010. Kjo shkaktoi hiper–inflacion dhe në një kolaps të plotë të ekonomisë gjermane.

Shumë familje jetonin rrugëve, punë nuk kishte, plaçkitjet dhe krimi kapën majat, ndërsa ushtarët e zhgënjyer nga realiteti i ashpër i Luftës së Madhe mezi po mbijetonin. Republika e Vajmarit ishte e dobët dhe e paaftë për të mbështetur njerëzit mbi të cilët sundonte.

Më e rëndësishmja, u thye shpirti i popullit gjerman. Duke shfrytëzuar rastin Hitleri i bëri jehonë historisë së një komploti global, asaj të një aleance midis hebrenjve dhe komunistëve, që synonte të zhdukte popullit arian, i cili ishte i destinuar të sundonte botën.

Republika e dështuar e Vajmarit, nuk ishte në gjendje të frenonte rritjen meteorike të popullaritetit të Hitlerit. Me betimin e tij si Kancelar dhe me zjarrin që dogji parlamentin,Reichstag (me shumë mundësi i vënë nga vetë nazistët) në fillimin e vitit 1933, Hitleri pati fuqinë dhe pretekstin për të filluar çmontimin e vazhdueshëm të Republikës së Vajmaritdhe krijimin e Rajhut të Tretë.

Në mënyrë të ngjashme, Augusti u ngjit në pushtet në mesin e 2 luftërave civile. E para ishte lufta e babait të tij adoptiv Jul Çezarit, dhe e dyta ishte lufta e tij civile kundër Mark Antonit, që do të përfundonte me fitoren e Augustit. Kontrolli i tij mbi shtetin, u mirëprit si nga njerëzit ashtu edhe nga elitat e fuqishme në senat, pasi mbretërimi i Augustit solli paqe në një perandori që kishte qenë në luftë me vetveten më shpesh sesa jo në 60 vitet e mëparshme.

Josif Stalin u ngjit në pushtet gjatë revolucionit komunist në Rusi. Pas vdekjes së Vladimir Leninit në vitin 1924, Stalini e përdori postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm për të vendosur besnikët e tij në çdo pozicion kyç, duke spastruar të gjitha fraksionet e kundërshtarëve,sidomos ato të drejtuara nga armiku i tij brenda partisë bolshevik, Leon Trocki.

Stalini do të përdorte kontaktet e tij brenda policisë sekrete për të monitoruar kundërshtarët e tij, dhe do t’i detyronte ata të mërgonin jashtë vendit, teksa po ndërtonte kultin e tij të personalitetit. Ai moment do të ishte preludi i një numri shumë të madh njerëzish që do të humbnin jetën nga terrori stalinian.

Idi Amin nuk ishte lloji i njeriut që do doje ta takoje në rrugë, apo diku tjetër. I mbiquajtur “Babai i madh”, ishte 1.93 metra i gjatë. Për 9 vite kishte qenë kampioni boksit i peshave të rënda në Ugandë. Në vitin 1946 u bë pjesë e gardës mbretërore.

Kur Uganda shpalli pavarësinë nga Britania në tetor 1962, Amin iu bashkua ushtrisë së Ugandës, duke u bërë komandanti i të gjitha forcave të armatosura. Në vitin 1971 kreu njëgrusht shteti kundër presidentit Milton Obote. Vendosi ligjin ushtarak, dhe më pas njëdiktaturë të egër.

Gjatë regjimit të tij besohet se janë vrarë 100.000–500.000 njerëz, vetëm brenda 8 viteve.Ishte sërish një grusht shteti nga vetë ushtria e tij, ajo që e detyroi Amin të arratisej në Arabinë Saudite, ku edhe vdiq në vitin 2003, në moshën 78 vjeçare.

Në Korenë e Veriut, i gjithë informacioni që qarkullon monitorohet me kujdes nga Departamenti i Publicitetit dhe Agjitacionit. Dinastia Kim po qeveris prej 77 vitesh, duke detyruar njerëzit të mësojnë idetë e Juche, ideologjinë e Kim–Il–Sung, e cila bazohet nëpavarësinë ekonomike dhe mbështetjen e plotë të shtetit komunist tek vetja.

Kontrolli i mendimeve të njerëzve, është thelbësor për një diktator. Por kur kontrolli i informacionit shkon keq, kjo mund të jetë fatale për qeverinë diktatoriale. Dhe kjo na çon tekhistoria aktuale e pushtimit rus të Ukrainës. Sot shumë ekspertë ushtarakë, po shkruajnë nërrjetet sociale se pushtimi rus po ecën shumë keq.

Duke qenë subjekt i propagandës së presidentit Putin, do të ishte e arsyeshme të supozohej se populli rus i besonte ato që ai i tha për luftën. Por Putin bëri një gabim. Duke pasur akses në botën e jashtme, shumë rusë janë në gjendje të verifikojnë gënjeshtrat që u janë thënë.

Nëse është me fat, Putini do të përfundojë si Idi Amin, duke jetuar pjesën tjetër të jetës në luks. Nëse është i pafat, ai do të pësojë një fat të ngjashëm me Musolinin. Sido që të jetë, ka shumë pak gjasa që ai të jetë diktatori i fundit që do të ngrihet dhe do të bjerë.

Marrë me shkurtime nga HIstory of Yesterday – Bota.al

Lajmet

Rrënohet shtëpia në rrugën “A” në Prishtinë, banorët kundërshtojnë aksionin e Komunës

Published

on

By

Rrënimi i një shtëpie në rrugën “A” në Prishtinë ka nxitur pakënaqësi dhe reagime të ashpra nga banorët e lagjes, të cilët akuzojnë Komunën e Prishtinës për mungesë konsultimi dhe komunikimi para se të ndërmerrte këtë veprim. Banorët e zonës i kundërshtojnë vendosmërisht pretendimet e autoriteteve komunale se toka ku ishte ndërtuar objekti është pronë publiko-komunale.

Fadil Krasniqi, banor i lagjes, ka deklaruar se familjet janë vendosur në këtë zonë që nga viti 2000 dhe se toka është blerë me rrugë të rregullta nga pronarët e mëparshëm, ndonëse dokumentacioni nuk ishte përkthyer zyrtarisht në emër të tyre. Ai akuzoi drejtuesit e komunës se nuk u kanë dalë në takime dhe se me këtë ndërhyrje po dëmtojnë qytetarët që kanë investuar prej dekadash në ato shtëpi. Sipas tij, vendimi për rrënim nuk ka të bëjë me mbrojtjen e banorëve, por me presione nga interesa të caktuara, raporton Ekonomia Online.

Aksioni për rrënimin e objektit ishte paraparë të kryhej më herët gjatë javës, por fillimisht u bllokua nga vetë pronari i shtëpisë, Faruk Maxhuni, i cili refuzoi të largohej. Maxhuni dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur shqetësimin se punimet e reja infrastrukturore po e dëmtonin dhe po e rrezikonin drejtpërdrejt stabilitetin e shtëpisë së tyre, duke kërkuar ndërhyrjen e Policisë dhe Inspektoratit komunal.

Në përgjigje të këtyre pakënaqësive, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar se shtëpia në fjalë është ndërtuar pa leje përkatëse dhe ndodhet tërësisht në pronë komunale. Rama theksoi se vendimi për evakuimin e banorëve është marrë më shumë se dy vite më parë për shkak të rrezikut të lartë nga rrëshqitja e dheut si pasojë e punimeve në rrugën “A”.

Ai shtoi se kryeqyteti po vazhdon të mbulojë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos rrezikojnë jetën e tyre duke hyrë në zona të rrezikshme ndërtimi, duke nëvizuar se prona publike është po aq e shenjtë sa ajo private dhe meriton mbrojtje ligjore. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Javë me bilanc tragjik në rrugë: 9 të vdekur nga aksidentet

Published

on

By

Një seri aksidentesh të rënda trafiku kanë tronditur me pamjet dhe pasojat e tyre opinionin publik përgjatë kësaj jave, duke lënë të vdekur gjithsej 9 persona në rrugët e Kosovës dhe në rajon.

Bilanci më i rëndë i kësaj jave të zezë u shënua në Maqedoninë e Veriut, ku tre qytetarë nga Kosova humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni. Ndërkohë, vala e aksidenteve fatale vazhdoi edhe brenda territorit të Kosovës. Në Istog u shënua një tjetër ngjarje e rëndë ku vdiqën dy persona, ndërsa vetaksidente me pasoja fatale për jetën u raportuan gjithashtu në afërsi të Komoranit dhe në Shirokë të Suharekës.

Listës së viktimave iu shtuan edhe dy gra: njëra prej të cilave ndërroi jetë disa ditë pas një aksidenti të rëndë në Mitrovicë, ndërsa tjetra humbi jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Duke marrë parasysh këtë bilanc të dhimbshëm që ka ngritur alarmat mbi sigurinë rrugore, autoritetet kanë nisur hetimet për secilin rast për të sqaruar rrethanat e sakta. Njëkohësisht, policia u ka bërë sërish thirrje urgjente të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe të shmangin shpejtësinë e pakujdesinë që po e kthen komunikacionin në një rrezik konstant për jetën. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

REL: BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Published

on

By

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime ndaj sektorit bankar rus, por njëkohësisht duke arritur një kompromis me Greqinë për t’i zbutur kufizimet ndaj gazit të lëngshëm natyror (LNG) rus, thanë të enjten katër diplomatë të BE-së.

Paketa ofron një përjashtim njëvjeçar që u lejon kompanive të BE-së të transferojnë gaz të lëngshëm natyror nga Rusia drejt vendeve të treta, me mundësi rinovimi automatik, pas kërkesave të Greqisë.

Për miratimin e sanksioneve kërkohet njëzëshmëria e shteteve anëtare.

“Shtetet anëtare treguan solidaritet me Greqinë dhe pritet që Greqia ta bëjë të njëjtën gjë me të tjerët në të ardhmen”, tha një diplomat i BE-së.

Athina tha se ndalimi i ardhshëm i shërbimeve të transferimit të LNG-së ruse drejt vendeve të treta thjesht do ta zhvendoste pjesën e tregut jashtë Evropës dhe nuk do të ndikonte në të ardhurat e Rusisë.

Masa pritej të hynte në fuqi më 1 janar. Importet e LNG-së ruse nga BE-ja do të mbeten të ndaluara nga kjo datë. Greqia mbizotëron tregun evropian të transportit detar të LNG-së dhe është ndër aktorët më të mëdhenj globalë në këtë fushë, duke konkurruar me Japoninë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Paketa përfshin ngrirjen për 12 muaj të kufirit të çmimit të naftës ruse në 44.10 dollarë për fuçi. Një rishikim i planifikuar do të kishte rritur kufirin e çmimit pas luftës në Iran, duke i siguruar Moskës të ardhura dukshëm më të larta.

“Ne po… ngrijmë për një vit rregullimin e kufirit të çmimit të naftës, në mënyrë që makineria ruse e luftës të mos përfitojë nga goditjet në treg”, shkroi në platformën X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Paketa vendos në listën e sanksioneve 94 institucione financiare ruse – kryesisht banka – si dhe bursën e Moskës.

Pas miratimit përfundimtar, këto subjekte do t’i nënshtrohen plotësisht masave ndëshkuese, që përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimeve dhe kufizime për transaksionet financiare.

Kufizimet synojnë sektorin bankar, me qëllim që të ushtrohet presion mbi sistemin financiar rus, në një periudhë që BE-ja e konsideron të cenueshme për ekonominë e Rusisë.

Përveç kësaj, paketa për herë të parë synon anijet që ndihmojnë flotën e fshehtë të Rusisë dhe ndalon transaksionet me më shumë platforma të kriptomonedhave dhe kompani të tregtimit të naftës. /REL/

Continue Reading

Lajmet

Dështon seanca ndaj Gjestit në Prishtinë, mungesa e këngëtarit shtyn procesin gjyqësor

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore në rastin ku këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, akuzohet për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Shkak u bë mungesa e të akuzuarit.

Mbrojtësi i Kelmendit, avokati Burim Azemi tha se përmes mesazhit, këngëtari e ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Rrethanat a janë objektive apo subjektive nuk i di për momentin, mirëpo më ka tregu që e ka të pamundur me prezantu sot”, tha Azemi.

Ai shtoi se nuk ka pasur komunikim tjetër me të akuzuarin, duke theksuar se Gjesti ka qenë në Shqipëri për një koncert.

Prezent në seancë ishte edhe prokurori Malart Kuçi. Ndërkaq, përveç Kelmendit mungoi edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar- Erkand Shabani, avokati Besnik Berisha.

Gjykata konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës dëgjimore.

Gjykatësja Edita Canta bëri të ditur se në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 19 mars 2026 njoftoi se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit nën dyshimin për tri vepra penale.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 13 mars 2026, se e gjithë ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të studios “Onima”, e që shkak dyshohej të jetë mosmarrëveshja rreth një borxhi paraprak, ku këngëtari me armë në dorë ka shkuar në zyrat e studios dhe kërkoi të dëmtuarin E.Sh., duke iu drejtuar stafit me fjalët “ku o se kam me vra”./BetimipërDrejtësi//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara