Lajmet
Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia
Marrja nën kontroll e proceseve demokratike të një shteti, kërkon shpesh ose një ndryshim të fuqishëm të papritur.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNga Jordan Fearn
“History of Yesterday”
Përgjatë gjithë historisë, janë ngritur dhe rrëzuar shumë diktatorë. Në të gjitha kulturat, fetë dhe kontinentet ne shohim burra që përpiqen ta centralizojnë pushtetin në duart e tyre, dhe të sundojnë mbi fisin, qytetin apo perandorinë e tyre.
Nga bëmat e hershme të tiranëve shekujve VII-VI Para Erë Sonë, Kipselusit dhe Kleistenit në Greqinë e Lashtë, deri tek historitë legjendare të Kornel Sulës, Jul Çezarit dhe Augustit në Romën e Lashtë gjatë shekujve II dhe I Para Erës Sonë.
Më pas kalojmë në shekullin XII-të të Erës Sonë me udhëheqësin mongol Xhengiz Khan, tek diktatorët si Simon Bolívar, Antonio Blanko dhe Rafael Karrera, të gjithë diktatorë të famshëm të Amerikës së Jugut që sunduan në shekujt XVIII-XIX.
Në kohët më moderne kemi pasur diktatorë si Josip Tito, që drejtoi Jugosllavinë gjatë viteve1944–1980; Idi Amin, që sundoi brutalisht mbi Ugandën në vitet 1971–1979; Li Kuan Ju, udhëheqës i Partisë së Veprimit Popullor në Singapor në vitet 1959–1990, edhe pse shpesh vlerësohet si një sundimtar dashamirës.
Pastaj vijmë tek diktatorët më të famshëm:Muamar Gadafi, që sundoi Libinë në vitet 1969–2011, formalisht nominalisht nën maskën e një socialisti revolucionar. Diktatorë si Musolini, Hitleri dhe Stalini, nuk kanë shumë nevojë për prezantim.
Duke sunduar përkatësisht Italinë, Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik, këta tre diktatorë të Luftës së Dytë Botërore e mishëruan këtë fjalë në imagjinatën moderne, dhe dëshmojnëndërkohë se nuk ka dy diktatorë të njëjtë, dhe se secili ngjitet në pushtet në mënyrën e vet.
Në kohën tonë kemi diktatorë si presidenti kinez Xi Jingping në Kinë, Llukashenko në Bjellorusi dhe Vladimir Putin në Rusi. Augusti ishte i famshëm për sundimin e Romës, me pretekstin se ishte thjesht senatori i radhës, si i pari mes të barabartëve.
Në realitet ai tërhiqte nga pas fijet e qeverisjes, dhe e uzurpoi senatin romak për të imponuarvullnetin e tij përmes marrëveshjeve dhe kërcënimeve që bënte në prapaskenë, duke themeluar përfundimisht një sistem që e bëri atë një monark në të gjitha aspektet, përveç titullit zyrtar.
Udhëheqësi turk Erdogan është ndoshta shembulli më i mirë për këtë. Thënë thjesht, ne nuk e dimë se sa pushtet ka ai. Edhe pse nuk ka gjasa ta kontrollojë vendin në atë masë sa Partia Komuniste në Kinë dhe sa Putin në Rusi, do të ishte një injorim i fakteve, të sugjerohej se Turqia është sot një demokraci funksionale siç e imagjinojmë ne në Perëndim.
Kështu po e përkufizoj edhe diktatorin: një njeri ose ndoshta një organ më të gjerë (si për shembull Partia Komuniste Kineze), që e centralizon pushtetin tek vetja. Po si lindin diktatorët? Ata sigurisht nuk dalin nga hiçi.
Marrja nën kontroll e proceseve demokratike të një shteti (kjo është mënyra se si ngrihen shumica e diktatorëve), kërkon shpesh ose një ndryshim të fuqishëm të papritur ose vite ndryshimesh dhe kryengritjesh të zgjatura.
Pas Luftës së Parë Botërore, shteti gjerman u ndëshkua me detyrimin për të paguar dëmshpërblime të mëdha për luftën. Aq të mëdha ishin ato detyrime, sa që shlyerja e tyre përfundoi vetëm në vitin 2010. Kjo shkaktoi hiper–inflacion dhe në një kolaps të plotë të ekonomisë gjermane.
Shumë familje jetonin rrugëve, punë nuk kishte, plaçkitjet dhe krimi kapën majat, ndërsa ushtarët e zhgënjyer nga realiteti i ashpër i Luftës së Madhe mezi po mbijetonin. Republika e Vajmarit ishte e dobët dhe e paaftë për të mbështetur njerëzit mbi të cilët sundonte.
Më e rëndësishmja, u thye shpirti i popullit gjerman. Duke shfrytëzuar rastin Hitleri i bëri jehonë historisë së një komploti global, asaj të një aleance midis hebrenjve dhe komunistëve, që synonte të zhdukte popullit arian, i cili ishte i destinuar të sundonte botën.
Republika e dështuar e Vajmarit, nuk ishte në gjendje të frenonte rritjen meteorike të popullaritetit të Hitlerit. Me betimin e tij si Kancelar dhe me zjarrin që dogji parlamentin,Reichstag (me shumë mundësi i vënë nga vetë nazistët) në fillimin e vitit 1933, Hitleri pati fuqinë dhe pretekstin për të filluar çmontimin e vazhdueshëm të Republikës së Vajmaritdhe krijimin e Rajhut të Tretë.
Në mënyrë të ngjashme, Augusti u ngjit në pushtet në mesin e 2 luftërave civile. E para ishte lufta e babait të tij adoptiv Jul Çezarit, dhe e dyta ishte lufta e tij civile kundër Mark Antonit, që do të përfundonte me fitoren e Augustit. Kontrolli i tij mbi shtetin, u mirëprit si nga njerëzit ashtu edhe nga elitat e fuqishme në senat, pasi mbretërimi i Augustit solli paqe në një perandori që kishte qenë në luftë me vetveten më shpesh sesa jo në 60 vitet e mëparshme.
Josif Stalin u ngjit në pushtet gjatë revolucionit komunist në Rusi. Pas vdekjes së Vladimir Leninit në vitin 1924, Stalini e përdori postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm për të vendosur besnikët e tij në çdo pozicion kyç, duke spastruar të gjitha fraksionet e kundërshtarëve,sidomos ato të drejtuara nga armiku i tij brenda partisë bolshevik, Leon Trocki.
Stalini do të përdorte kontaktet e tij brenda policisë sekrete për të monitoruar kundërshtarët e tij, dhe do t’i detyronte ata të mërgonin jashtë vendit, teksa po ndërtonte kultin e tij të personalitetit. Ai moment do të ishte preludi i një numri shumë të madh njerëzish që do të humbnin jetën nga terrori stalinian.
Idi Amin nuk ishte lloji i njeriut që do doje ta takoje në rrugë, apo diku tjetër. I mbiquajtur “Babai i madh”, ishte 1.93 metra i gjatë. Për 9 vite kishte qenë kampioni boksit i peshave të rënda në Ugandë. Në vitin 1946 u bë pjesë e gardës mbretërore.
Kur Uganda shpalli pavarësinë nga Britania në tetor 1962, Amin iu bashkua ushtrisë së Ugandës, duke u bërë komandanti i të gjitha forcave të armatosura. Në vitin 1971 kreu njëgrusht shteti kundër presidentit Milton Obote. Vendosi ligjin ushtarak, dhe më pas njëdiktaturë të egër.
Gjatë regjimit të tij besohet se janë vrarë 100.000–500.000 njerëz, vetëm brenda 8 viteve.Ishte sërish një grusht shteti nga vetë ushtria e tij, ajo që e detyroi Amin të arratisej në Arabinë Saudite, ku edhe vdiq në vitin 2003, në moshën 78 vjeçare.
Në Korenë e Veriut, i gjithë informacioni që qarkullon monitorohet me kujdes nga Departamenti i Publicitetit dhe Agjitacionit. Dinastia Kim po qeveris prej 77 vitesh, duke detyruar njerëzit të mësojnë idetë e Juche, ideologjinë e Kim–Il–Sung, e cila bazohet nëpavarësinë ekonomike dhe mbështetjen e plotë të shtetit komunist tek vetja.
Kontrolli i mendimeve të njerëzve, është thelbësor për një diktator. Por kur kontrolli i informacionit shkon keq, kjo mund të jetë fatale për qeverinë diktatoriale. Dhe kjo na çon tekhistoria aktuale e pushtimit rus të Ukrainës. Sot shumë ekspertë ushtarakë, po shkruajnë nërrjetet sociale se pushtimi rus po ecën shumë keq.
Duke qenë subjekt i propagandës së presidentit Putin, do të ishte e arsyeshme të supozohej se populli rus i besonte ato që ai i tha për luftën. Por Putin bëri një gabim. Duke pasur akses në botën e jashtme, shumë rusë janë në gjendje të verifikojnë gënjeshtrat që u janë thënë.
Nëse është me fat, Putini do të përfundojë si Idi Amin, duke jetuar pjesën tjetër të jetës në luks. Nëse është i pafat, ai do të pësojë një fat të ngjashëm me Musolinin. Sido që të jetë, ka shumë pak gjasa që ai të jetë diktatori i fundit që do të ngrihet dhe do të bjerë.
Marrë me shkurtime nga HIstory of Yesterday – Bota.al
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
4 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
7 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
