Lajmet

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall?

Published

on

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hyrë edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është e zakonshme t’i drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik: “Tani na duhet një Plan Marshall”. Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Nga Mauro Indelicato

Plani Marshall ishte një program ekonomik për të mbështetur rimëkëmbjen e Evropës menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Plani parashikonte ndarjen e disa miliarda dollarëve për financimin e programeve për rindërtimin dhe ristrukturimin e ekonomisë së Kontinentit të Vjetër, e cila kishte dalë e shkatërruar nga konflikti.

Plani mori emrin e Xhorxh Marshallatë të Sekretarit amerikan të Shtetit gjatë presidencës Truman, i cili ishte i pari që foli për nevojën e një plani të madh për rindërtimin e Evropës gjatë një fjalimi të mbajtur më 5 qershor 1947 në Universitetin e Harvardit.

Në Kontinentin e Vjetër, Lufta e Dytë Botërore, përveçse vrau mbi 60 milionë njerëz, la si trashëgimi vende dhe popullsi të rrënuaraSi fituesit po ashtu edhe humbësit kishin humbur infrastrukturën, fabrikat dhe industritë. Rindërtimi dukej të ishte një punë e gjatë në kohë dhe shumë komplekse.

Kjo sepse në sfond kishte tensione të reja politike,të cilat potencialisht mund të ngadalësoninveprimet e qeverive apo të rrezikonin të nisnin luftëra të reja. Ndërkohë Evropa vuante nga ndarja në2 blloqe, të cilat përputheshin me sferat përkatëse të ndikimit të dy superfuqive fituese:nga njëra anë Shtetet e Bashkuara dhe në anën tjetër Bashkimi Sovjetik.

E para kishte në dorë Evropën Perëndimore, e dyta Evropën Lindore. Pra, bota ishte në prag të nisjes së Luftës së Ftohtë. Si në Uashington po ashtu edhe në Moskë, ndjehej vlera politike e rindërtimit. Vendet evropiane kishin shumë nevojë për ndihmë,dhe të vetme nuk ishin në gjendje të gjenin burimet e nevojshme për t’u rimëkëmbur.

Fillimi i Luftës së Ftohtë i përshpejtoi planet e SHBA-së për një plan të madh rindërtimi, që do të ishte i aftë të sillte ringritjen e ekonomisë evropiane. Marshall u shpreh ndër të tjera në fjalimin e tij të famshëm se për SHBA-në “sakrifica” e investimit  disa miliardadollarëve, kompensohej nga mundësia e shmangies së rrëshqitjes së kontinentit evropian drejt kalbjes politike dhe sociale.

Kjo e fundit, jo vetëm që do ta privonte SHBA-të nga pasja e aleatëve të qëndrueshëm, por do tu jepte përparësi partive komuniste në Perëndim. Plani u hartua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Thesarit, dhe anëtarë të tjerë të administratës Truman.

Pas fjalimit  qershorit 1947, u zbuluan detajet e para. Në veçanti, u fol për një fond gjigant për kohën prej gati 14 miliardë dollarësh, që do të investoheshin në 34 vitet që do të pasonin, dhe që do të ndaheshin bazuar në planet afatgjata për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Debatet në Kongres ishin të forta, dhe më në fund, më 3 prill 1948, u miratua ligji për zbatimin e planit. Shumat e disbursuara nga Uashingtoni derdhën në Administratën e Bashkëpunimit Ekonomik, një organ i krijuar posaçërisht për shpërndarjen e ndihmës financiare. Një objektiv madhor i Planit Marshall, kishte të bënte me rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Në këtë mënyrë, shtetet evropiane do të kishin mundësi të rrisnin tregtinë dhe të integroninekonomitë e tyre. Përmes këtij plani, qeveritë e kontinentit u inkurajuan jo vetëm të bashkëpunonin midis tyre, por edhe të ndërmerrnin veprime që synonin ti bënin të ndërvarura nga njëra-tjetra ekonomitë kombëtare.

Plani Marshall zgjati 3 vjet. Gjithsej 12.7 miliardë dollarë u ndanë në këste deri në vitin 1951. Pjesa më e madhe i shkoi Britanisë së Madhe, me një total prej 3.2 miliardë dollarësh.

Pas saj vinte Franca me 2.2 miliardë, Gjermania Perëndimore me 1.4 miliardë dollarë, dheItalia me 1.2 miliardëNdërkohë mbi 1 miliardë dollarë përfitoi Holanda.

Në total, nga Plani Marshall përfituan 18 qeveri, si ato të Luksemburgut, Belgjikës, Austrisë, Danimarkës, Greqisë, Islandës, Irlandës, Norvegjisë, Portugalisë, Suedisë, Zvicrës dhe Turqisë.

Si të gjitha planet e mëdha, Akti i Bashkëpunimit Ekonomik, ka pasur ndër vite vlerësime pozitive dhe negative. Në grupin e parë përfshihen mendimet e shprehura, sidomos disa vite pas përfundimit të programit, nga ata që besojnë se Plani Marshall ka pasur sukses rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane.

Kjo tezë konfirmohet nga fakti se midis viteve 19521953, indeksi i produktivitetit industrial në Evropë ishte më i lartë se në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Pra me paratë e dhëna nga SHBA, Kontinenti i Vjetër ishte në gjendje të pajisej me mjetet infrastrukturore dhe industriale të nevojshme për të sjellë bumin e ardhshëm ekonomik pa pasur nevojë për ndihmë nga Uashingtoni.

Ndërkohë në grupin e dytë, përfshihen shumë ekonomistë që mendojnë se Plani Marshall, favorizoi me të vërtetë rimëkëmbjen, por falë kostos së ulët të punës. Prandaj nuk pati rritje të të ardhurave dhe as ringjallje reale të konsumit.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme, Plani Marshall mbetet padyshim një nga programet më të rëndësishme të investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike në histori. Aq sa ka hy edhe në zhargonin mediatik dhe atë politik. Kur ndodhemi përballë situatave emergjente është zakonshme ti drejtohemi kësaj klisheje të leksikut politik:“Tani na duhet një Plan Marshall.

I ngjashëm ishte edhe fondi i BE-së për rimëkëmbjen e ekonomive evropiane nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Por më shumë sesa paratë, për Evropën, marrja e afro 13 miliardë dollarëve në 3 vjet, nënkuptoi lidhjen politike me sferën e ndikimit të SHBA-së. Nga ai moment të dyja anët e Atlantikut ishin të përfshira në një kontekst të përbashkët politik, ideologjik dhe kulturor.

Me Planin Marshall, qeveria e Uashingtonit nuk eksportoi vetëm dollarë dhe mallra konsumi që dilnin nga fabrikat e saj, por edhe sistemin e saj ekonomik, social dhe kulturor. / “Il Giornale” – Bota.al

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara