Kuriozitete
Si e përshkruhet Ferri nga religjionet e ndryshme?
Ka shumë keqkuptime mbi atë që thonë fetë e ndryshme mbi Ferrin.
Published
4 years agoon
By
UBT newsShumë besime fetare kanë një pikëpamje mbi jetën e përtejme, e cila përfshin një anë të errët. Por ka shumë keqkuptime mbi atë që thonë fetë e ndryshme mbi Ferrin. Është e rrallë të gjesh një konsensus midis ndjekësve të një feje me ata që e kanë braktisur fare besimin në të.
A është Ferri një ide e frikshme, e krijuar enkas për të kontrolluar njerëzit përmes frikës, apo ai siguron atë ndjenjën e drejtësisë që mungon shpesh në botën tonë fizike? Nëse po, a është ai një dënim i përjetshëm, apo një vend nga ku mund të shpëtohet përmes veprave të mira? A shërben frika nga ndëshkimi hyjnor për t’i nxitur njerëzit të veprojnë në një mënyrë më etike? Ja cilat janë disa nga mënyrat sesi e përshkruajnë Ferrin fetë kryesore të botës:
Ferri sipas feve të lashta
Ideja e një mbretërie të ndëshkimit të përjetshëm, vjen nga mitologjia egjiptiane që nga mijëvjeçari IV Para Krishtit. Ferri ose “Duat”, shihej si një vend që mbështjell tokën, i mbikëqyrur nga një hyjni me kokë çakalli, Anubis. Rruga drejt ditës së gjykimit ishte e gjatë dhe e mundimshme.
Të vdekurit duhej të kalonin nëpër 12 rajone të Ferrit, dhe një mori gjarpërinjsh dhe demonësh që merrnin frymë nga zjarri përpara se të arrinin në vendin gjykimit, pra nëse mbijetonin apo jo. Ata që nuk ia dilnin mund të shkatërroheshin pa shpresë për t’u falur. Gjatë procesit të gjykimit, shpirtrat e tyre viheshin në një peshore kundrejt peshës së një pende.
Rezultati përcaktonte nëse jeta e tyre ka qenë e drejtë apo e gabuar. Zemra e njerëzve të këqij copëtohej nga demonët, ndërsa të mirët dërgoheshin në “Shtëpinë e lumturisë”. Mitologjia greke e përshkruante jetën e përtejme si botën e nëndheshme, Hades, një labirint i errësirës dhe dëshpërimit i ruajtur nga qeni i frikshëm Cerberus. Mitologjia romake flet për shpirtrat e të vdekurve që kalonin nëpër lumin Stiks. Njerëzit e këqij shkonin në fushat e torturës, Tartarus, ndërsa të mirët në Fushat Eliziane.
Krishterimi
Shumica e përfytyrimeve tradicionale të krishtera rreth Ferrit, nuk vijnë nga Bibla por nga letërsia mesjetare. Si për shembull nga kryevepra e Dantes, nga libri “Parajsa e humbur” e Xhon Miltoni dhe nga artistë të mëvonshëm si Hieronim Boch dhe Mikelanxhelo. Dhjata e Re përmban pak referenca për Ferrin.
Të krishterët konservatorë si teologu Daniel Streinxh, thonë se përmendja nga Jezusi e Gehenas, një vend real në periferi të Jeruzalemit ku ndodhnin sakrificat e fëmijëve dhe ku zjarret ishin gjithnjë të ndezura, i referohet një vendi në jetën e përtejme ku përfundonin njerëzit e ligj, përfshirë ata që e kanë refuzuar Krishtin.
Të krishterët janë në përgjithësi të ndarë nëse Ferri është apo jo një vend i vërtetë, apo nëse fokusi kryesor i Jezusit ishte te rëndësia e jetës së njerëzve në Tokë. Të krishterët liberalë priren ta përshkruajnë Ferrin si një gjendje shpirtërore që përfaqëson distancimin nga Zoti, me njerëz që zgjedhin të largohen nga parajsa. Por mundësia e ribashkimit me Perëndinë është gjithmonë aty, dhe Ferri perceptohet si një vend ri–edukimi dhe jo një vend i ndëshkimeve të pafundme.
Katolikët, e përshkruajnë Purgatorin si një vend ku ata që nuk konsiderohen mjaftueshëm mëkatarë për të përfunduar në Ferr, ndërmarrin rrugën e pendesës, derisa të shlyhen mëkatet e tyre, dhe të hyjnë përfundimisht në Parajsë. Shumë të krishterë përparimtarë, si Unitarianët dhe Universalistë, thonë se Ferri nuk ekziston dhe se të gjithë do të hyjnë përfundimisht në Parajsë.
Ferri sipas Judaizmit (Tevratit dhe Talmudit)
Brenda teologjisë hebraike ka një debat mbi konceptin e Ferrit dhe jetës së përtejme. Shumë hebrenj nuk kanë një besim të fortë për atë që ndodhë pas vdekjes, ndërsa disa këmbëngulin se Ferri nuk ekziston. Por tekste të ndryshme të shenjta në Judaizëm i referohen ferrit si një mbretëri e pendimit dhe ndëshkimit.
Pasazhet nga Samueli dhe Ezekieli i referohen një dite kur Zoti do të “nxjerrë” trupat nga varret dhe kur në “kockat e thata” të të vdekurve do të rritet sërish mish dhe lëkurë me urdhër të tij. Cilido që vdes për lavdinë e emrit të Perëndisë duhet të marrë shpërblimin e tij, dhe kjo do të thotë se të gjitha qenieve të drejta do t’u jepet jetë e re në fund të kohës, kur Ai të ringjallë njerëzit nga vdekja.
Talmudi, libri i ligjit judaik, i referohet një jete të përtejme që i sheh të gjithë, përveç më të ligjve, të dërgohen në një vend plot zjarre, ku njerëzit digjen dhe pastrohen përkohësisht përpara se të çohen në Parajsë nga Abrahami. Diku tjetër, teksti Talmudi përshkruan se si në vend që të shkojnë në Parajsë, njerëzit nuk ekzistojnë më pasi shlyejnë mëkatet e tyre.
Përshkrimet e Ferrit në Talmud përshkruajnë një vend të quajtur Gehinnom, ku shpirti kalon 12 muaj duke u pastruar përpara se të lëshohet në Olam Ha-Ba, në botën që do të vijë. Të ligjtë e pandreqshëm ose dënohen me ndëshkime ose asgjësohen fare. Për më tepër, Talmudi flet për një të ardhme ku të vdekurit rikthehen në jetë, dhe e përshkruan sjelljen e tyre në Gan Eden, një vend barazie dhe drejtësie ku ata gëzojnë një pozitë të lartësuar në praninë e hyjnores.
Islami
Shkollat kryesore të dijes islame rreth jetës së përtejme, promovojnë idenë se qeniet njerëzore do të përballen një ditë me gjykimin, kur Allahu t’i sjellë të gjithë para tij. Në atë moment do të ringjallen të vdekurit, mëkatarët do të përballen me hedhjen në zjarr kur të kalojnë urën hyjnore, dhe të drejtët do të dërgohen në Parajsë.
Gjykimi i tij është menduar të jetë përfundimtar, por ai mund të tregojë mëshirë nëse ndërhyn profeti Muhamed. Sipas Islamit, Ferri ka 7 porta, secila e rezervuar për një grup të caktuar mëkatarësh, bazuar në veprat e tyre të këqija në jetë.
Hinduizmi
Hinduizmi mëson se në vend që të jetë një vend i mundimit të përhershëm, Ferri është një mbretëri e përbërë nga 28 shtresa, ku individët shlyejnë krimet e kryera në një jetë të mëparshme. Ky proces njihet si “Naraka” ose “Yamaloka” dhe mbikëqyret nga Yama, Zoti i Vdekjes. Mëkatarët mund të torturohen, ndërsa pas pastrimit nga mëkatet, shkojnë përfundimisht në Parajsë ose “Moksha”.
Budizmi
Sipas Budizmit ekzistojnë 6 sfera të ekzistencës, njëra prej të cilave është një mbretëri që vepron si një Ferr. Brenda saj ka 8 Ferre. Aty shpirtrat priten, digjen dhe gllabërohen, përpara se të kthehen në jetë për të kaluar të njëjtat mundime, sërish nga e para, nëpërmjet ri-mishërimit.
Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
2 weeks agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
4 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
1 month agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
1 month agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Këto janë të gjitha vendimet e PZAP-së
Juventusi gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin italian
Më 15 janar do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënon asnjë vrasje në 2025-ën
Nëna e binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin
Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës
DW: Ç’pamje mund të kenë trupat evropiane në Ukrainë?
REL: Dhjetëra kufoma para morgut në Teheran, mes protestave vdekjeprurëse në Iran
REL: Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
