Lajmet

Si do të përfundojë lufta e Rusisë kundër Ukrainës?

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka hyrë që tani tek ironitë më të mëdha në histori.

Published

on

Nga Lawrence J.Korb & Stephen Cimbala

“National Interest”

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka hyrë që tani tek ironitë më të mëdha në histori. Historia tregon se luftërat fillojnë sepse udhëheqës shtetesh apo komandantët e tyre, besojnë në të paktën 3 ide:së pari, që lufta do të jetë relativisht e shkurtër; së dyti, që ajo luftë do të përfundojë me fitoren e tyre; dhe së treti, që kostoja e luftës, sa i përket viktimave ushtarake dhe civile, dhe humbjet ekonomike, do të jetë relativisht e vogël në krahasim me përfitimet e pritshme.

Për më tepër, vlerësimet mbi qëllimet dhe aftësitë e armikut, janë shpeshherë të turbullta, dhe të bazuara në informacione të vjetruara ose interpretime të njëanshme. Në rastin e Rusisë, Car Nikolla II autorizoi në vitin 1904 nisjen e një lufte kundër Japonisë, me shpresën se kjo e fundit do të mposhtej me shpejtësi në tokë dhe në det.

Por humbja e papritur e Rusisë, shkaktoi revolta të mëdha në Shën Petersburg në vitin 1905. Edhe pse kryengritja u shtyp, ajo nxori në pah brishtësinë e regjimit. Në vitin 1917, në kulmin e problemeve që kishte shkaktuar Lufta e Parë Botërore, ajo u rrëzua. Së pari, pas abdikimit të Carit nga froni në favor të qeverisë Kerensky, dhe pastaj gjatë RevolucionitBolshevik të nëntorit të atij viti.Vladimir Putin nuk është Nikolla II. Deri në fillim të këtij viti, ai e kishte vënë theksin tek ajo që ekspertët perëndimorë e kanë quajtur “lufta në zonën gri” ose “lufta kufitare”, në të cilën fuqia ushtarake përdoret për të mbështetur objektivat politike dhe anasjelltas.

Objektivat e tij kryesore ishin destabilizimi i ish-republikave sovjetike, dhe krijimi i enklavave pro-ruse, si në Gjeorgji në vitin 2008, dhe në Ukrainë në vitin 2014. Përdorimi i forcës nga Rusia ishte i kufizuar, dhe ndonëse ndonjëherë ishte në një ofensivë taktike, Moska mbeti në mbrojtje në raport me synimet e saj strategjike.

Synimi ishte të kundërshtohej perëndimorizimi i hapësirës ish-sovjetike në Evropë, dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla i dominuar nga SHBA-ja, që sipas pikëpamjes së Putinit e vendos Rusinë në një pozitë të disavantazhuar. Putini e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me zgjerimin e NATO-s.

Dhe frika e përhapjes së “revolucioneve shumëngjyrëshe” në Rusi, po e nxiste atë në mënyrë të qëndrueshme drejt krijimit të një ushtrie ruse më profesionale dhe më të aftë. Në vitin 2007, Putin i tronditi pjesëmarrësit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke deklaruar publikisht se ishte koha që një strukturë e fuqisë ndërkombëtare “unipolare” e dominuar nga SHBA-ja, t’i linte vendin një bote shumëpolare, e cila përfshinte Rusinë midis fuqive të saj të mëdha.

Lufta e Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008, aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës Lindore në vitin 2014, paralajmëruan ardhjen e erërave të pafavorshme. Në vitin 2018, Putin e përdori fjalimin e tij në parlamentin rus për ta njohur botën me armët e avancuara, përfshirë raketat hipersonike me energji bërthamore.

Pastaj pasuan disa stërvitje ushtarake të profilit të lartë, ku merrnin pjesë edhe trupat kineze.

Në pranverën dhe verën e viti të kaluar, Rusia mobilizoi forca të mëdha në kufi me Ukrainën.Pritshmëritë e Rusisë për një fitore relativisht të shpejtë dhe me kosto të ulët në Ukrainë,bazoheshin në vlerësimet e tyre të njëanshme të aftësive ushtarake të Ukrainës dhe tek nënvlerësimi i lidershipit të saj.

Dikur Volodymyr Zelenskyy ishte njeriu më qesharak në Ukrainë. Papritmas ai u shndërrua në një Ëinston Churchill të Evropës Lindore, duke udhëhequr rezistencën e fortë të vendit të tij, dhe duke e mundur Rusinë në luftën e informacionit. Në vend se të arratisej në një vend tjetër të sigurt, siç priste Putin, Zelenskyy u shndërrua në një simbol kombëtar, ndërsa komunikonte me udhëheqësit e NATO-s dhe të tjerët jashtë Ukrainës.

Dhe sot Rusia po sulmohet nga të gjitha vendet e botës, pjesërisht si rezultat i taktikave të saj të ngathta të dezinformimit në stilin e vjetër sovjetik, dhe pjesërisht për shkak të gatishmërisë së saj për të kryer masakra ndaj civilëve.

Në dallim nga epoka sovjetike, kamerat e telefonave celularë filmojnë sot çdo veprim në kohë reale, duke i zhvlerësuar deklaratat e zyrtarëve rusë. Shërbimet sekrete amerikane, i de–klasifikuan me shpejtësi provat e dezinformatave ruse, duke i bërë ato publike edhe në mediatglobale.

Brenda një jave apo më shumë pas pushtimit, Rusia e kishte humbur tashmë luftën e informacionit të imazheve dhe memeve, teksa efekti i sanksioneve ekonomike të vendosura nga qeveritë, u rëndua nga poshtërimi i përshkrimi të liderëve rusë si kriminelë lufte nëmediat e gjithë botës.

Lufta e Putinit u bllokua që në fillim të marsit, për shkak të performancës së dobët të ushtrisë ruse, në krahasim me pritshmëritë e saj. Reformat ushtarake të Rusisë në vitet 2008-2012 por dhe më tej, synonin të prodhonin më shumë forca të kombinuara të armëve të lëvizshme dhe vdekjeprurëse.

Po ashtu kishte një numër më të madh ushtarësh me kontratë, krahasuar me rekrutët, së bashku me armë dhe sisteme të përmirësuara të komandës dhe kontrollit. Por për habinë dhe zhgënjimin e Putin, ofensiva tokësore e Rusisë nga Bjellorusia ngeci përgjatë një kolone furnizimi mbi 60 km të gjatë, që lëvizi me ritmin e kërmillit krahasuar me objektivat e saj.

Ndërkaq nuk ishin të rralla raportet mediatike për ushtarë të pakënaqur midis forcave tokësore ruse. Pas 2 javë luftimesh, Rusia nuk e kishte vendosur ende nën kontroll hapësirën ajrore. Përballë këtij ngërçi ushtarak, Putin i shtoi sulmet ruse me raketa dhe ajrore kundër civilëve dhe strukturave urbane, duke sulmuar spitalet, dhe duke synuar të frikësonte udhëheqjen ukrainase dhe popullsinë civile.

Por as kjo taktikë nuk ka gjasa të ketë sukses. Sipas të gjitha gjasave, më shumë sulme ndaj civilëve, vetëm sa po e rritin izolimin politik global, dhe dëmet ekonomike të Rusisë. Putinsdukej i vendosur ta rrëzonte regjimin në Ukrainë dhe të negocionte ngritjen e një qeverie-kukull pas luftës.

Ndaj nuk duhet të përjashtohet mundësia e një konflikti që zgjat për shumë javë apo edhe muaj. Po si do të përfundojë kjo luftë? Fatkeqësisht, për momentin ka pak arsye të jemi optimistë. Ekzistojnë një sërë rezultatesh të mundshme.

Së pari, mund të dominojë qasja agresive e Putins, dhe mund të kemi një Ukrainë kaotike nën kontrollin e tij nga distanca. Sipas skenarit të dytë, Putini nuk arrin të rrëzojë Zelenskyin dhe qeverinë e tij, ndaj mund ta zgjerojë luftën në vendet që ofrojnë ndihmë për Ukrainën, apo të përdorë armët bërthamore taktike për të shmangur poshtërimin nga disfata.

Së treti, mund të kemi një konflikt të stërzgjatur që vazhdon për shumë javë ose muaj, nën hijen e përhershme të përshkallëzimit të mundshëm bërthamor. Së katërti, mund të kemi një ndjenjë rraskapitjeje nga të dyja palët, dhe një proces negocimi që prodhon një marrëveshje paqeje të pranueshme, të ndërmjetësuar nga vende si Turqia, Izraeli, Franca ose Gjermania. Opsioni i katërt duket të jetë më i miri. Por a mund të arrijmë atje? Shpresojmë që po, përpara se të ketë më shumë vdekje dhe shkatërrime./bota.al

Marrë me shkurtime

Shënim: Lawrence J.Korb, ish-ndihmës Sekretar i Mbrojtjes i SHBA. Stephen J.Cimbala, profesor i shkencave politike në Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara