Lajmet
Si do të përfundojë lufta e Rusisë kundër Ukrainës?
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka hyrë që tani tek ironitë më të mëdha në histori.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNga Lawrence J.Korb & Stephen Cimbala
“National Interest”
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka hyrë që tani tek ironitë më të mëdha në histori. Historia tregon se luftërat fillojnë sepse udhëheqës shtetesh apo komandantët e tyre, besojnë në të paktën 3 ide:së pari, që lufta do të jetë relativisht e shkurtër; së dyti, që ajo luftë do të përfundojë me fitoren e tyre; dhe së treti, që kostoja e luftës, sa i përket viktimave ushtarake dhe civile, dhe humbjet ekonomike, do të jetë relativisht e vogël në krahasim me përfitimet e pritshme.
Për më tepër, vlerësimet mbi qëllimet dhe aftësitë e armikut, janë shpeshherë të turbullta, dhe të bazuara në informacione të vjetruara ose interpretime të njëanshme. Në rastin e Rusisë, Car Nikolla II autorizoi në vitin 1904 nisjen e një lufte kundër Japonisë, me shpresën se kjo e fundit do të mposhtej me shpejtësi në tokë dhe në det.
Por humbja e papritur e Rusisë, shkaktoi revolta të mëdha në Shën Petersburg në vitin 1905. Edhe pse kryengritja u shtyp, ajo nxori në pah brishtësinë e regjimit. Në vitin 1917, në kulmin e problemeve që kishte shkaktuar Lufta e Parë Botërore, ajo u rrëzua. Së pari, pas abdikimit të Carit nga froni në favor të qeverisë Kerensky, dhe pastaj gjatë RevolucionitBolshevik të nëntorit të atij viti.Vladimir Putin nuk është Nikolla II. Deri në fillim të këtij viti, ai e kishte vënë theksin tek ajo që ekspertët perëndimorë e kanë quajtur “lufta në zonën gri” ose “lufta kufitare”, në të cilën fuqia ushtarake përdoret për të mbështetur objektivat politike dhe anasjelltas.
Objektivat e tij kryesore ishin destabilizimi i ish-republikave sovjetike, dhe krijimi i enklavave pro-ruse, si në Gjeorgji në vitin 2008, dhe në Ukrainë në vitin 2014. Përdorimi i forcës nga Rusia ishte i kufizuar, dhe ndonëse ndonjëherë ishte në një ofensivë taktike, Moska mbeti në mbrojtje në raport me synimet e saj strategjike.
Synimi ishte të kundërshtohej perëndimorizimi i hapësirës ish-sovjetike në Evropë, dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla i dominuar nga SHBA-ja, që sipas pikëpamjes së Putinit e vendos Rusinë në një pozitë të disavantazhuar. Putini e ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me zgjerimin e NATO-s.
Dhe frika e përhapjes së “revolucioneve shumëngjyrëshe” në Rusi, po e nxiste atë në mënyrë të qëndrueshme drejt krijimit të një ushtrie ruse më profesionale dhe më të aftë. Në vitin 2007, Putin i tronditi pjesëmarrësit në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke deklaruar publikisht se ishte koha që një strukturë e fuqisë ndërkombëtare “unipolare” e dominuar nga SHBA-ja, t’i linte vendin një bote shumëpolare, e cila përfshinte Rusinë midis fuqive të saj të mëdha.
Lufta e Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008, aneksimi i Krimesë dhe destabilizimi i Ukrainës Lindore në vitin 2014, paralajmëruan ardhjen e erërave të pafavorshme. Në vitin 2018, Putin e përdori fjalimin e tij në parlamentin rus për ta njohur botën me armët e avancuara, përfshirë raketat hipersonike me energji bërthamore.
Pastaj pasuan disa stërvitje ushtarake të profilit të lartë, ku merrnin pjesë edhe trupat kineze.
Në pranverën dhe verën e viti të kaluar, Rusia mobilizoi forca të mëdha në kufi me Ukrainën.Pritshmëritë e Rusisë për një fitore relativisht të shpejtë dhe me kosto të ulët në Ukrainë,bazoheshin në vlerësimet e tyre të njëanshme të aftësive ushtarake të Ukrainës dhe tek nënvlerësimi i lidershipit të saj.
Dikur Volodymyr Zelenskyy ishte njeriu më qesharak në Ukrainë. Papritmas ai u shndërrua në një Ëinston Churchill të Evropës Lindore, duke udhëhequr rezistencën e fortë të vendit të tij, dhe duke e mundur Rusinë në luftën e informacionit. Në vend se të arratisej në një vend tjetër të sigurt, siç priste Putin, Zelenskyy u shndërrua në një simbol kombëtar, ndërsa komunikonte me udhëheqësit e NATO-s dhe të tjerët jashtë Ukrainës.
Dhe sot Rusia po sulmohet nga të gjitha vendet e botës, pjesërisht si rezultat i taktikave të saj të ngathta të dezinformimit në stilin e vjetër sovjetik, dhe pjesërisht për shkak të gatishmërisë së saj për të kryer masakra ndaj civilëve.
Në dallim nga epoka sovjetike, kamerat e telefonave celularë filmojnë sot çdo veprim në kohë reale, duke i zhvlerësuar deklaratat e zyrtarëve rusë. Shërbimet sekrete amerikane, i de–klasifikuan me shpejtësi provat e dezinformatave ruse, duke i bërë ato publike edhe në mediatglobale.
Brenda një jave apo më shumë pas pushtimit, Rusia e kishte humbur tashmë luftën e informacionit të imazheve dhe memeve, teksa efekti i sanksioneve ekonomike të vendosura nga qeveritë, u rëndua nga poshtërimi i përshkrimi të liderëve rusë si kriminelë lufte nëmediat e gjithë botës.
Lufta e Putinit u bllokua që në fillim të marsit, për shkak të performancës së dobët të ushtrisë ruse, në krahasim me pritshmëritë e saj. Reformat ushtarake të Rusisë në vitet 2008-2012 por dhe më tej, synonin të prodhonin më shumë forca të kombinuara të armëve të lëvizshme dhe vdekjeprurëse.
Po ashtu kishte një numër më të madh ushtarësh me kontratë, krahasuar me rekrutët, së bashku me armë dhe sisteme të përmirësuara të komandës dhe kontrollit. Por për habinë dhe zhgënjimin e Putin, ofensiva tokësore e Rusisë nga Bjellorusia ngeci përgjatë një kolone furnizimi mbi 60 km të gjatë, që lëvizi me ritmin e kërmillit krahasuar me objektivat e saj.
Ndërkaq nuk ishin të rralla raportet mediatike për ushtarë të pakënaqur midis forcave tokësore ruse. Pas 2 javë luftimesh, Rusia nuk e kishte vendosur ende nën kontroll hapësirën ajrore. Përballë këtij ngërçi ushtarak, Putin i shtoi sulmet ruse me raketa dhe ajrore kundër civilëve dhe strukturave urbane, duke sulmuar spitalet, dhe duke synuar të frikësonte udhëheqjen ukrainase dhe popullsinë civile.
Por as kjo taktikë nuk ka gjasa të ketë sukses. Sipas të gjitha gjasave, më shumë sulme ndaj civilëve, vetëm sa po e rritin izolimin politik global, dhe dëmet ekonomike të Rusisë. Putinsdukej i vendosur ta rrëzonte regjimin në Ukrainë dhe të negocionte ngritjen e një qeverie-kukull pas luftës.
Ndaj nuk duhet të përjashtohet mundësia e një konflikti që zgjat për shumë javë apo edhe muaj. Po si do të përfundojë kjo luftë? Fatkeqësisht, për momentin ka pak arsye të jemi optimistë. Ekzistojnë një sërë rezultatesh të mundshme.
Së pari, mund të dominojë qasja agresive e Putins, dhe mund të kemi një Ukrainë kaotike nën kontrollin e tij nga distanca. Sipas skenarit të dytë, Putini nuk arrin të rrëzojë Zelenskyin dhe qeverinë e tij, ndaj mund ta zgjerojë luftën në vendet që ofrojnë ndihmë për Ukrainën, apo të përdorë armët bërthamore taktike për të shmangur poshtërimin nga disfata.
Së treti, mund të kemi një konflikt të stërzgjatur që vazhdon për shumë javë ose muaj, nën hijen e përhershme të përshkallëzimit të mundshëm bërthamor. Së katërti, mund të kemi një ndjenjë rraskapitjeje nga të dyja palët, dhe një proces negocimi që prodhon një marrëveshje paqeje të pranueshme, të ndërmjetësuar nga vende si Turqia, Izraeli, Franca ose Gjermania. Opsioni i katërt duket të jetë më i miri. Por a mund të arrijmë atje? Shpresojmë që po, përpara se të ketë më shumë vdekje dhe shkatërrime./bota.al
Marrë me shkurtime
Shënim: Lawrence J.Korb, ish-ndihmës Sekretar i Mbrojtjes i SHBA. Stephen J.Cimbala, profesor i shkencave politike në Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.
Vendi
Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit
Published
1 hour agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.
“Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim”, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë në zyrën e saj në Kuvend.
Një ditë më parë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua Lumir Abdixhikun, udhëheqësin e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, por në takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.
Pas takimit pothuajse dyorësh, Kurti tha se “jemi të përcaktuar” që të shmangen zgjedhjet e reja, pasi sipas tij as votimet e reja nuk do të sillnin 80 vota, aq sa kërkohet për votimin e presidentit të ri.
Takimi u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e mori Haxhiu, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.
Kurti ka paralajmëruar takime edhe me Bedri Hamzën, kryetarin e subjektit më të madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës.
Por, sipas një komunikate të cituar nga mediat lokale në Kosovë, Hamza i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim, duke i kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që për këtë temë të diskutohet në organet e partisë dhe më pas të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për EkonomiaOnline se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të re për takim. Ajo tha se subjekti i saj politik nuk do të propozojë emra për president pa një marrëveshje politike, duke theksuar se përgjegjësinë për zgjedhjen e presidentit mbetet te Kurti, partia e të cilit ka shumicën në Kuvend.
LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.
Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.
Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.
Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë. /REL/
Lajmet
UBT formëson të ardhmen e industrisë kreative përmes programit inovativ – Arti dhe Mediat Digjitale
Published
2 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Në një treg global ku kufijtë mes krijimtarisë vizuale tradicionale dhe teknologjisë po zbehen, programi Bachelor – Arti dhe Mediat Digjital në UBT po shndërrohet në një epiqendër për zhvillimin e talentit dhe inovacionit vizual.
Ky drejtim është projektuar si një përgjigje strategjike ndaj nevojave të industrisë kreative, e cila përfaqëson një nga sektorët me rritjen më të shpejtë ekonomike, duke synuar përgatitjen e kuadrove që jo vetëm zotërojnë mjetet e epokës digjitale, por edhe visionin artistik për të lënë gjurmë në shoqëri.
Në kontekstin e Kosovës, ku potenciali i jashtëzakonshëm i rinisë kërkon hapësira të specializuara për t’u profilizuar, ky program ofron një platformë ndërdisiplinore që lidh dizajnin grafik, animacionin, videoproduksionin dhe kuratorinë digjitale në një cikël të vetëm studimi.
Përmes një kurrikule të pasur, studentët nisin udhëtimin e tyre me bazat e vizatimit, pikturës dhe skulpturës, për t’u avancuar më tej në fusha komplekse si modelimi 3D, fotografia profesionale, efektet vizuale (VFX) dhe arti i performancës.
Ky formim i gjithanshëm u mundëson të rinjve të mos jenë thjesht ekzekutues teknikë, por artistë të pavarur me mendim kritik që kuptojnë thellësisht marrëdhënien midis artit dhe platformave emergjente të komunikimit.
UBT synon që përmes këtij programi të rritet jo vetëm shkalla e të punësuarve, por edhe cilësin e shprehjes vizuale në vend, duke krijuar profesionistë që operojnë me përgjegjësi sociale dhe ndjeshmëri të lartë kulturore.
Përtej shkathtësive praktike, programi nxit një qasje kërkimore ndaj sfidave të shoqërisë moderne, duke i inkurajuar krijuesit e rinj të transformojnë mjedisin ku jetojnë përmes inovacionit dhe kreativitetit.
Objektivi kryesor mbetet edukimi i një gjenerate që është e gatshme të sfidojë normat ekzistuese dhe të ndërtojë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe reflektuese.
Në fund të rrugëtimit të tyre akademik, të diplomuarit në Arti dhe Mediat Digjitale dalin si liderë të gatshëm për të eksploruar dhe riformësuar peizazhin mediatik dhe kulturor, duke dëshmuar se UBT mbetet udhërrëfyesi kryesor për karrierat e suksesshme në artin e shekullit të 21-të.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
lajme
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
Published
2 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Gjatë qëndrimit të tij në Hungari për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh i bindur se SHBA-ja do të marrë një përgjigje nga Teherani përpara skadimit të afatit të fundit.
Sipas tij, objektivat ushtarake amerikane në këtë luftë janë arritur në masë të madhe dhe tashmë topi është në fushën e Iranit.
Uashingtoni kërkon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo ku kalon rreth 20% e naftës botërore.
Bllokada e tanishme ka paralizuar trafikun detar dhe ka shkaktuar rritje të paprecedentë të çmimeve të karburanteve në mbarë botën, prandaj administrata Trump po këmbëngul që lundrimi i lirë të rikthehet pa vonesa të mëtejshme.
Lajmet
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Published
3 hours agoon
April 7, 2026By
UBTNews
Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).
Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.
Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).
Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.
Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.
Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.
Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit
Trump paralajmëron masa ekstreme nëse Irani nuk pranon marrëveshjen
UBT formëson të ardhmen e industrisë kreative përmes programit inovativ – Arti dhe Mediat Digjitale
Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin
UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës
Irani sfidon Trumpin: Nuk ka tërheqje para kërcënimeve
Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Bayern Munich arrin kuotën e 100 golave, thyen çdo rekord në Evropë
Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
