Lajmet

Si do të formohet superkontinenti i ardhshëm?

Në skenarin e gjeologëve, superkontinenti që formohet do të quhet Novopangaea.

Published

on

Nga Richard Fisher

Gati 500 vjet më parë, hartografi flamand Geradus Merkator krijoi një nga hartat më të rëndësishme të botës. Sigurisht, ajo nuk ishte përpjekja e parë për një atlas botëror, dhe as nuk ishte dhe aq e saktë. Aty mungonte Australia, dhe 2 Amerikat ishin paraqitur me përafërsi.

Që atëherë, hartografët kanë prodhuar versione gjithnjë e më të sakta, duke i korrigjuar gabimet e Merkator. Por harta e këtij të fundit, së bashku me të tjerat e prodhuara nga bashkëkohësit e tij të shekullit XVI-të, zbuluan një pamje vërtet globale të masave tokësore të Tokës.

Por ajo që nuk dinte Mercator, është se kontinentet nuk kanë qenë të vendosura gjithmonë në këtë mënyrë. Ai jetoi rreth 400 vjet përpara se të konfirmohej Teoria e Tektonikës së Pllakave. Kur sheh pozicionet e 7 kontinenteve në një hartë, është e lehtë të supozohet se ato janë fikse.

Për shekuj me radhë, qeniet njerëzore kanë luftuar dhe kanë bërë paqe mbi pjesën e tyre të këtyre territoreve, me supozimin se toka e tyre, por edhe ajo e fqinjëve të tyre, ka qenë gjithmonë, dhe do të jetë gjithmonë atje. Megjithatë nga këndvështrimi i Tokës, kontinentet janë si gjethet që lëvizin nëpër një pellg.

Dhe të gjitha shqetësimet njerëzore, janë si një pikë shiu mbi sipërfaqen e gjethes. Të shtatë kontinentet ishin dikur të mbledhura në një masë të vetme, një superkontinent i quajtur Pangaea. Dhe para kësaj, ka prova për të tjera që shtrihen në një periudhë kohore prej mbi 3 miliardë vjet:Panotia, Rodinia, Kolumbia/Nuna, Kenorland dhe Ur.

Gjeologët e dinë se superkontinentet shpërndahen dhe mblidhen sërish bashkë sipas disa cikleve. Aktualisht  jemi në gjysmë të rrugës. Atëherë si mund të jetë superkontinenti në të ardhmen? Ekzistojnë të paktën 4 skenarë të ndryshme, që tregojnë se një ditë qeniet e gjalla të Tokës, do të banojnë në një planet shumë të ndryshëm, që do të duket më shumë si një botë aliene.

Gjeologu Zhoao Duarte i Universitetit të Lisbonës në Portugali, thotë se rruga për të eksploruar superkontinentet e ardhshme të Tokës, nisi me një ngjarje të pazakontë në të kaluarën. Një tërmet që e goditi Portugalinë mëngjesin e një të shtune në nëntorin e vitit 1755.

Ai ishte ndër tërmetet më të fuqishme të 250 viteve të fundit, që vrau mbi 60.000 njerëz dhe që shkaktoi një cunami që goditi deri përtej Oqeanit Atlantik. Ajo që e bëri veçanërisht të çuditshëm atë tërmet ishte vendndodhja e tij. “Në Atlantik nuk duhet të ketë tërmete të mëdha. Ai tërmet ishte vërtet i çuditshëm”-thotë Duarte.

Tërmetet e kësaj shkalle, ndodhin zakonisht në zonat kryesore të zhytjes, aty ku pllakat oqeanike zhyten nën kontinente, shkrihen dhe konsumohen në mantelin e nxehtë. Ky proces shkakton lëkundje të forta dhe shkatërrime të mëdha.

Por tërmeti i vitit 1755, ndodhi përgjatë një kufiri “pasiv”, ku pllaka oqeanike që qëndron nënthemelet e Atlantikut, kalon pa probleme në kontinentet e Evropës dhe Afrikës. Në vitin 2016, Duarte dhe kolegët e tij propozuan një teori për atë që mund të ndodhë.

“Qepjet” midis këtyre pllakave mund të zbërthehen, dhe mund të jetë e afërt një këputje e madhe. Nëse do të ndodhë vërtet, atëherë mund të krijohet një e çarë nga Mesdheu përgjatë Afrikës Perëndimore dhe ndoshta deri në Irlandë dhe Britaninë e Madhe, duke shkaktuar vullkane, ndërtime malesh dhe tërmete të forta në këto rajone.

Duarte thotë se kjo mund të çojë në mbylljen e Atlantikut. Dhe nëse do të vazhdonte të mbyllej edhe Paqësori – gjë që tashmë po ndodh përgjatë “Unazës së Zjarrit” që e rrethon atë, do të formohej një superkontinent i ri. Ai e quajti atë Aurika, për shkak se në qendër të saj do të ndodheshin ish-masat tokësore të Australisë dhe Amerikës.

Më vonë Duarte hipotetizoi edhe skenarë të tjerë të ardhshëm. Bashkë me oqeanografin Matias Grin në Universitetin Bangor në Uells, e kuptuan se kishin nevojë për dikë që të krijonte disa modele dixhitale. Dhe ajo ishte kolegia e tij, Hana Dejvies, një tjetër gjeologe në Universitetin e Lisbonës.

Puna e tyre çoi në 4 skenarë. Përveç modelimit të një tabloje më të detajuar të Aurika-s, ata eksploruan edhe 3 skenarë të tjerë, secila i projektuar të ndodhë afro 200-250 milionë vjet nga tani. Skenari i parë ka të bëjë me atë që mund të ndodhë nëse vazhdon statuskuoja: Atlantiku qëndron i hapur dhe Paqësori mbyllet.

Në këtë skenar, superkontinenti që formohet do të quhet Novopangaea. Por mund të ketë edhe ngjarje gjeologjike në të ardhmen që të çojnë në rregullime të ndryshme. Një shembull është një proces i quajtur “ortoversion”, ku Oqeani Arktik mbyllet dhe Atlantiku dhe Paqësori mbeten të hapura.

Në mesin e oqeanit Atlantik, ka një kreshtë gjigante që përgjysmon dy pllakat kontinentale. Ajo kalon nga Islanda deri në jug të Atlantikut. Këtu po formohet litosfera e re, cila në fund mund të formojë një superkontinent të quajtur Pangea Ultima.

Modelet e superkontinenteve të ardhshme të Tokës, mund të shërbejnë edhe si një tregues për të kuptuar klimën e ekzoplaneteve. Për këtë të fundit 3 ekspertët bashkëpunuan me Majkëll Uej, fizikant në Institutin Godard të NASA-s për Studimet Hapësinore.

Modelimi i klimës së superkontinentit të ardhshëm nga Uej – që zgjati për disa muaj duke përdorur një superkompjuter – zbuloi disa ndryshime të habitshme midis 4 skenarëve. Për shembull Amasia, do të çonte në një planet shumë më të ftohtë sesa në skenarët e tjerë.

Me masën tokësore të përqendruar rreth Polit të Veriut dhe oqeaneve, që kanë më pak gjasa të bartin rryma të ngrohta në gjerësi gjeografike më të ftohta, do të krijoheshin shtresa akulli. Ndërkohë Aurika do të kishte një klimë më të butë dhe më të thatë, me brigje të ngjashme me ato të Brazilit të sotëm.

Marrë me shkurtime nga BBC – Bota.al

Continue Reading

Vendi

Sveçla: Arsenal i armëve u gjet në fshatrat përreth varrezave masive në Zubin Potok

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se një arsenal armësh, municionesh, e uniformash ushtarake u gjetën në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, aty “ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive” dhe ku autoritetet kanë konfirmuar se kanë identifikuar mbetjet kockore të të paktën 23 personave.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe një herë dimensionin të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Veriu i vendit tonë, përmeç se ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve, është shfrytëzuar edhe fshehjen e trupave dhe krimeve”, tha Sveçla në një konferencë për media në Mitrovicë.

Ai tha se tani armët do t’i nënshtrohen analizave për të kuptuar nëse të njëjtat janë përdorur për vrasjen e 23 personave që u gjetën në varrezat e dyshuara masive në veri apo edhe në raste të tjera.

“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t`i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuar, përfshirë ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve të tjera kriminale”, tha Sveçla.

Sipas tij, puna e institucioneve nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me zbardhjen e rrethanave, me identifikimin e përgjegjësve dhe “mbi të gjitha me përpjekjet tona për të sjellë drejtësi për çdo të vrarë, të masakruar apo të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”./REL/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshm eXhelal Sveçla, tha se armatimi në pjesën veriore të vendit është gjetur në 12 lokacione të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se këto armë do të ekzaminohen për t’u përcaktuar përdorimi i tyre.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale”, tha Sveçla./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mjekësi, Teknologji, Sport: Eksploro Shkencën e Lëvizjes në UBT

Published

on

By

Sporti sot nuk është më vetëm pasion ose garë në terren — është shkencë, teknologji, mjekësi parandaluese dhe industri me zhvillim të pandalshëm. Nëse dëshiron që pasionin tënde për lëvizjen ta shndërrosh në një karrierë elitare me standarde evropiane, Programi Bachelor në Sport dhe Shkenca e LëvizjesUBT është pikënisja jote ideale.

Përmes një ndërlidhje unik mes metodologjive më moderne, laboratorëve të teknologjisë së lartë dhe bashkëpunimit me ekspertë e studiues të njohur evropianë, UBT të përgatit për të qenë një profesionist lider. Ti nuk do të mësosh vetëm se si të trajnosh, por si të kuptosh në detaje fiziologjinë e organizmit të njeriut dhe si ta optimizosh çdo lëvizje.

Ky program të pajis me njohuri të thella teorike dhe praktike, nga menaxhimi i disiplinave të ndryshme sportive e deri te përdorimi i aktivitetit fizik për qëllime rehabilituese e parandaluese. Përmes teknikave të avancuara, ti do të mësosh se si ta përshtatësh ushtrimin fizik për çdo kategori — nga fëmijët dhe sportistët elitarë, e deri te individët me sfida të veçanta shëndetësore.

Inovacioni dhe teknologjia janë në zemër të studimeve të tua. Në UBT do të mësosh të përdorësh të dhënat elektronike, kërkimin shkencor dhe mjetet digjitale për të matur performancën, për të analizuar lëvizjet dhe për të hartuar programe fitnesi që sjellin rezultate maksimale e të sigurta.

Përveç anës fizike e shkencore, programi zhvillon te ti kompetenca kyçe në menaxhimin dhe marketingun sportiv. Ti do të mësosh se si të udhëheqësh projekte, të organizosh burime dhe të zgjidhësh me kreativitet e inovacion sfidat komplekse në industrinë e sportit, rekreacionit dhe kohës së lirë.

Tregu i punës ka nevojë për profesionistë të formuar sipas standardeve evropiane. Pas diplomimit në UBT, ti nuk do të jesh thjesht një i diplomuar në sport, por një specialist i kualifikuar gati për të udhëhequr në klube sportive, qendra rehabilituese, institucione shëndetësore dhe me sipërmarrje personale. E ardhmja e shkencës sportive fillon në UBT.

 

Continue Reading

Vendi

Vuçiq i kërkon NATO-s të ndalë tërheqjen e KFOR-it nga ura në Mitrovicë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i, misioni i aleancës në Kosovë, të ndalë zvogëlimin gradual të pranisë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të Veriut.

“Sapo i dërgova një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, të ndalë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, shkroi Vuçiq në Instagram më 20 gusht.

“Besoj se vlerësimi i tij do të jetë se paqja dhe stabiliteti rajonal janë të një rëndësie të madhe”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar NATO-s për koment lidhur me kërkesën e Vuçiqit dhe është në pritje të përgjigjes.

Mitrovica, pas luftës së vitit 1999, u nda në pjesën veriore, me shumicë serbe, dhe atë jugore, ku shumicën e përbëjnë shqiptarët. Sot ato funksionojnë si dy komuna të ndara.

Megjithatë, që nga përfundimi i luftës, KFOR-i e ka mbajtur nën mbikëqyrje urën mbi Ibër, e cila ndër vite ka qenë pikë e përplasjeve ndëretnike.

Sipas Vuçiqit, tërheqja e KFOR-it nga ura në këtë moment do të “krijonte kushte për një përballje përfundimtare me popullsinë serbe” në veri të Kosovës.

Ai tha se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë “luftën politike me të gjitha mjetet e mundshme”, duke mos përjashtuar as mundësinë e thirrjes së një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq tha gjithashtu se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë “shumë të vështirë” dhe “të keqe” me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Ulutash u takua më 12 gusht edhe me përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit dhe që gjithashtu kundërshton zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në urën mbi Ibër.

Komandanti i KFOR-it tha atëherë se procesi i optimizimit të pranisë ishte nisur si rezultat i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe se ai do të zhvillohej gradualisht.

Ura kryesore mbi lumin Ibër konsiderohet një nga pikat më të ndjeshme në aspektin e sigurisë në veri të Kosovës.

Misioni i NATO-s ka theksuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR-i ka thënë se do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me rolet përkatëse të secilit në fushën e sigurisë.

Ura kryesore mbi Ibër aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë. Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar në korrik të vitit 2024 hapjen e saj edhe për qarkullimin e automjeteve, një nismë që shkaktoi tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar edhe dy ura të tjera pranë urës kryesore – një për këmbësorë dhe një për automjete – me synimin për të lidhur Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut. /REL/

 

Continue Reading

Të kërkuara