Lajmet

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Sipas një raporti të ISC, pandemia mund të zgjasë edhe 5 vjet të tjera.

Published

on

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë gjatë viteve të ardhshme? 

Ekspertët e Këshillit Ndërkombëtar të Shkencës (ISC), një organizatë që bashkon mbi 200 shoqata shkencore ndërkombëtare, sugjerojnë në një raport të ri se pandemia mund të zgjasë edhe 5 vjet të tjera.

Se si do të evoluojë kjo krizë e vazhdueshme globale e shëndetit publik, kjo do të varet përfundimisht nga ne të gjithë. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët, një grupim prej 20 ekspertësh mbi shëndetin publik, virologjinë, ekonominë, etikën, shkencat e sjelljes dhe sociologjinë, kanë përshkruar në raportin e tyre të ri 3 skenarë të mundshëm të pandemisë, që mund të ndodhin deri në vitin 2027.

Synimi është të ofrohet mundësia e ndërmarrjes së disa veprimeve, për të minimizuar ndikimin e ardhshëm të pandemisë. Skenari i parë i mundshëm, është ai më optimisti. Nëse gjatë viteve të ardhshme përqindja e njerëzve të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 do të rritet globalisht nga rreth 60 për qind aktualisht në mbi 80 për qind, mund të shpëtohen jo vetëm shumë jetë, por mund të reduktohet edhe rreziku i varianteve të reja të koronavirusit. Rrjedhimisht, mund të ketë përfitime të konsiderueshme edhe për aspekte të tjera, si shëndeti mendor, ekonomia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Megjithatë, siç e theksojnë autorët e raportit, koronavirusi nuk do të zhduket plotësisht. Por përhapja e tij do të jetë shumë më e menaxhueshme.

Në skenarin e dytë, shkencëtarët fokusohen tek fakti se deri tani qeveritë e kanë “zgjatur” pandeminë, duke u fokusuar kryesisht tek strategjitë kombëtare, dhe jo tek bashkëpunimi ndërkombëtar. Për këtë arsye, nëse vazhdon kjo tendencë, rezultati më i mundshëm është që përqindjet e vaksinimit të mbeten nën 70 për qind.

Dhe nëse ato nuk rriten, atëherë koronavirusi i ri mund të bëhet endemik, dhe valët kulmoresezonale do t’i mbingarkojnë spitalet në disa vende, dhe do të kërkonin vaksina të përditësuara si dhe përdorimin e barnave antivirale.

Pra deri në vitin 2027, mund të shohim një përkeqësim të pabarazive globale, me vendet me të ardhura të ulëta që do të përballen me kolapsin e sistemit shëndetësor dhe të sigurisë ushqimore. Në skenarin e tretë dhe të fundit të pandemisë, më i keqi, autorët shprehin shqetësimin e tyre për nacionalizmin dhe populizmin gjithnjë në rritje.

Në këtë rast, besimi midis qeverive dhe qytetarëve mund të përkeqësohet më tej, duke e zvogëluar rrjedhimisht normën e vaksinimeve dhe duke e penguar bashkëpunimin ndërkombëtar. Në këtë skenar, më pak se 60 për qind e popullsisë së botës do të vaksinohej plotësisht kundër Covid-19, dhe vendet me të ardhura të ulëta do të kishin qasje të kufizuar tek dozat fillestare dhe ilaçe antivirale.

“Rrjedhimisht, koronavirusi do të mbetej i pakontrolluar, me valë goditëse serioze në disa pjesë të botës”– thuhet në raport. Po çfarë mund të bëhet? Për të shmangur skenarin e fundit, ekspertët u bëjnë thirrje qeverive të bashkëpunojnë, të investojnë në sistemet shëndetësore,dhe t’i rezistojnë tundimit për të reduktuar objektivat në kuadër të ndaljes së ndryshimeve klimatike në funksion të përfitimeve afatshkurtra. Në fakt, ka të ngjarë që avancimi i ndryshimeve klimatike t’i bëjë edhe më të mundshme pandemitë e ardhshme./bota.al

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara