Shëndet

Shurup kundër kollës me katër përbërës natyralë

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Published

on

Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën. Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera mjaftojnë produkte të thjeshta që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj dhe është mjaft efikas kundër kollës.

Përbërësit:

• 4 gota ujë

• Çerek filxhan çaji me xhenxhefil të grirë

• Çerek filxhan çaji me lule kamomili

• 1 lugë gjelle kanellë pluhur

• Çerek filxhan çaji lëng limoni

• Një filxhan çaji mjaltë

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe hidhni në të ujin dhe erëzat e thata.

Sapo të marrë uji valë, uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë në temperaturë mesatare deri sa i gjithë volumi i shurupit të përgjysmohet.

Më pas lëngun me erëza kullojeni në një napë të pastër pambuku.

Ndërkohë që uji është i ngrohtë, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Shurupin mund ta ruani në një enë qelqi në frigorifer për dy muaj.

Në bazë të simptomave, fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji nga ky shurup, ndërsa të rriturit një lugë gjelle.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

Sipas të dhënave, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Kanella lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

Ai, bashkë me kamomilin qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes./agroweb/

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara