Lajmet

Shumica e banorëve të Kievit pa energji, ngrohje dhe furnizim me ujë

Klitschko tha se po bëhet gjithçka për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Published

on

Mbi 2/3 e kryeqytetit ukrainas ishte pa energji elektrike deri në mëngjesin e së enjtes dhe banorët po përballet me mungesë të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit të pijshëm, një ditë pasi sulmet ruse shkaktuan ndërprerjen më të madhe në nëntë muaj të luftës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se elektricistët dhe punëtorët e riparimit po bëjnë gjithçka për të rikthyer furnizimin me energji elektrike “sa më shpejt të jetë e mundur”, por kjo do të varet kryesisht nga “balanca” e përgjithshme e energjisë e rrjetit mbarëkombëtar./UBTNews/

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikat kufitare në Han të Elezit dhe Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 7:29 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një person në Prishtinë, nisin hetimet

Published

on

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është vrarë me armë zjarri mbrëmë në Hajvali të Prishtinës. Lidhur me këtë rast autoritetet tashmë kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të një personi të dyshuar i cili është identifikuar.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Policia e Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se viktima është sjell pa shenja jete në emergjencë.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 38 gradë Celcius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-38 km/h, njofton IHMK.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale për Mefail Shkodrën: Po hetohet edhe për dy raste, 1 herë u lirua me dorëzani

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se po zhvillon hetimet në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodrën, i cili njëherë u lirua me dorëzani.

Në komunikatën që ka publikuar Nacionale, bëhet e të ditur se me datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëximi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit M.Sh.

Ndërsa, tutje nga Prokuroria theksojnë se menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Derisa, Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit”, njofton PK.

Njëkohësisht në kuadër të këtij hetimi, bëhet e ditur se ndaj këtyre të pandehurëve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara