Lajmet

Shumë kandidatë për zgjedhjet lokale probleme me ligjin

IKD: Mungon vullneti për pastrimin e listave.

Published

on

Jo të gjithë kandidatët për asambletë komunale dhe ata për kryetar komunash që duan të garojnë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të mund të jenë pjesë e listës zyrtare të garës zgjedhore. Kjo për faktin se të paktën 160 kandidatë, nga 30 subjekte politike kanë probleme me ligjin. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shpjegon situatën aktuale me kandidatët që nuk meritojnë kandidimin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përgjigjet nga institucionet e ndryshme përgjegjëse për ligjin, lidhur me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për Zgjedhjet e Përgjithshme, thotë Valmir Elezi. “Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kandidatë, të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, thotë Valmir Elezi.

Duhet bërë zëvendësimi i kandidatëve

Elezi sqaron, se bëhet fjalë për 160 kandidatë që kanë kandiduar për kryetar komune apo për Kuvende Komunale dhe që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit. “Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”, tha Valmir Elezi.

Sipas tij, partitë politike e kanë mundësinë që të bëjnë zëvendësimin e kandidatëve. “Sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati. KQZ-ja do të marrë vendimet për certifikim, më së largu deri më 1 shtator.  Në rast të moscertifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e pakënaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme”, tha zëdhënësi Valmir Elezi. KQZ dhe mekanizmat përcjellës të zgjedhjeve, kanë kohë verifikimi edhe disa ditë në mënyrë që me datën 08.09, të hidhet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.  

IKD: Mungon vullneti për pastrimin e listave

Instituti i Kosovës për Drejtësi, një organizatë hulumtuese për sistemin e drejtësisë konstaton se “edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. “Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një (1) kandidat, i cili në tri (3) vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një (1) kandidat me një dënim më të vjetër se tri (3) vite derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive. Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politike, të cilat kanë kandiduar më së shumti persona, të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre (3) kandidatë, pasuar nga LVV me dy (2) kandidat dhe NISMA me një (1) kandidat”, konstaton IKD.

Por si i komentojnë njohësit e çështjeve të drejtësisë listat e kandidatëve të partive politike që kanë probleme me ligjin, dhe prapë se prapë, tentojnë t’i kandidojnë anëtarët e tyre. Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së, se partitë politike nuk po e marrin seriozisht çështjen e integritetit të kandidatëve që propozohen për zgjedhje. “Është jashtëzakonisht shqetësuese që 160 kandidatë të dërgohen nga partitë politike që kanë problem me ligjin. Pra ato propozojnë persona, qoftë për kuvendet komunale, qoftë për kryetarë të komunave, të cilët kanë aktgjykime të formës së prerë në tre vjetët e fundit nga gjykatat”, tha Miftaraj për DW. Sipas tij, “partitë politike vazhdimisht proklamojnë parimet e sundimit të ligjit, se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe në anën tjetër, në lista zgjedhore propozojnë persona që kanë precedent penal. Kjo është shqetësuese”, thotë Miftaraj.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme që u mbajtën me 14 shkurt të këtij viti,  Albin Kurti që tashmë është kryeministër dhe të dënuar të tjerë me vendim të formës së prerë, nuk ishin lejuar të jenë pjesë e listave elektorale. Kjo për faktin që një Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese ua kishte pamundësuar një gjë të tillë. Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese citohej ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili saktëson se “kushdo që dënohet me vendim të formës së prerë për vepër penale në tri vitet fundit nuk mund të bëhet pjesë e garës elektorale”. 

Lajmet

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara