Kronikë e zezë

Shuma rekorde: Shqiptarit në Kroaci i konfiskohen 702,385 euro, Audi A5 dhe dy iPhone

Published

on

Kur punëtori shqiptar i ndërtimit N. G. (35) mbërriti në pikën kufitare Karasoviqi në mes të natës më 6 tetor të vitit të kaluar në një Audi A5 me regjistrim italian, ai ishte i bindur se sekreti që po transportonte ishte i fshehur mirë. Ai përbëhej nga 28 qese vakumi të fshehura shumë mirë në plastikën anësore të automjetit dhe në sfungjerët izolues pas fletës së dyfishtë metalike të shasisë, shkruan portali kroat Jutarnji List.

Kur oficerët e doganës kontrolluan automjetin rreth orës 2:30 të mëngjesit, shqiptari ishte i djersitur, ndërsa gjetën tufa me para në çanta dhe, pasi numëruan kartëmonedhat, gjetën një shumë marramendëse prej 702,385 eurosh. Për fshehjen e origjinës së paligjshme të parave, të cilat hetuesit e Dubrovnikut dyshojnë se vinin nga trafiku i drogës, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u ndalua menjëherë.

Ai ka qenë pas hekurave në burgun e Dubrovnikut që atëherë dhe, pak pasi u akuzua së fundmi për pastrim parash, vendosi të pranonte fajësinë për akuzat.

Pra, bazuar në marrëveshje, në Gjykatën Komunale në Dubrovnik, siç ka mësuar Jutarnji, menjëherë pasi u konfirmua aktakuza, ai u dënua me një vit burgim me kusht me një periudhë prove pesëvjeçare dhe iu shqiptua gjithashtu një gjobë shtesë prej 10,000 eurosh, plus 500 euro shpenzime gjyqësore.

Dhe në të njëjtën kohë, ai u pajtua me pasojat e tjera të marrëveshjes – të gjitha 702,385 eurot iu konfiskuan dhe do të transferohen në buxhetin e shtetit në 30 ditët e ardhshme. Gjykata gjithashtu konfiskoi makinën e tij Audi, e cila bëhet pronë e Republikës së Kroacisë, si dhe dy telefona celularë Apple – një iPhone 16 Pro Max dhe një iPhone 13. Duke pasur parasysh se ai pagoi për gjithçka menjëherë, ai u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë.

Vendi

Vdes një 26-vjeçare në Prizren, gjendja iu përkeqësua papritur gjatë intervistimit në Polici

Published

on

By

Një 26-vjeçare me inicialet B. H. ka humbur jetën në orët e para të së hënës në Prizren, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar papritur gjatë intervistimit nga hetuesit policorë.

Sipas të dhënave fillestare, e reja po intervistohej nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kur i është keqësuar gjendja. Pas kërkimit të ndihmës, ekipi i urgjencës i ka dhënë trajtimin e parë mjekësor dhe e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Megjithatë, ajo ka ndërruar jetë pak minuta pas pranimit në spital, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 01:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë rajonale të hetimeve dhe kriminalistika për të dokumentuar rastin. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Operacioni “Heshtja”: Goditet grupi kriminal i kokainës në Prishtinë, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen mbi 300 mijë euro drogë e asete

Published

on

By

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka goditur një grup të organizuar kriminal që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës. Operacioni i gjerë policor, i koduar “Heshtja”, është realizuar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, pas një hetimi të gjatë të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore.

Sipas Policisë, hetimet kanë zbardhur funksionimin e këtij grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike, duke nisur nga personat e dyshuar në nivel drejtues e deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë. Gjatë aksionit antidrogë – të asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, patrullat policore të kryeqytetit, Njësia e Forenzikës dhe Njësia K9 – janë bastisur disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale, gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar: Rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të dyshuara të marihuanës, një substancë e panjohur dhe tableta të dyshuara të ekstazisë; Rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme (euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptarë); Gjashtë vetura të markave luksoze dhe të ndryshme, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan; Ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, si dhe stoli të çmuara; Një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e narkotikëve; Telefona mobilë, pajisje elektronike, të komunikimit dhe të vëzhgimit, si dhe dokumente e shënime të ndryshme.

Bazuar në çmimin e tregut të rrugës, vetëm sasia e kokainës së sekuestruar vlerësohet rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe goditjen e grupeve kriminale në të gjitha nivelet, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara