Kronikë e zezë

Shtyhet seanca për vrasjen e Ivanoviq, mbahet më 17 shtator

Published

on

Seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë më 17 shtator, ku pritet të dëshmojnë figura të larta politike, kështu tha për Ekonomia Online, avokati i një nga të akuzuarit, Musa Damati.

Seanca për rasti Ivanoviq e planifikuar që të mbahet nesër në departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është shty dhe nuk do te mbahet, shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të vazhdoj me datën 17 shtator”, tha avokati i të akuzuarës Silvana Arsoviq.

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë paraqitur para trupit gjykues në gusht.

Pjesëmarrës në seancën e fundit ishte edhe djali i Oliver Ivanoviqit, Nicola Ivanoviq. Ai tha pas dy vjetëve e gjysmë meritojnë drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron katër armë zjarri në Prizren, dyshohet se u përdorën në gazmende familjare

Published

on

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit, në kuadër të disa operacioneve të ndara që synojnë parandalimin e përdorimit të armëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Sipas Policisë, gjatë javës së kaluar në Prizren dhe Suharekë janë sekuestruar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Në dy raste, armët janë konfiskuar pas informacioneve të pranuara nga qytetarë anonimë, të cilët kishin raportuar për të shtëna me armë në gazmende familjare.

Në tre nga katër rastet, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se të shtënat me armë në ahengje dhe gazmende familjare nuk do të tolerohen dhe se do të vazhdojë veprimet për parandalimin e posedimit të paligjshëm të armëve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

1,517 gjoba dhe 48 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 13 deri më 19 korrik 2026, ka shqiptuar 1,517 gjoba kundërvajtëse për shkelje në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona, si dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për rritjen e sigurisë në trafik dhe ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara