Sport

Shtyhet ndeshja Prishtina-Drita

Published

on

Është shtyrë ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës që ishte paraparë të mbahej të dielën, më 27 shtator.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur për shtyrjen e kësaj ndeshje, meqë Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane.

“Kësisoj, ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave.”, thuhet në njoftimin e FFK-së./UBTNews

Sport

Islam Selmani në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Published

on

By

Islam Selmani ka shënuar dy fitore të rëndësishme dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të karatesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Karateisti ynë triumfoi ndaj garuesve Sami Tas nga Franca dhe Andreas Gavriel nga Qiproja, duke siguruar kështu një vend në katër më të mirët.

Edhe një fitore e ndan Islamin nga medalja.

D.L

Continue Reading

Sport

Qëndresa Ibrahimi mbetet pa medalje në Taranto 2026

Published

on

By

Karateistja e Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Ibrahimi pësoi 4:2 nga karateistja e Bosnjë-Hercegovinës, Nejra Sipoviq.

Rrugëtimin në këtë garë, Qëndresa e nisi me fitore 5:2 ndaj turkes Zumra Im. Në gjysmëfinale, ajo u mposht 9:1 nga marokenia Chaimae Elhayti, duke kaluar më pas në luftën për medaljen e bronztë.

Ndërkohë, karateistja tjetër kosovare, Albulenë Gërvalla, u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 50 kilogramë. Ajo pësoi 3:1 nga turkja Hiranur Temizel.

Kosova do të ketë edhe karateistë të tjerë në garë gjatë ditës së sotme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Pajaziti asiston në fitoren e Hajdukut, Brruti realizoi por goli iu anulua

Published

on

By

Adrion Pajaziti ka dhënë kontribut në fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Hajduku triumfoi të hënën mbrëma në shtëpi me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të elitës së futbollit kroat.

Pajaziti asistoi në golin e dytë të Hajdukut, i cili u realizua në minutën e 55-të. Për mesfushorin 23-vjeçar ky ishte asistimi i dytë këtë sezon.

Pajaziti e kompletoi ndeshjen, ashtu si edhe Ron Raçi, ndërsa Etnik Brruti u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të.

Brruti arriti të shënonte në minutën e 91-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Te Lokomotiva, në pjesën e parë luajti Dominik Thaqi, ndërsa Dardan Morina u inkuadrua në minutën e 82-të.

Feta Fetai e ndoqi ndeshjen nga banka rezervë.
D.L

Continue Reading

Sport

Mitrovica kërkon kualifikimin në Kupën Evropiane

Published

on

By

Futbollistet e Mitrovicës sot do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës ukrainase Metalist 1925, në kuadër të Kupës Evropiane.

Ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi pa gola, 0:0.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkup, me fillim nga ora 13:00, ku Mitrovica do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin tutje në garën evropiane.

Kampionia e Kosovës arriti në Kupën Evropiane pas një kampanje pozitive në Ligën e Kampionëve. Në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues, Mitrovica mposhti kampionen e Moldavisë, ndërsa në finale triumfoi ndaj kampiones së Bullgarisë.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mitrovicaset fillimisht pësuan ndaj Brannit norvegjez, ndërsa më pas, me fitoren ndaj Ferencvaroshit të Hungarisë, siguruan kalimin në Kupën Evropiane.

“Europa Cup” është niveli i dytë kontinental për klubet e futbollisteve dhe ky është vetëm edicioni i dytë i kësaj gare.

Për Kosovën, kjo është paraqitja e parë në historinë e Kupës Evropiane, ndërsa Mitrovica synon ta vazhdojë rrugëtimin evropian me një rezultat pozitiv ndaj Metalist 1925.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara