Lajmet

Shtohet dhuna ndaj oficerëve të policisë në Gjermani

Published

on

Punonjësit e Policisë Federale janë përgjegjës për rendin gjatë demonstratave, ndeshjeve të futbollit apo dëbimin e të huajve nga Gjermania. Gjatë ushtrimit të detyrës ata përballen shpesh me dhunë, e cila po shtohet.

Policia Federale gjermane njofton se numri i sulmeve ndaj punonjësve të saj është rritur. Vitin e kaluar u sulmuan 2,979 oficerë të policisë federale, thuhet në raportin e fundit vjetor, i cili u prezantua në Rostock. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri tani që nga viti 2001 kur nisi mbajtja e statistikave për sulme të tilla.

Rreth një e katërta e policëve dhe policeve të sulmuara (793 vetë) pësuan madje edhe plagosje, gjë që sipas Policisë Federale është gjithashtu një rekord që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2001. Po sipas statistikave 11 për qind e policëve të prekur nuk ishin në gjendje për të vazhduar punën.

Sipas Policisë Federale pothuajse gjithmonë sulmet ndaj policëve shoqërohen nga dhuna fizike. Sipas autoriteteve shumica e sulmeve kanë ndodhur “gjatë ushtrimit të përditshme të detyrës”, kryesisht ndaj patrullave të policisë, gjatë hetimeve penale ose gjatë shoqërimit të personave që dëbohen nga Gjermani, sepse nuk kanë leje qëndrimi.

Sipas statistikës shumica e sulmeve të dhunshme ka ndodhur gjatë ndërhyrjeve të punonjësve të policisë në stacionet hekurudhore ose në trena, gjatë ndeshjeve të futbollit apo gjatëaktivitetesh të tjera masive.

Sipas raportit shumica e autorëve (78 për qind) ishin meshkuj dhe ishin mesatarisht 33 vjeç. Pothuajse gjysma e tyre kishte qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogave. Shumica e tyre ishin të njohur për policinë për vepra të tjera penale dhe pothuajse një e katërta ishin shkelës të përsëritur ose intensivë të ligjit. Rreth gjysma e tyre kishte pasaportë gjermane.

Policia Federale është përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve, por gjithashtu ndër të tjera edhe për sigurinë në transportin hekurudhor dhe stacionet e trenave si dhe për sigurinë në aeroporte. Po ashtu Policia Federale mbështet edhe forcat e policisë së landeve./UBTNews/

lajme

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Lajmet

AAK: Përmbajtja e marrëveshjes politike është kryesore, jo emrat e kandidatëve

Published

on

By

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani dhe Time Kadrijaj, deklaruan se kjo parti nuk ka kontestime lidhur me emrat e kandidatëve për president, por kërkon qartësi në përmbajtjen e marrëveshjes potenciale politike. Këto qëndrime ata i bënë të ditura gjatë një deklarate për media, ku ritheksuan gjashtë kërkesat kryesore të partisë për mbështetjen e formimit të institucioneve të reja.

“Për ne është e rëndësishme se institucionet e ardhshme të Kosovës a do e fusin Kosovën në gazin amerikan; a do të krijojnë kapacitetet me qymyr për energjetikën e Kosovës, dhe në secilin variant të partive tjera, ne do të shohim se çka ka në ato marrëveshje dhe jo kush janë. Aleanca mbetet në qëndrimin e vet sepse ka qenë e para dhe e vetmja që flet për përmbajtje e jo për emra”, u shpreh Ramadani në konferencë.

Tutje, Ramadani nënvizoi se për Aleancën prioritet mbetet substance dhe jo aspekti formal apo emrat e përveçëm. Ai sqaroi se partia do të shqyrtojë me kujdes nëse marrëveshjet politike përfshijnë projekte strategjike, si integrimi në gazin amerikan apo zhvillimi i kapaciteteve energjetike me qymyr. Sipas Ramadanit, Aleanca mbetet e vetmja që vendos përmbajtjen politike para emrave të kandidatëve.

Gjatë deklaratës, deputetja Time Kadrijaj foli edhe për aksionin e saj simbolik në seancën e fundit konstituive ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ajo sqaroi se veprimi me vezë terminatesh ishte tërësisht spontan dhe nuk do të ndodhte nëse Kuvendi do të konstituohej. Kadrijaj hodhi poshtë pretendimet për organizime paraprake, duke e cilësuar këtë si një manipulim të radhës dhe theksoi se qëllimi i veprimit ishte thirrja për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse kish ndodhë konstituimi i Kuvendit nuk kish pasë gjuajtje me vezë. Nuk ka pasë skenar tjetër. S’ka pasë organizim tjetër. Ky është një manipulim i radhës i LVV-së. Unë kam marrë aksion simbolik që ky njeri [Albin Kurti] të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kadrijaj.

Ndërkohë, në ditët e fundit në opinionin publik janë ngritur debate rreth statusit institucional të u.d. presidentes Albulena Haxhiu pas betimit të saj si deputete. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.

Ky vendim vjen pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.

Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej video-incizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu e Hargreaves diskutojnë për ngërçin politik në vend

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se fokus kryesor i takimit ishte nevoja për dialog politik dhe gjetja e një rrugëdaljeje nga ngërçi aktual, me qëllim formimin e parakohshëm të institucioneve në përputhje me rendin kushtetues.

Gjatë këtij takimi, u.d. presidentja Haxhiu lartësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar Londrën si një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara