Lajmet

Shtohen shërbimet mjekësore për policët

Published

on

Mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK) iu janë nënshtruar kontrolleve mjekësore sistematike. Ndërkaq, janë kryer mbi 2 mijë e 100 kontrolle mjekësore psikologjike për rekrutët e rinj të Policisë së Kosovës. Këto shërbime janë kryer në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes PK-së dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për shërbime mjekësore dhe psikologjike të personelit policor dhe rekrutëve.

Në një konferencë të përbashkët për media mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës u theksua se ofrimi i shërbimeve mjekësore specialistike në kuadër të kësaj marrëveshjeje ka ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore për të gjithë të punësuarit e PK-së.

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari tha se janë të gatshëm të ofrojnë këto shërbime edhe në vitet vijuese si dhe për të rritur nivelin e shërbimeve.

Ajo se çfarë është më e veçantë e vitit 2024 është se për 150 për qind kemi shtim të shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës iu kanë nënshtruar kontrolleve sistematike. Si Shërbim Spitalor në nivel të Kosovës me të gjitha organet e sigurisë me të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe ofrimin e këtyre shërbimeve në këtë rast edhe Policinë e Kosovës, jemi të gatshëm për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese, për të rritur edhe nivelin e shërbimeve. Përpos një memorandumi që e kemi të dakorduar ne jo rrallë herë kemi dalë jashtë këtij memorandumi për të ofruar për nevojat dhe për obligime ose detyra specifike të cilat kanë qenë kërkesa të departamentit të Policisë së Kosovës”, tha Hajdari.

Ndërkaq, drejtoresha e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lendita Kajtazi vlerësoi se kjo marrëveshje mes PK-së dhe SHKUK-së ka rezultuar e suksesshme. 

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për ofrimin e shërbimeve mjekësore, psikologjike për personelin policor dhe rekrutët vlerësojmë se ka rezultuar me rezultat jashtëzakonisht të mirë. Bazuar në natyrën e punës në ndikim, nën presion psikofizik të personelit policor për të garantuar një siguri të përgjithshme në vend, ofrimi i shërbimeve mjekësore specialiste në kuadër të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale të SHKUK-së ka ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore për të gjithë të punësuarit e Policisë së Kosovës, duke ndikuar kështu në rritjen e efikasitetit, në përmbushjen e detyrave zyrtare të tyre për të ruajtur sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, potencoi Kajtazi.

Kajatazi potencoi se përveç kontrollimit mjekësor sistematik, janë realizuar edhe testime mjekësore periodike për të gjithë pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera, ajo tregoi edhe numrin e pjesëtarëve që kanë marrë këto shërbime.

Përveç kontrollimit mjekësor sistematik kemi arritur të realizojmë testime mjekësore periodike për të gjithë pjesëtarët e njësive të specializuara të Policisë së Kosovës. Në raportin përmbledhës nëntor 2023 dhe dhjetor 2024 bazuar në memorandum mirëkuptimi në fjalë kemi arritur të realizojmë 3 mijë e 78 kontrollime mjekësore sistematike. Po ashtu kemi arritur kontrollime mjekësore psikologjike për rekrutët e rinj të PK-së, 2 mijë 148. Kontrollime mjekësore psikologjike për rekrutët, minoritetet 170. Po ashtu, pjesëtarë të Departamentit të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës kanë kryer testime mjekësore psikologjike në QKUK 549. Ekzaminime mjekësore të avancuara kanë qenë të realizuara për punonjësit e Policisë ku ka pasur nevojë dhe rekomandime”, tha Kajtazi.

Ndërkaq, në kuadër të pyetjeve nga gazetarët, drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari tha se janë me prioritet të gjitha kategoritë e sistemit të sigurisë, duke shtuar se në këtë rast anashkalohen edhe listat e pritjes.

Jo vetëm për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por edhe për pjesëtarët e FSK-së dhe kategoritë e tjera të sistemit të sigurisë në Kosovë, natyrisht që janë me prioritet dhe anashkalohet lista e pritjes sidomos tek rastet urgjente”, theksoi Hajdari.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes PK-së dhe SHSKUK-së për shërbime mjekësore dhe psikologjike të personelit policor dhe rekrutëve është nënshkruar në nëntor të vitit 2023.

Lajmet

United Hospital sjell ekspertizën e avancuar në ERCP – diagnostikim dhe trajtim modern për sëmundjet biliare dhe pankreatike

Published

on

Prishtinë – Në fushën e gastroenterologjisë dhe endoskopisë moderne, United Hospital ofron procedurën ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography), një teknikë e specializuar që mundëson vlerësimin dhe trajtimin e problemeve të rrugëve biliare dhe pankreasit, në raste të përzgjedhura klinikisht.

Në United Hospital, teknologjia moderne endoskopike dhe përvoja e specialistëve bashkohen për t’u ofruar pacientëve një qasje bashkëkohore ndaj patologjive komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik. ERCP përdoret kryesisht në raste të gurëve në rrugët biliare, ngushtimeve të kanaleve biliare ose pankreatike, kolangitit, disa komplikimeve pankreatike, tumoreve të rrugëve biliare apo pankreasit dhe rrjedhjeve biliare pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sëmundjet e rrugëve biliare dhe pankreasit kërkojnë diagnostikim të saktë, vlerësim të specializuar dhe ndërhyrje të realizuar me precizion të lartë. Në këtë dimension të mjekësisë moderne, ERCP (Endoscopic Retrograde Cholangiopancreatography) përfaqëson një procedurë të avancuar të endoskopisë terapeutike, e cila u mundëson specialistëve të identifikojnë dhe trajtojnë një sërë patologjish komplekse të sistemit biliar dhe pankreatik.

Në United Hospital, kjo fushë e gastroenterologjisë ndërthur ekspertizën e mjekëve specialistë, teknologjinë bashkëkohore endoskopike dhe qasjen multidisiplinare ndaj pacientit, duke krijuar kushte për trajtim të personalizuar dhe të orientuar drejt sigurisë. ERCP ka një rol veçanërisht të rëndësishëm në trajtimin e obstruksioneve të rrugëve biliare, gurëve të kanalit biliar, strikturave, rrjedhjeve biliare dhe patologjive të tjera që kërkojnë ndërhyrje terapeutike të drejtpërdrejtë.

Në duart e një ekipi të specializuar, teknologjia nuk është vetëm mjet diagnostikues – ajo shndërrohet në mundësi për ndërhyrje precize, minimalisht invazive dhe të përshtatur me nevojat konkrete të pacientit. Kjo është qasja që synon të ofrojë United Hospital në kujdesin modern gastroenterologjik dhe endoskopik.

Një nga karakteristikat kryesore të ERCP është mundësia që, krahas vlerësimit endoskopik dhe imazherik, të kryhen edhe ndërhyrje terapeutike në të njëjtën procedurë, kur kjo është e indikuar. Në varësi të gjendjes së pacientit, mund të realizohen procedura si heqja e gurëve nga kanalet biliare ose vendosja e stentëve për të përmirësuar drenimin e tyre.

Teknologji moderne, ndërhyrje e specializuar dhe kujdes profesional
Në United Hospital, ERCP zhvillohet në një mjedis të pajisur për procedura të avancuara endoskopike, me synim sigurinë, saktësinë dhe kujdesin ndaj pacientit. Duke qenë procedurë e specializuar dhe me rreziqe të mundshme, indikacioni përcaktohet individualisht nga mjeku specialist pas vlerësimit të plotë klinik.

Për pacientët e përzgjedhur, kjo qasje minimalisht invazive mund të shmangë nevojën për disa ndërhyrje kirurgjikale më të mëdha dhe të mundësojë rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme.

United Hospital – aty ku teknologjia moderne, ekspertiza mjekësore dhe kujdesi profesional ndërthuren për një qasje bashkëkohore ndaj shëndetit tuaj digjestiv.

📞 Caktoni terminin: 046 60 70 70
📍 United Hospital, M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë/rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara