Lajmet

Shteti që po ndërton detin më të madh artificial në Evropë

Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë do të hapet vitin e ardhshëm.

Published

on

Liqeni artificial? Jo! Ky shtet ka ndërtuar detin artificial më të madh në Evropë.

Një mega-projekt që ka kërkuar më shumë se 15 km2 rërë dhe 25 km2 ujë, është cilësuar si deti më i madh artificial në kontinentin evropian.

Do të jetë vetëm gjysmë ore larg kryeqytetit spanjoll, Madridit, në komunën Alovera.- Advertisement –

I gjithë kompleksi i plazhit do të ketë një sipërfaqe prej 105,000 m2 dhe do të ketë një lagunë të madhe, si dhe një zonë përreth me rërë.

Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë do të hapet vitin e ardhshëm.

Pavarësisht se është mbi 300 kilometra larg detit, Madridi së shpejti do të ketë një plazh të ri gjigant.

Kur një udhëtim në plazh për pak diell, det dhe rërë ju lind në zemër, jo të gjithë e kanë luksin ta shijojnë pranë vendit ku jetojnë. Për shembull banorët e Madridit, ndodhen mbi 300 kilometra larg bregut, që do të thotë se madrilenëve i duhet gati 1 orë udhëtim me trena me shpejtësi të lartë për të arritur në një nga plazhet mesdhetare të Valencias.

Por nga viti i ardhshëm gjithçka do të ndryshojë. Plazhi më i madh i krijuar nga njeriu në Evropë është vendosur të hapet vetëm 40 minuta me makinë nga Madridi në Alovera, një qytet në provincën Guadalajara.

Pra, sa i madh është ky plazh? Epo, pjesa e rërës do të mbulojë një sipërfaqe të madhe 15,000 metra katrorë, ndërsa ‘pishina’ shoqëruese (edhe pse në të vërtetë është më shumë si një lagune) është mbi 25,000 metra katror në sipërfaqe dhe dy metra e gjysmë e thellë.

Atraksioni do të quhet Alovera Beach.

Por, ndërtimi i këtij oazi gjigand prej plastike, rëre dhe uji të ëmbël nuk ka ardhur pa kritika. Në një vend si Spanja që njihet për brigjet e saj të kaltra, kritikët e këtij plazhi artificial kanë qenë të shumtë.

Ka pasur shumë kritika në lidhje me shpenzimin e kotë të ujit dhe koston e përgjithshme e cila vlerësohet të shkojë mbi 15 milionë euro.

Vetë zhvilluesit e Alovera-s e kanë pranuar se në fakt, ky projekt nuk do të jetë edhe aq jo miqësor për ambientin. Faqja e tyre e internetit thotë se konsumi i ujit në këtë atraksion do të jetë i ngjashëm me sasinë që do të shpenzonin 80 shtëpi në një vit.

Sidoqoftë kur të hapet dikur në vitin 2023, Alovera pritet të ketë një tarifë hyrjeje prej 10 € dhe që tani plazhi artificial ka mbledhur admiruesit e tij./Euronews Albania

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Vendi

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi priti në takim delegacionin e Institutit Yunus Emre në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti në takim një delegacion nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, të kryesuar nga drejtori Ramazan Yılmaz.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre në fushën e gjuhës, kulturës dhe arsimit, me fokus të veçantë në gjuhën turke, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Gjatë takimit, u theksua roli i Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, i cili synon të zgjerojë gamën e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në gjuhë të ndryshme për studentët dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre pritet të kontribuojë në avancimin e ofertës për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Palët shqyrtuan mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës turke, punëtorive tematike, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do t’u mundësonin studentëve të njihen më nga afër me gjuhën, traditën dhe kulturën turke.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës akademike dhe ndërkombëtare të UBT-së, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi me institucione partnere nga Turqia.

Continue Reading

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara