Lajmet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë 500 milionë vaksina Pfizer

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe do të dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer në të gjithë botën.

Sipas mediave të huaja, këtë lajm do ta bëjë të ditur Biden gjatë samitit të G7-ës në Cornwall, të enjten.

Rreth 200 milionë doza do të shpërndahen gjatë vitit 2021, kurse 300 milionë të tjera do të shpërndahen në gjysmën e parë të vitit 2022.

Të gjitha dozat do të kalojnë përmes COVAX, nisma ndërkombëtare e vaksinave, dhe do të shkojnë në 92 vende me të ardhura të ulëta, përveç Unionit Afrikan./UBTNews

Lajmet

Dy shtetas serbë ndalohen në Gjilan për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Stubëll të Gjilanit, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.

Sipas raportit të Policisë, gjatë patrullimit është ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Serbisë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë dërguar në gjykatë me procedurë të shpejtë për kundërvajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vidhen stoli ari në një banesë në Mitrovicën e Jugut

Published

on

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë dhe kanë vjedhur stoli ari.

Rastin e ka raportuar një grua kosovare, e cila ka bërë të ditur se në kohën kur është kryer vjedhja, në banesë nuk ka qenë askush.

Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Për rastin është njoftuar edhe prokurori./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një burrë humb jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës

Published

on

Një burrë nga Kosova ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Gjakovës, pasi ishte dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit të Policisë, familjarët e kishin dërguar atë në QKMF, ndërsa me rekomandim të mjekëve ishte nisur për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Gjakovës. Gjatë rrugës, ai ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku në spital.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet se përdori pasaportë të falsifikuar

Published

on

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte falsifikuar një pasaportë dhe më pas e kishte përdorur atë për të lidhur marrëveshje me një palë tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara