Lajmet

Shtetasit e Shqipërisë të zhgënjyer me masat e qeverisë për hyrje në Kosovë

Konsiderojnë se kjo masë duhet të rishikohet sa më shpejt.

Published

on

Masa e vendosur nga Qeveria e Kosovë që çdokush që hynë në Kosovë të ketë tri dozat e vaksinës anti-COVID apo dy doza të vaksinës dhe testin PCR negativ ka revoltuar shumë qytetarët e Shqipërisë që kanë destinacion Kosovën. Në pikën kufitare në Morinë numri i atyre që ia kishin mësyrë Kosovës këtë fillimjavë nuk ishte i madh, ndërkohë që shumë nga ta u kthyen pasi nuk posedonim tri dozat e vaksinës. E posedimi i një testi PCR nga këta qytetarë po konsiderohet taksë e panevojshme. Duke mos u pajtuar me këtë vendim ata kërkonin që sa më shpejt të largohet kjo masë.

Pëllumb Jemini, i cili për shkak të punës çdo ditë detyrohet të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri konsideron se kjo masë ua vështirëson lëvizjen.

“Vështirë është, kuptohet qe është vështirë, por nuk është paraparë kjo punë tek ne hiç , nuk e di ky Albin Kurti shumë dobët, po e shajnë të gjithë dhe nuk e di se çka. Nuk e di se të juajt i lejojnë këndej e neve nuk na lejojnë andej… Patjetër që duhet të hiqet, ne jemi një nuk e di se çka bëhet kështu… Unë punoj për ditë këtu por nuk po na lejojnë tani”, tha ai.

I revoltuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës u shpreh edhe Teki Shema, i cili posedimin e tri dozave për të hyrë në Kosovë e ka konsideruar absurd. Sipas tij, kjo masë duhet të rishikohet sa më shpejt.

“Nuk e di se pse na e kanë bërë atë punë neve, kur shkon në Evropë me dy dozat dhe të hysh në Kosovë me tri doza, kurse në Shqipëri akoma nuk ka dalë vaksina e tretë, më duket shumë absurde… Dy doza kam, po provoj tash nuk e di a do të më lejojnë apo do të më kthejnë… Për neve është një tarifë e rëndë të paguajmë 20 euro për t’u futur në Kosovë dhe për t’u kthyer, kur kam dy vaksinat e bëra nuk më duket normal”, deklaroi ai.

Xhelal Xhani nga Peshkopia sot nuk u lejua që të hyjë në Kosovë përkundër që kishte tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, pasi nuk figuronte në sistem se ka marrë edhe dozën e tretë.

Shumë i mllefosur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, Xhani thotë se nuk po lejohet të marrë vajzën e tij të cilën e ka të martuar në Pejë.

“Unë kam vajzën në Pejë të martuar, ka pesë ditë dua të shkoj ta marr të vijë me kalamaj në Shqipëri, këta nuk më lënë. Kam bërë edhe dozën e tretë ‘nuk ta nxjerrë sistemi’ thotë”, theksoi Xhani.

Ndonëse kishte tre dozat e vaksinës anti-COVID, Bislim Sedës iu desh të kthehej, meqë familjari i tij nuk u lejua të hyjë në Kosovë pasi ai nuk kishte tri dozat e vaksinës dhe as testin PCR negativ.

“Ky i ka dy doza këtu dhe këtë, unë kam tri doza nuk kam problem për mua tha në rregull, por për këtë tha jo, 30 euro ka paguar”, tha ai.

Për shkak të situatës së rënduar epidemiologjike nga dita e shtunë në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID. Me masat e reja parashihet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë: certifikatën e vaksinimit me tri doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19, ose certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19.

Rishikim me urgjencë të këtyre masave gjatë ditës së djeshme ka kërkuar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovës është shënuar një rast me fatalitet si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19.

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara