Kronikë e zezë

Shtetasi i Serbisë godet me veturë një këmbësor në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për një aksident trafiku me lëndime në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas i Serbisë ka goditur një këmbësor kosovar.

Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendimin e të cilit procesi ka kaluar në procedurë të rregullt hetimore.

 

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, dy persona humbin jetën

Published

on

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, ka goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.

Vozitësi i veturës tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga autoritetet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën punëtori i KEK-ut, Haxhi Gojnovci

Published

on

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, viktima është Haxhi (Selatin) Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur më 16 gusht 2026, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të KEK-ut. Sipas Korporatës, Gojnovci ishte duke kryer detyrat e punës dhe, derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985 dhe për më shumë se katër dekada kontribuoi profesionalisht në Korporatë.

KEK-u e ka kujtuar atë me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale të ndërtuara ndër vite.

“Familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Nga Korporata kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do të njoftohet opinioni sapo të përfundojnë procedurat përkatëse mjeko-ligjore dhe veprimet e tjera nga organet kompetente./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara