Lajmet

Shtatë vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015 votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ishin 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, që i hapën rrugë Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.

Opozita ishte ajo që u tregua më e zëshmja në kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.

Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte në Kosovë vitin e kaluar ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, si dhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇk-së, Pjetër Shala.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. 

Aktualitet

Arrestohet një person për zjarrvënie

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht zyrtarët e stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Sipas hetimeve fillestare, zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Published

on

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

​Një viktimë dhe 19 raste të reja me HIV në Kosovë në vitin 2025

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend. Prej tyre, 16 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 3 të gjinisë femërore. Fatkeqësisht, është shënuar edhe 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it.

Sipas statistikave zyrtare, nga viti 1986 deri më 2025, në Kosovë janë regjistruar 234 raste të infektimit me HIV, prej të cilave 53 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e zhvillimit të AIDS-it.

Çfarë është HIV dhe si bartet?

HIV është virus që sulmon sistemin imunitar. Nëse nuk trajtohet, ai çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. Edhe pse aktualisht nuk ka shërim, me trajtim të rregullt personat që jetojnë me HIV mund të kenë një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mos e transmetojnë virusin tek të tjerët.

HIV bartet përmes:

Marrëdhënieve seksuale pa mbrojtje

Përdorimit të përbashkët të shiringave apo gjilpërave

Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes apo gjidhënies

HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, përdorimit të përbashkët të ushqimit, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave.

Si të mbroheni?

Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar – shërbime që janë falas, anonime dhe konfidenciale

Ku mund të testoheni?

Klinika Infektive në QKUK

Qendra e Studentëve – UP, Prishtinë

OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan)

CSGD – Prishtinë

IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët të informohen, të testohen dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së HIV-it në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë Celcius, kurse ato maksimale prej 34 deri në 38 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-39 km/h njofton IHMK.

 

Continue Reading

Të kërkuara