Lajmet

Shtatë të vdekur dhe 173 raste pozitive me COVID-19

Published

on

Shtatë raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 5 mijë e 95 testime prej të cilave rezultuan 173 raste pozitive me COVID-19.

Përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike, MSh-ja njoftoi se janë shëruar edhe 1 mijë e 434 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 635.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 643 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Lajmet

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë e Mbrojtjes me BE-në

Published

on

By

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar me anë të një postimi në platformën X se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me BE për çështjet e sigurisë.

Sipas tij kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes ndërsa shtoi se ajo të të forcojë gjithashtu përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin.

Në Bruksel sot ne nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më elastike!”-shkruan ministri në X.

Continue Reading

Lajmet

​Sulmi në Ibër Lepenc, Musliu tregon kush qëndron pas

Published

on

By

Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, teksa tregoi se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti gjatë raportimit.

Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb“, tha Musliu.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti.

Continue Reading

Lajmet

​Presidentja e Sllovenisë në vizitë, Policia e Kosovës njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Published

on

By

Më datë 18 dhe 19 dhjetor 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë Nataša Pirc Musar, së bashku me një delegacion shoqërues.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, sipas së cilëve gjatë kësaj vizite do të kujdesen për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se keqpërdori sigurimet e veturave, arrestohet një person

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një person me inicialet G.B i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave.

Ai dyshohet se me datën 08 dhejtor tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtarët e tij.

Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidentit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër. Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari sipas policisë në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara