Lajmet

Shtatë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 169 raste të reja nga 1 mijë e 50 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë./UBTNews

Aktualitet

​Ekskluzive: Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të FFK-së

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur ekskluzivisht, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

“Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

Shatri ka bërë thirrje që kjo të jetë një sinjal që të gjitha organizatat sportive duhet t’i respektojnë normat ligjore sepse ato janë mbi të gjithë dhe duhen respektuar nga të gjithë.

“Shpresoj shumë që njëherë e përgjithmonë organizatat sportive duhet ta kuptojnë që ligjet janë mbi të gjithë neve dhe jemi të obliguar që ato t’i respektojmë dhe unë shpresoj që komuniteti i futbollit e ka parë cilat janë problematikat që të mos kemi probleme të natyrave të tilla dhe të shkojmë së bashku drejt zhvillimit të sportit pasi që ky është edhe misioni ynë”, shtoi në fund Shatri.

Madje Shatri bëri të ditur se tashmë Federata e Futbollit i ka shpërndarë edhe ftesat për të gjithë akterët që do të jenë pjesëmarrës në këtë kuvend.

Continue Reading

Aktualitet

​Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë që gjërat të zgjasin në dialog

Published

on

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të vonesave në formimin e institucioneve në Kosovë. Megjithatë, ai theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është gjallë dhe ende aktiv.

Ai pas takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se ka biseduar lidhur me implementimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur në vitin 2023 mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen, në një adresim të shkurtër para mediave, tha se situata politike në Kosovë do të bëjë që gjërat të zgjasin më shumë në procesin e dialogut. Kosova, edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ende nuk ka formuar institucionet e reja, si pasojë e bllokadës në konstituimin e Kuvendit.

“Sapo pata një takim me z. Kurti. E takova presidenten herët në mëngjes. Jam këtu si pjesë e diskutimeve të mandatit tim se si të zbatohet marrëveshja e Ohrit, situata në terren. Sigurisht, situata politike këtu do të thotë që gjërat mund të zgjasin pak më shumë. E di këtë, kështu që ky është një takim i rregullt dhe jam shumë i lumtur që jam këtu sot dhe që më pritën në atë mënyrë siç më kanë pritur”, tha ai.

Diplomati danez, kur u pyet për statusin e dialogut Kosovë-Serbi momentalisht, tha se i njëjti është gjallë dhe aktiv.

Sorensen po qëndron për vizitë zyrtare të mërkurën në Kosovë. Kjo është vizita e tij e tretë në vend, ndërsa ditë më parë Bashkimi Evropian tha për KosovaPress, se po punojnë me palët drejt një normalizimi të plotë të raporteve Kosovë-Serbi, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Të njëjtit shtuan se mundësia e takimeve të reja trilaterale në Bruksel varet nga gatishmëria e palëve.

Rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi e ka përmendur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar, pas një bisede me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Macron ka shkruar në rrjetin social X se Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që mund të dëmtojë procesin e dialogut.Ndërkaq, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi për shkak të arrestimit në Kosovë të zyrtarit serb, Igor Popoviq, mbi akuzat për nxitje të urrejtjes dhe përçarjeve etnike. Ndërkohë, Serbia ka arrestuar ish-zyrtarin policor, Arbnor Spahiu, në muajin qershor, në lidhje me sulmin terrorist serb në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues.

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vendos transport falas për protestën e veteranëve

Published

on

By

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të gjithë autobusët e transportit publik në kryeqytet të jenë pa pagesë gjatë ditës së nesërme.

Ky vendim është marrë në mbështetje të protestës së paralajmëruar nga veteranët e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, e cila pritet të mbahet në Prishtinë.

Ky hap është interpretuar si një shenjë solidariteti me kërkesat e veteranëve të luftës, të cilët kanë kritikuar ashpër veprimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bullgaria do të presë startin e Giro d’Italia në vitin 2026

Published

on

By

Bullgaria do të presë startin e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive, Giro d’Italia (Turneu i Italisë), në vitin 2026, tha Ministri i Turizmit Miroslav Borshosh gjatë një takimi të përbashkët informues me Ministrin e Sportit Ivan Peshev në Këshillin e Ministrave.

Të mërkurën, qeveria mbështeti propozimin nga të dy ministritë për të finalizuar negociatat për organizimin e këtij eventi prestigjioz sportiv,” tha Borshosh. Në negociata, Bullgaria konkurroi me disa vende të tjera. “Ky është një event që transformon vendin që pret startin,” tha Borshosh. “Giro d’Italia do ta vendosë vendin tonë në hartën globale të turizmit dhe do ta bëjë Bullgarinë një destinacion të njohur,” shtoi ministri.

Sipas tij, përfitimet shtesë për imazhin e Bullgarisë nga ky event janë të mëdha.

Starti i Giro d’Italia (Grande Partenza) në Bullgari do të zhvillohet në vitin 2026 dhe do të përfshijë dhjetëra komuna, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e tyre, tha Borshosh, shkruan BTA.

“Gara do të përbëhet nga tre etapa, që fillojnë në një pjesë të Bullgarisë dhe përfundojnë në një tjetër. Datat dhe itineraret e sakta do të shpallen më vonë, së bashku me buxhetin, tha Borshosh.

Fillimi i Giro d’Italia, i njohur shpesh si Grande Partenza, shënon fillimin zyrtar të garës dhe është një ngjarje shumë prestigjioze. Zakonisht zhvillohet jashtë Italisë çdo disa vjet si pjesë e promovimit ndërkombëtar. Nisjet e mëparshme të huaja kanë përfshirë vende si Holanda, Izraeli, Irlanda e Veriut, Hungaria dhe Danimarka.

Continue Reading

Të kërkuara