Kulturë

Shtatë shenjat e gjuhës së trupit të cilat ju ndihmojnë të keni sukses në karrierë

Ajo që ne e quajmë përshtypja e parë, krijohet gjithmonë nga lëvizjet e trupit, gjestet dhe shprehjet e fytyrës po aq sa edhe toni i zërit.

Published

on

Gjuha e trupit dhe komunikimi jo verbal luajnë një rol të rëndësishëm në jetën profesionale, po aq sa çdo veprim tjetër që konsiderohet i rëndësishëm në këtë fushë. Ajo që ne e quajmë përshtypja e parë, krijohet gjithmonë nga lëvizjet e trupit, gjestet dhe shprehjet e fytyrës po aq sa edhe toni i zërit.

Autori dhe eksperti i gjuhës së trupit, Eliot Hoppe, thotë që janë disa këshilla që ju ndihmojnë në rritjen e mundësisë për të pasur sukses në botën e biznesit dhe karrierës, me anë të gjuhës së trupit.

Qëndrimi

Hoppe shprehet që përshtypja krijohet në katër sekondat e parë. Sipas tij, në biznes gjersa jeni duke ecur nëpër dhomë, njerëzit veçse e kanë “marrë një vendim” për ju përpara se të uleni. Prandaj, kur shkoni në një takim pune, duhet që ta keni një qëndrim të mirë. Qëndrimi drejt tregon që jeni aty me mendje dhe trup dhe keni besim në vetvete.

Shtrëngimi i duarve

A e keni menduar ndonjëherë që në bazë të përshëndetjes përdore mund ta gjeni karakterin e një personi? Po, këtë e thotë edhe eksperti i gjuhës së trupit. Duke mos marrë parasysh pandeminë që prekja u bë diçka e papëlqyeshme, në një situatë tjetër shtrëngimi i duarve është pjesë themelore e gjuhës së trupit. Nga ajo mund ta kuptoni nëse dikush është person dominat, agresiv apo pasiv. Kështu që, kujdes nëse e bëni gabimisht mund të rezultojë në anulim!

Shumë veprime mund të jenë pa qëllim, por nganjëherë ato janë shenja se çfarë një person dëshiron nga ju.

Për shembull, nëse jeni duke e përshëndetur dikë dhe nëse ai person përpiqet që ta lëvizë dorën në atë mënyrë që e tij të jetë sipër, kjo është një lojë e fuqisë, thotë autori. Po ashtu, mund të shikoni edhe se çfarë bën personi me dorën të cilën e ka të lirë! Kur ai përpiqet që me dorën e lirë që t’ua kap krahun ka po atë kuptim. Sa më lartë që bashkëvepruesi e vendosë dorën e lirë mbi krahun tuaj aq më shumë dëshiron që të jap këtë sinjal.

Gjithashtu me dorën që përshëndesni mos e mbani asnjëherë gotën, sepse ajo do ta ftohë këtë, prandaj nuk është e nevojshme që ta transmetoni të njëjtën ndjesi te të tjerët.

Prekja e fytyrës

Po çfarë tregon shprehja e fytyrës? Kjo shfaq mungesë të besimit dhe sinqeritetit. Ndërsa, prekja e buzëve është shenjë e mospajtimit.

Toni i zërit

Toni i zërit luan po ashtu një rol shumë të rëndësishëm. Nëse mendoni që ta qortoni dikë ose diçka është mirë që të keni kujdes për tonin e zërit tuaj. E nëse jeni duke marrë vendim apo dhënë ndonjë urdhër, zëri juaj duhet të jetë shënjues në fund të secilës fjali. Çfarë nëse një person ka tendenca për ta rritur zërin në fund të secilës fjali? Ai po përpiqet që ta zhgënjejë apo hidhërojë dikë.

Veshja

E kuqja dhe e verdha janë ngjyrat e pushtetit tregon eksperti i gjuhës së trupit. Por, kujdes kur i zgjedhni këto dy ngjyra për t’i veshur! Ato mund të shfaqin vetëbesim por edhe t’ju tregojnë arrogancë përballë të tjerëve.

Gjendja e pajisjeve

Kur kolegët ose bashkëpunëtorët janë përballë jush shikoni në pajisjet e tyre! A i kanë stilolapsat ose gotat përpara të përtypura? Si i mbajnë librat e tyre dhe dokumentet? Kjo tregon shumë për personin që e keni përballë, po aq mirë sa edhe vetëbesimin në rrugën e biznesit.

Pozita më e mirë

Dhe në fund, nëse doni që ta keni përshtypjen më të mirë të drejtpërdrejtë me dikë, bëni një hap të vogël në anën e majtë, kështu që syri i djathtë shikon drejtpërdrejt në syrin e djathtë të bashkëbiseduesit! /Akademi Pune

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks e Françoise Vergès

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.

Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.

Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara