Lifestyle

Shtatë shenja fizike që paralajmërojnë se jeni shumë të stresuar

Published

on

Janë shtatë simptoma fizike që mund të ndihmojnë për të zbuluar kur një person është i stresuar.

Charlotte Watts, autore e librit “The De-Stress Effect”, thotë se ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit.

Ajo shpjegon se simptomat e stresit mund të lidhen shpesh me mungesën e vitaminave dhe mineraleve.

“Gjatë periudhave të stresit përdoren më shumë lëndë ushqyese duke qenë se i gjithë sistemi imunitar, si energjia, reagimet e trurit, hormonet dhe imuniteti funksionojnë në një normë më të lartë dhe më të shpejtë”, shpjegon Watts, transmeton Ekonomia Online.

Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminave dhe mineraleve, si pasojë edhe të stresit:

Buzë të çara (vitamina B6), grindje të dhëmbëve (vitamina B5), vija të bardha tek thonjtë (zink), kapsllëk dhe diarre (magnez), gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve (vitamina C), njolla të kuqe në gjymtyrë (vitaminë E), infeksione në fyt dhe gjoks (vitamina A).

Ka gjithashtu një sërë studimesh që dokumentojnë ndikimin që stresi mund të ketë në perimetrin e belit.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se gratë të cilat përjetojnë stres nga ngjarje traumatike janë më të rrezikuara që të bëhen obeze.

Edhe pse stresi është dokumentuar gjithmonë nga shkencëtarët si shkaktare e efekteve negative, një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Illinois thonë se pak stres mund t’i bëjë mirë njeriut.

Studimi ka zbuluar se kortizoli, i quajtur shpesh “hormoni i stresit”, mund të mbrojë kundër qelizave të plakjes si dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative si alcajmeri dhe sëmundja Huntingdon.

Lifestyle

Si ta rrisni vetëbesimin? Këto janë disa teknika efektive

Published

on

Vetëbesimi është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve të suksesshme dhe mirëqenies emocionale.

Kur ndiehemi të sigurt në vetvete, kemi më shumë guxim të ndërveprojmë me të tjerët dhe të krijojmë lidhje cilësore.

Një nga bazat për këtë është inteligjenca emocionale, e cila na ndihmon të njohim dhe menaxhojmë ndjenjat tona dhe ato të të tjerëve në situata sociale.

Njohja dhe mikpritja e ndjenjave tona janë hapa të rëndësishëm për të kapërcyer ankthin social. Ushtrime si frymëmarrja e vetëreflektimi ndihmojnë në uljen e stresit para ose gjatë situatave shoqërore.

Në të njëjtën kohë, zhvillimi i aftësive komunikuese si dëgjimi aktiv dhe përdorimi i gjuhës së trupit krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të pranueshme.

Lidhjet sociale cilësore janë çelësi i një jete sociale. Krijimi i rrjeteve që bazohen në respekt e mbështetje reciproke ndihmon në ndërtimin e besimit dhe ndjenjës së përkatësisë. Në epokën dixhitale, përdorimi i rrjeteve e si LinkedIn e Instagram shërben si mjet efektiv për të zgjeruar lidhjet në mënyrë autentike.

Përballja me situata të vështira si kritika apo konflikte kërkon gatishmëri dhe menaxhim emocional.

Të mësuarit të reagosh në mënyrë konstruktive dhe të ruash qetësinë e brendshme janë aftësi që zhvillohen me kohë dhe praktikë.

Continue Reading

Lifestyle

Kujdes me planet këtë fundjavë, ja parashikimi i motit

Published

on

Sot Kosova pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në disa zona.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë, duke mbajtur ajrin të freskët dhe të pastër.

Temperaturat do të lëvizin nga 19°C deri në 24°C.

Edhe nesër do të jetë një mot i ngjashëm me temperatura që do të sillen mes 15°C dhe 26°C. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Rritja e flokëve pa kimikate: Katër vajrat natyralë më efektivë për forcim dhe rigjenerim

Published

on

Nëse doni të stimuloni rritjen e flokëve, të forconi rrënjët dhe të rigjallëroni skalpin e kokës, këto vajra duhet të bëhen aleatët tuaj.

Në një epokë kur po largohemi nga kimikatet agresive dhe po kërkojmë zgjidhje më të buta, vajrat natyralë po fitojnë vend të merituar në rutinat e bukurisë.

Flokët e shëndetshëm, të trashë dhe me shkëlqim nuk janë një ideal i paarritshëm. Vajrat kanë qenë pjesë e ritualeve tradicionale të bukurisë për shekuj me radhë, ato po konfirmohen edhe si një alternativë moderne ndaj përgatitjeve laboratorike.

Vaji i ricinit, një aleat i provuar për forcimin e rrënjëve

Një klasik me arsye. I pasur me acid ricinoleik, ka veti antiinflamatore, antibakteriale dhe stimulon mikroqarkullimin në skalpin e kokës, çka forcon rrënjët dhe nxit rritjen. Ngrohni pak disa pika, masazhon skalpin e lëreni të veprojë për 30 minuta, ideale është gjatë gjithë natës. Shpëlajeni mirë me shampo.

Vaji i kokosit, mbrojtje dhe hidratim i thellë

Për ata që kanë probleme me flokë të thatë vaji i kokosit është zgjedhja ideale. Ai depërton në boshtin e flokëve dhe e mbron atë nga humbja e proteinave, duke ruajtur elasticitetin dhe shkëlqimin e tij. Më i miri për flokë të thatë e skalp të dehidratuar, kombinoni me disa pika vaj rozmarine për efekt më të fortë.

Vaji i rozmarinës, një alternativë natyrale ndaj minoksidilit

Vaji esencial i rozmarinës është bërë viral me të drejtë, efektiviteti në stimulimin e rritjes së flokëve është i krahasueshëm me minoksidilin, por pa përbërës agresivë. Përzieni 3-5 pika vaj rozmarine me vaj bazë (jojoba, bajame ose kokos), masazhoni skalpin e kokës dy deri në tre herë në javë.

Vaji i rrodheve, një zgjidhje qetësuese për rënien e flokëve

Ideal për ata që vuajnë nga rënia e flokëve. Ai stimulon qarkullimin e gjakut, ushqen folikulat, ka efekt qetësues, ndihmon gjithashtu në luftimin e zbokthit.

Vaji i jojobës, hidratim i lehtë për çdo lloj flokësh

Vaji i jojobës është ndër vajrat më të butë e më të ekuilibruar. Përbërja e tij i ngjan sebumit natyral të lëkurës, nuk bllokon poret dhe nuk e rëndon flokun, ndërsa njëkohësisht e hidraton dhe e mbron nga tharja. Rekomandohet veçanërisht për skalpin me yndyrë, sepse siguron hidratim pa yndyrë të tepërt.

Si t’i përfshini vajrat në rutinën tuaj – pa dështuar?

Para shamponit: Aplikoni vajin e zgjedhur në skalpin e kokës dhe në gjatësinë e flokëve. Lëreni 30 minuta deri në disa orë, shpëlajeni mirë.

Në një masazh të skalpit: Masazhi i rregullt me vaj të ngrohtë stimulon mikroqarkullimin dhe rritjen.

Si mbrojtës për majat: Pas larjes, aplikoni një ose dy pika në maja për t’i mbrojtur nga tharja dhe këputja.

Continue Reading

Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Ndërkaq, pritet të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Continue Reading

Të kërkuara