Kronika e zezë

Shtatë azilkërkues u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu kampin “Belvedere”

Published

on

Shtatë persona janë lënduar nga flakët e zjarrit që kanë kapluar sot në mëngjes një pjesë të kampit “Belvedere” në Mitrovicë, që shërben për njësitë speciale operative të policisë së Kosovës, e ku janë strehuar para pak muajsh azilkërkues nga shtetet e Lindjes.

Njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar me kohë, ndërsa deri në kohën kur po raportojmë nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili nuk pranoi të flasë para kamerës, ka bërë të ditur për KosovaPress se sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në kampin ku janë të vendosur disa azilkërkues, ka shpërthyer një zjarr me ç’rast janë lënduar disa persona.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet, dhe deri tash nuk dihet shkaku i këtij incidenti.

Ndërkaq, Nita Mustafa, zëdhënëse e spitalit rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka konfirmuar se në emergjencën e këtij spitali sot janë trajtuar shtatë persona, pesë nga të cilët shtetas të Marokos, ndërsa dy të tjerë shtetas të Libisë.

Sipas saj, lëndimet që kryesisht ishin nga flakët, kanë qenë të lehta dhe personat në fjalë pas trajtimit janë liruar menjëherë.

“Sot rreth orës 6:30 në spitalin tonë janë trajtuar gjithsej shtatë persona, shtetas të huaj, përkatësisht marokienë dhe libianë, të cilët kishin plagë të lehta nga flakët e zjarrit. Të gjithë pacientët pas trajtimit dhe në shoqërim të policisë janë liruar në gjendje të mirë”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Ndryshe, në kampin Belveder në Mitrovicë, aktualisht ndodhen 41 refugjatë nga Siria, Maroko, Libia, Algjeria, Somalia dhe Palestina.

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara