Lajmet

Shri Lankë: Kryeministri emërohet ushtrues detyre i presidentit

Presidenti Rajapaksa iku nga Shri Lanka për në Maldive me avion ushtarak.

Published

on

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe është emëruar ushtrues detyre i presidentit, njoftoi kryeparlamentari.

Ky zyrtar thotë se presidenti Gotabaya Rajapaksa e informoi atë për emërimin sipas nenit 37.1 të Kushtetutës së Shri Lankës.

Presidenti Rajapaksa iku nga Shri Lanka për në Maldive me avion ushtarak./UBTNews/

Lajmet

Haradinaj: Ofrojmë mbështetje për deputetet Selimi ose Bogujevci

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshime në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit pa një marrëveshje paraprake mes partive.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur emrat e deputeteve Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Haradinaj tha se kjo është një shenjë favori nga ana e AAK-së dhe beson se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë për këtë ofertë.

“Përderisa nuk ka marrëveshje, situata mbetet e njëjtë. Shpresojmë të kemi kohë për të propozuar kandidatin, në këtë rast Selimin ose Bogujevcin, dhe jemi të gatshëm t’i votojmë. Kemi ofruar këtë favor edhe si opozitë, dhe mendoj se është një ofertë e mirë që Kurti duhet ta marrë parasysh,” tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Nuk priten ndryshime nga seanca konstituive

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka shprehur skepticizëm për seancën konstituive të sotme në Kuvend, duke thënë se nuk pret asgjë të re pasi nuk ka ndryshim të rrethanave që do të ndikonte në rezultat.

Para mediave, Zogaj e ka quajtur situatën “të turpshme” dhe ka theksuar se seancat aktuale nuk po arrijnë të dalin nga ngërçi politik.

“Ideja e seancave është të ushtrohet presion për të gjetur një zgjidhje, por deri tani këto takime nuk kanë sjellë rezultate. Ekziston një hendek i madh mes Vetëvendosjes dhe LDK-së,” tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Gruda: VV po i mban peng institucionet për shkak të një emri

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të tërheqë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Para nisjes së seancës parlamentare të hënën, Gruda tha se Vetëvendosje po i mban peng institucionet duke insistuar për kandidaturën e Haxhiut. Ai shtoi se edhe në rast të zgjedhjes së saj, VV nuk ka plane konkrete për çështje ekonomike, si rritja e pagave apo ulja e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne mund të kishim refuzuar të votojmë çdo kandidat të VV-së, por duke qenë se i duhen votat tona, kemi kërkuar që të ndryshohet kandidati,” tha Gruda. Ai nënvizoi se PDK nuk do të votojë nën presion apo në mënyrë të fshehtë, duke akuzuar drejtuesit e VV-së për shkelje të Kushtetutës.

Deputeti tha se VV po pretendon se ka fituar zgjedhjet, por në të njëjtën kohë po pengon funksionimin e institucioneve në mënyrë që ai e quajti “kundërkushtetuese”.

Gruda e përshkroi situatën si “absurde”, duke kritikuar prioritizimin që VV i jep një kandidati të vetëm për kryetar të Kuvendit

Continue Reading

Lajmet

Qarkullim i ndërprerë nesër në një pjesë të rrugës Klinë–Gjurgjevik

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të martën do të realizohet një minimi i masave shkëmbore në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9, në segmentin Kijevë–Dollc.

Për shkak të këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në pjesën e rrugës që shtrihet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Sipas njoftimit, ndërprerja e qarkullimit do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e pastrimit të zonës dhe rihapjen e rrugës për qarkullim.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë drejtim gjatë orëve të pasdites, që të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.

Continue Reading

Të kërkuara