Lajmet

Shqyrtohen tri raporte të auditimit, këto janë të gjeturat

Published

on

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, raportin e auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, si dhe raportin e auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023.

Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami ka thënë se raportet nga këto tri institucione janë me opinion të pamodifikuar.

Sa i përket raportit të auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, Bajrami u shpreh se ky raport ka rezultuar me një gjetje të vetme dhe ajo ka të bëjë me funksionimin e pozitave të larta udhëheqëse me ushtrues detyre.

“Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë raport të pamodifikuar, ky raport ka rezultuar me një gjetje të vetme dhe gjetja ka të bëjë me funksionimin e pozitave të larta udhëheqëse me ushtrues detyre. Pozita e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave funksionon me ushtrues detyre për një periudhë të gjatë, saktësisht nga korriku i vitit 2021 dhe ju e dini që kjo nuk është e lejuar as me Ligjin për zyrtarët publik”, tha Bajrami.

Edhe sa i përket raportit të auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, Bajrami ka thënë se janë dy gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me moskryerjen e inventarizimit të pasurisë brenda afatit ligjor.

“Raporti i auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe tek ky institucion ka opinion të pamodifikuar. Tek ky raport janë dy gjetje, njëra ka të bëjë me mosrespektim të procedurave për servisim të automjeteve, gjetja tjetër ka të bëjë me moskryerjen e inventarizimit të pasurisë brenda afatit ligjor”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa, ka shtuar se edhe raporti i auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023, ka opinion të pamodifikuar dhe se janë tri gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me zotimin e mjeteve dhe nxjerrjen e urdhërblerjes pas pranimit të faturës në gjashtë pagesa.

“Ky raport gjithashtu ka opinion të pamodifikuar, i ka tri gjetje. Gjetja parë ka të bëjë me zotimin e mjeteve dhe nxjerrjen e urdhërblerjes pas pranimit të faturës në gjashtë pagesa në vlerë prej 4 mijë e 952 euro, zotimi i mjeteve dhe urdhërblerjet ishin proceduar pasi ka ardhur fatura, kjo ka ndodhë për shkak moszbatimit të procedurave ligjore për shpenzimet e parasë publike nga ana e zyrtareve përgjegjës. Gjetja e dytë ka të bëjë me protokollimin e faturave të pranuara, në dy raste në vlerë të pagesave 3 mijë e 300 euro janë realizuar pagesa bazuar në fatura të cilat nuk kanë qenë të protokolluara nga organizata. Dhe gjetja tjetër është mospërdorimi i sistemit të pasurisë, pra ZRRE regjistrimin e pasurisë jo kapitale dhe stoqet i mban të regjistruara në formatin e brendshëm në Excel”, tha Bajrami.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara