Lajmet

Shqyrtohen tri raporte të auditimit, këto janë të gjeturat

Published

on

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, raportin e auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, si dhe raportin e auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023.

Kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami ka thënë se raportet nga këto tri institucione janë me opinion të pamodifikuar.

Sa i përket raportit të auditimit për Komisionin e Pavarur për Media për 2023, Bajrami u shpreh se ky raport ka rezultuar me një gjetje të vetme dhe ajo ka të bëjë me funksionimin e pozitave të larta udhëheqëse me ushtrues detyre.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë raport të pamodifikuar, ky raport ka rezultuar me një gjetje të vetme dhe gjetja ka të bëjë me funksionimin e pozitave të larta udhëheqëse me ushtrues detyre. Pozita e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave funksionon me ushtrues detyre për një periudhë të gjatë, saktësisht nga korriku i vitit 2021 dhe ju e dini që kjo nuk është e lejuar as me Ligjin për zyrtarët publik”, tha Bajrami.

Edhe sa i përket raportit të auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për 2023, Bajrami ka thënë se janë dy gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me moskryerjen e inventarizimit të pasurisë brenda afatit ligjor.

Raporti i auditimit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe tek ky institucion ka opinion të pamodifikuar. Tek ky raport janë dy gjetje, njëra ka të bëjë me mosrespektim të procedurave për servisim të automjeteve, gjetja tjetër ka të bëjë me moskryerjen e inventarizimit të pasurisë brenda afatit ligjor”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa, ka shtuar se edhe raporti i auditimit për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për 2023, ka opinion të pamodifikuar dhe se janë tri gjetje, njëra ndër to ka të bëjë me zotimin e mjeteve dhe nxjerrjen e urdhërblerjes pas pranimit të faturës në gjashtë pagesa.

Ky raport gjithashtu ka opinion të pamodifikuar, i ka tri gjetje. Gjetja parë ka të bëjë me zotimin e mjeteve dhe nxjerrjen e urdhërblerjes pas pranimit të faturës në gjashtë pagesa në vlerë prej 4 mijë e 952 euro, zotimi i mjeteve dhe urdhërblerjet ishin proceduar pasi ka ardhur fatura, kjo ka ndodhë për shkak moszbatimit të procedurave ligjore për shpenzimet e parasë publike nga ana e zyrtareve përgjegjës. Gjetja e dytë ka të bëjë me protokollimin e faturave të pranuara, në dy raste në vlerë të pagesave 3 mijë e 300 euro janë realizuar pagesa bazuar në fatura të cilat nuk kanë qenë të protokolluara nga organizata. Dhe gjetja tjetër është mospërdorimi i sistemit të pasurisë, pra ZRRE regjistrimin e pasurisë jo kapitale dhe stoqet i mban të regjistruara në formatin e brendshëm në Excel”, tha Bajrami.

Vendi

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Rajoni

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara