

Lajmet
Shqyrtimi i buxhetit 2025, Hoti: Ka së paku dy shkelje ligjore
Published
4 months agoon
By
UBTnewsDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore duhet të shqyrtohet si një dokument i përkohshëm pasi siç tha ai, qeveria e ardhshme do të ndryshojë në zgjedhjet e shkurtit.
Hoti ka thënë se buxheti ka shumë mangësi, derisa ka kritikuar Qeverinë për mospërmbushje të premtimeve.
Ai ka shtuar se kryeministrit, Albin Kurti në fjalimin para deputetëve përmendi elementë të caktuar të buxhetit, porse nuk përmendi ato të mëhershmet që janë premtuar dhe nuk janë realizuar.
“Besoj se këtë ne duhet ta shqyrtojmë si dokument të përkohshëm, pasi sigurt Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë. Në arsim 160 çerdhe, shujta për nxënës, në shëndetësi sigurime shëndetësore dhe sistemin informatik shëndetësor, asnjë nuk është realizuar. Te privatizimi, rishikimi i privatizimeve, fondi sovran dhe banka zhvillimore. Buxheti gjatë këtij mandati qeverisës 11. 4 miliardë euro, ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimeve kapitale. Janë rreth 520 milionë euro subvencione. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar… Kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë euro”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore, tek tatimi në pronë dhe ligji i pagave.
“Ky buxhet ka së paku dy shkelje ligjore, tek tatimi në pronë dhe ligji i pagave. Ky buxhet tregon abuzimin e qeverisë me autorizimet e veta ligjore, në veçanti duke lënë zërat e paspecifikuar në buxhet tek subvencionet dhe tek zërat e tjerë, por e mira është se ky buxhet është tranzitor”, ka shtuar Hoti.
Aktualitet
Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë
Published
2 minutes agoon
March 21, 2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka filluar implementimi i planeve “Semafori” dhe “Droni” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të kryeqytetit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se deri me datën 17 mars gjatë implementimit të planeve janë shqiptuar 1,233 gjoba.
Nga këto 38 gjova janë shqiptuar për mosrespektim të semaforit, 26 gjoba për përdorim të telefonit, 171 gjova për rrip të sigurisë, si dhe 66 gjoba për automjete pa regjistrim (të identifikuara nga vetura inteligjente).
Ndër tjera, shtohet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.
Lajmet
Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë
Published
1 hour agoon
March 21, 2025By
UBTNews
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është larguar nga shtëpia në Burojë të Skenderajt.
Thaçi pritet të qëndrojë dy ditë në Kosovë, në zyret e EULEX-it.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait dhe tri ditë pas varrimit.
“Te varri i yt erdha i fundit, babë”, shkroi ish-presidenti Hashim Thaçi, në kurorën të cilën e la të premten mbi varrin e babait të vet në Burojë të Skenderajt.
“Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është mesazhi i ish-presidentit.
Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimi ne babait të vet të martën.
Ai mbërriti të premten më 21 mars në fshatin e tij rreth orës 11:00, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale konfirmoi vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, për të shkuar të varri i babait të vet si dhe për të takuar familjen e ngushtë.
“Gjatë vizitës, i akuzuari do të vazhdojë të mbahet në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara”, tha gjykata në një deklaratë publike të premten më 21 mars.
Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Lajmet
Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare
Published
2 hours agoon
March 21, 2025By
UBTnews
Në tryezën e Dialogut Ndërfetar u tha se Kosova ka një trashëgimi të gjatë ndërfetare e cila duhet të forcohet gjithnjë e më shumë. Kjo tryezë me temën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, u organizua nga Fondacioni “Drita” dhe u mbajt në Katedralen e Prishtinës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se historia e popullit shqiptar tregon se në asnjë moment të historisë nuk mund të gjendet një konflikt i cili ka bazë fetare.
Ai tha se dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar duhet sa më shumë të shpërndahet.
“Historia jonë e gjatë e një populli të përvuajtshëm tregon se në asnjë moment të historisë sonë nuk mund të gjejmë një konflikt i cili ka bazë fetare në popullin tonë. Modeli shqiptar vërtetë që ekziston ai edhe duhet të përdoret dhe të përhapet akademikët duhet të prodhojnë sa më shumë literaturë për këtë model sepse ky model është i vërtetë dhe është pasuri që e kemi dhe duhet ta shpërndajmë dhe ndajmë me të tjerët”, theksoi ai.
Presidenti i Fondacionit “Drita”, Zef Gashi u shpreh se Kosova ka një histori të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare dhe ndër-etnike e cila duhet të forcuar gjithnjë e më shumë.
“Në këtë kohë kur bota përballet me sfidat të shumta përçarje, konflikte me tendenca për të rënë dallimet mbi atë që na bashkon, ne sot dërgojmë një mesazh të qartë dialogu është rruga e vetme për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë dhe paqedashëse. Modeli ynë i unitetit të përbashkët, respekti për të dallueshme është mënyra më e mirë për të motivuar shoqërinë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë se Kosova dhe populli i saj ka një histori të gjatë të bashkëjetesës dhe respektit mes festimeve të ndryshme dhe etnive të shumta. Kjo është një trashëgimi e çmuar që jo do të duhej të ruhej, por edhe të forcohet gjithnjë e më shumë”, theksoi ai.
Delegati Apostolik i Vatikanit, Jean Marie Speich u shpreh se për lumturi, harmoni e bashkëjetesë duhet dialog për të ecur përpara.
“Zgjidhja e lumturisë, bashkëjetësës, harmonisë nuk është vetëm në aspektin politik e ekonomik, por gjithashtu në dialog, në bashkë ezkistencën paqësore në mes të përfaaqësuesve të kulturave të ndryshme dhe fetare të cilat ekzistojnë në Ballkan. Selia e shenjt promovon dialogun ndërfetar për kohë të gjatë si kishë katolike në kontestin ndërfetar dhe ne mundohemi që të zhvillojmë dialog në shumë mënyra”, theksoi ai.
Lajmet
Osmani: Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohërat që Serbia pyetet
Published
2 hours agoon
March 21, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është veprim kërcënues për ata.
E para e vendit foli rreth kësaj teme pas një ngjarje të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.
“Marrëveshja trilaterale midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë që t’i ndihmojmë njëra tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Pra, për ta mbrojtur vetën dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të një kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe parimit të fqinjësisë së mirë, në të drejtën ndërkombëtare, por po ashtu në praktikën e NATO-s. Ka shumë shtete që janë anëtare të NATO-s, por nënshkruajnë marrëveshje bilaterale ose traktate me shtetet e tjera. Është një praktikë që ndodhë tërë kohën brenda shteteve të NATO-s që besojë në vlerat e njëjta. Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996. Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia”, tha Osmani.
Ndër të tjera, Osmani tha se historikisht shtetet agresore siç është Serbia dhe Rusia, vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima.
“Është interesante që historikisht shtetet agresore siç janë Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima. Nëse i shini deklarimet e tyre qesharake përkundër faktit që kanë një histori sulmesh, pushtimesh, histori gjenocidi, luftërash që i kanë shkaktuar vetë, shtete agresore si Serbia e Rusia paraqiten se kinse dikush po i sulmon ata. Në historinë e ekzistimit tonë, ne nuk e kemi sulmuar kurrë askënd. Në historinë e kombit tonë, shqiptarët dhe Kosova në veçanti gjithmonë e kanë mbrojtur vetën”, tha Osmani.
Të martën e 18 marsit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, u nënshkrua deklarata e përbashkët trepalëshe midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Kjo marrëveshje synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë

Stafi i UBT-së ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Thaçi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Burojë

Lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

Qeveria turke paralajmëron opozitën kundër thirrjeve për protesta

Zelensky: Rusia sulmoi mbrëmë Ukrainën me mbi 200 dronë, zjarri shkaktoi të plagosur

Konjufca: Asnjë konflikt në historinë tonë nuk ka bazë fetare

Osmani: Kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohërat që Serbia pyetet

Kosova e qëndrueshme ndërtohet me inxhinierët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë