Sport

Shqipëria konfirmon edhe miqësoren e tretë

FSHF ka bërë me dije se “kuqezinjtë” do të përballen me Katarin në Marbella të Spanjës.

Published

on

Përveç ndeshjeve kundër Italisë dhe Armenisë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka konfirmuar edhe miqësoren e tretë të muajit nëntor për Kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria do të përballet me Italinë më 16 nëntor, kurse tre ditë më vonë zhvillon ndeshje kundër Armenisë.

Tani, FSHF ka bërë me dije se “kuqezinjtë” do të përballen me Katarin në Marbella të Spanjës, ku ndeshja do të zhvillohet më 9 nëntor me fillim nga ora 18:30.

Të dyja federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve.

Takimi i parë mes Shqipërisë dhe Katarit u zhvillua në muajin maj të vitit 2012, ku asokohe “kuqezinjtë” shënuan fitore 2:1 falë golave nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Ndeshja e dytë u zhvillua më 22 maj të vitit 2016 në Austri, ku miqësorja përfundoi me fitore 3:1 të kombëtares shqiptare me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadiku.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ndodhi në miqësoren me Arabinë Saudite.

Sport

FIFA ia ndalon klubit francez transferimin për tre afate kalimtare, shkak borxhet

Published

on

FIFA ka vendosur që Lyoni nuk do të mund të bëj transferime në tre afatet e ardhshme.

Masa disiplinore kundër klubit francez rrjedh nga një borxh i papaguar prej vetëm 2,000 eurosh që lidhet me komisionet e papaguara të transferimeve.

Ky ndalim transferimesh do të mbetet në fuqi deri në afatin kalimtar të verës 2026.

Megjithatë, Lyon këmbëngul se çështja është zgjidhur dhe shuma është paguar plotësisht.

Kujtojmë se, Lyon përfundoi i gjashti në renditjen e Ligue 1 të sezonit të kaluar.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Raul Gonzalez largohet nga Real Madrid

Published

on

Raul nuk do të vazhdojë tek Real Madrid Castilla, pra ka dhënë dorëheqje.

Në këtë mënyrë, trajneri përfundon një periudhë gjashtëvjeçare në krye të ekipit rezervë të Real Madridit.

Që atëherë, ai ka arritur të menaxhojë 209 ndeshje, me një rekord prej 82 fitoresh, 70 barazimesh dhe 57 humbjesh.

Raul do të zëvendësohet në këtë pozicion nga Arbeloa , i cili kalon te Castilla nga ekipi Juvenil A, ku ka pasur tre vite të suksesshme.

Continue Reading

Sport

“Njeriu i Everestit” thyen rekord me ngjitjen e 31-të

Published

on

Nepalezi Kami Rita, i njohur edhe si “Njeriu i Everestit”, është ngjitur në malin Everest për herë të 31-të, duke thyer rekordin e tij për ngjitjet më të shumta në majën më të lartë në botë.

55-vjeçari, i cili po udhëhiqte një grup zyrtarësh të ushtrisë indiane në mal, arriti majën e saj prej 8,894 metrash në orën 04:00 sipas orës lokale të martën

“Sherpa Kami Rita nuk ka nevojë për prezantim. Ai nuk është vetëm një hero kombëtar i ngjitjes, por një simbol global i vetë Everestit”, tha organizatori i ekspeditës Seven Summit Treks në një deklaratë, raporton BBC.

Rita u ngjit për herë të parë në majën e Everestit më 1994 duke udhëhequr një ekspeditë tregtare dhe e ka arritur majën pothuajse çdo vit që atëherë. Ai e ngjiti atë dy herë në disa vite, si në vitin 2023 dhe 2024.

Konkurrenti më i afërt për rekordin e Everestit është sherpazi nepalez Pasang Dawa, i cili e ngjiti majën 29 herë – përpjekja e fundit e bërë javën e kaluar. Kami Rita më parë u ka thënë mediave se si ngjitjet e tij janë thjesht punë.

“Jam i lumtur për rekordin, por rekordet përfundimisht thyhen”, i tha ai AFP-së në maj të vitit të kaluar. “Jam më i lumtur që ngjitjet e mia ndihmojnë Nepalin të njihet në botë”.

Ky sukses i Kami vjen një javë pasi alpinisti britanik Kenton Cool u ngjit në majë të Everestit për herë të 19-të, duke thyer gjithashtu rekordin e tij për numrin më të madh të ngjitjeve për një jo-sherpa.

Më shumë se 500 njerëz dhe guidat e tyre janë ngjitur me sukses në Everest këtë sezon ngjitjeje, i cili po i vjen fundi.

Nepali lëshoi ​​më shumë se 1,000 leje ngjitjeje këtë sezon – duke përfshirë Everestin dhe maja të tjera – sipas departamentit të turizmit. Numri i përpjekjeve për në majën e Everestit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Megjithatë, kjo ka çuar në shqetësime rreth mbipopullimit dhe ndikimit në mjedis.

Continue Reading

Sport

Fisnik Asllani dhe klubi i tij Elversberg nuk ia dalin të promovohen në Bundesliga

Published

on

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani dhe klubi i tij Elversberg, nuk ia kanë arritur qëllimit që të promovohen në Bundesliga. 

Sot (e hënë) Elversbergu e zhvilloi ndeshjen e kthimit ndaj Heidenheimit në përballjen e barazhit e cila do të dhuronte ekipin që do të luante në elitën e futbollit gjerman sezonin e ardhshëm. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Në atë sfidë Asllani ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi kishte kontribuar me një gol dhe një asistim.

Ndërkaq, në sfidën e kthimit ylli dardan ishte i pafat, pasi në minutën e 49-të atij iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Heidenheimi arriti të shënojë në minutën e 95-të të takimit për të marrë fitoren me rezultat 2-1, duke siguruar kështu mbetjen në elitë me rezultat të përgjithshëm 4-3.  Në nivel personal për Asllanin ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm pasi ai kishte prodhuar shifra fantastike.

22-vjeçari pati 33 paraqitje për klubin këtë edicon, ku ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë tetë asistime.

Continue Reading

Të kërkuara