Sport

Shqipëria kërkon rikthimin në krye të Grupit C1, pret San Marinon

Published

on

Shqipëria do të kërkojë të rikthehet në krye të Grupit C1 të Ligës së Kombeve të UEFA-s, teksa në shtëpi pret San Marinon, përfaqësuesen që ende nuk ka marrë asnjë pikë në këtë edicion.

Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës. Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi, por kartoni i kuq i marrë menjëherë pas golit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Finlanda e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti ta përmbysë rezultatin për të marrë tri pikët.

Kjo ishte humbja e parë e Shqipërisë në këtë edicion dhe bëri që Finlanda të ngjitej në krye të grupit. Megjithatë, gara për vendin e parë mbetet e hapur dhe kuqezinjtë kanë ende mundësi të rikthehen në pozitën e kreut dhe të synojnë ngjitjen automatike në Ligën B.

Në këtë aspekt, sfida ndaj San Marinos shihet si një mundësi e artë për Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë dy nga tri ndeshjet e fundit në shtëpi dhe një fitore në këtë përballje do t’u jepte një shtysë të rëndësishme në garën për kreun e grupit.

Për Shqipërinë ekziston edhe një tjetër motiv. Një triumf ndaj San Marinos do t’i mundësonte të fitonte dy ndeshje radhazi në shtëpi për herë të parë që nga tetori i vitit 2023. Gjithashtu, kjo do të ishte fitorja e katërt radhazi në shtëpi për kuqezinjtë në Ligën C.

Në anën tjetër, San Marino po kalon një tjetër fushatë të vështirë në arenën ndërkombëtare. Përfaqësuesja e vogël i ka humbur të tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani, pa arritur të shënojë asnjë gol, dhe ndodhet në fund të Grupit C1.

Humbja e fundit 4-0 ishte një tjetër goditje për San Marinon, i cili nuk ka fituar në 17 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Gjatë kësaj serie, ata kanë regjistruar vetëm një barazim dhe 16 humbje, ndërsa kanë shënuar vetëm gjashtë gola dhe kanë pranuar plot 63.

Megjithatë, San Marino e ka të sigurt qëndrimin në Ligën C, pasi në këtë edicion nuk parashihet rënia nga ky nivel i garës. Për këtë arsye, objektivi kryesor i tyre mbetet kërkimi i një rezultati pozitiv dhe përmirësimi i paraqitjeve në ndeshjet e mbetura.

Sa i përket Grupit C1, Finlanda aktualisht mban kreun pas fitores ndaj Shqipërisë, ndërsa kuqezinjtë janë në ndjekje dhe kanë mundësi të rikthehen në pozitën e parë me rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme.

Për Shqipërinë, sfida ndaj San Marinos nuk është thjesht një mundësi për të marrë tri pikë. Një fitore do të ishte një hap i rëndësishëm drejt objektivit për ta mbyllur ciklin në vendin e parë të Grupit C1 dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B.

Ndeshja Shqipëri – San Marino nis në ora 20:45.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara