Lajmet

Shqipëria furnizon Perëndimin me bimë mjekësore

Rreth 30 kompani shqiptare janë të autorizuara për të eksportuar bimët mjekësore.

Published

on

Aromat dhe ngjyrat e sherbelës, trumzës, livandës dhe kokoçelit janë përhapur nëpër livadhet e Shqipërisë, prej së cilës, që kur shpërtheu pandemia, shtetet perëndimore po kërkojnë gjithnjë e më shumë bimë mjekësore.

Në Sheqeras, rrëzë Malit të Thatë në jugun e Shqipërisë, është koha e kokoçelit, një bimë tradicionalisht e çmuar për shkak të aftësisë së saj për të forcuar metabolizmin dhe rezistencën ndaj infeksioneve.
1Në Sheqeras, rrëzë Malit të Thatë në jugun e Shqipërisë, është koha e kokoçelit, një bimë tradicionalisht e çmuar për shkak të aftësisë së saj për të forcuar metabolizmin dhe rezistencën ndaj infeksioneve.
Herët në mëngjes, para zhegut të ditës, dhjetëra gra, me kapela, mbledhin me duar lulet e famshme të kaltra, të cilat i joshin fluturat dhe bletët.
2Herët në mëngjes, para zhegut të ditës, dhjetëra gra, me kapela, mbledhin me duar lulet e famshme të kaltra, të cilat i joshin fluturat dhe bletët.
Kokoçeli më pas thahet në dhoma të errëta, për ta ruajtur ngjyrën e tij, para se të dërgohet për t’u shitur jashtë vendit.
3Kokoçeli më pas thahet në dhoma të errëta, për ta ruajtur ngjyrën e tij, para se të dërgohet për t’u shitur jashtë vendit.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka qenë njëra ndër prodhueset më të mëdha në Evropë të bimëve mjekësore, kryesisht të bimëve të egra, që kultivohen nëpër ultësira.
4Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka qenë njëra ndër prodhueset më të mëdha në Evropë të bimëve mjekësore, kryesisht të bimëve të egra, që kultivohen nëpër ultësira.
Rreth 95 për qind e këtyre bimëve mjekësore eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi, në Zelandën e Re, në Francë, në Gjermani apo në Itali.
5Rreth 95 për qind e këtyre bimëve mjekësore eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi, në Zelandën e Re, në Francë, në Gjermani apo në Itali.
Kërkesat janë rritur që kur pandemia e koronavirusit ka shtuar interesimin në bimët mjekësore, të cilat besohen se forcojnë sistemin e imunitetit, dhe për shkak të entuziazmit gjithnjë e më të madh për produkte natyrore dhe organike.
6Kërkesat janë rritur që kur pandemia e koronavirusit ka shtuar interesimin në bimët mjekësore, të cilat besohen se forcojnë sistemin e imunitetit, dhe për shkak të entuziazmit gjithnjë e më të madh për produkte natyrore dhe organike.
Më 2020, Shqipëria ka eksportuar më shumë se 14.000 tonë bimë mjekësore dhe aromatike, me vlerë prej 50 milionë eurosh. Shifrat e 2020-ës ishin për 15 për qind më të larta se të vitit paraprak, sipas të dhënave zyrtare.
7Më 2020, Shqipëria ka eksportuar më shumë se 14.000 tonë bimë mjekësore dhe aromatike, me vlerë prej 50 milionë eurosh. Shifrat e 2020-ës ishin për 15 për qind më të larta se të vitit paraprak, sipas të dhënave zyrtare.
Trendi po vazhdon, teksa eksportet janë rritur për 20 për qind në tre muajt e parë të 2021-tës, në krahasim me një vit më parë.
8Trendi po vazhdon, teksa eksportet janë rritur për 20 për qind në tre muajt e parë të 2021-tës, në krahasim me një vit më parë.
Rritja e interesimit në Perëndim për bimët mjekësore është e mirëpritur në njërin prej vendeve më të varfra të Evropës, me popullsi prej 2.8 milionë banorësh, i cili është shumë i varur nga turizmi në brigjet e Adriatikut, që janë goditur shumë nga pandemia.
9Rritja e interesimit në Perëndim për bimët mjekësore është e mirëpritur në njërin prej vendeve më të varfra të Evropës, me popullsi prej 2.8 milionë banorësh, i cili është shumë i varur nga turizmi në brigjet e Adriatikut, që janë goditur shumë nga pandemia.
Bimët mjekësore të shitura në Perëndim sigurojnë jetesën për nja 100.000 shqiptarë, të cilët vetë i kanë përdorur ato prej kohësh si ilaçe tradicionale.
10Bimët mjekësore të shitura në Perëndim sigurojnë jetesën për nja 100.000 shqiptarë, të cilët vetë i kanë përdorur ato prej kohësh si ilaçe tradicionale.
“Kokoçeli është më i shtrenjti aktualisht; një kilogramë lulesh të thara shiten për rreth 30 orë”, tregon Altin Xhaja, kultivues i bimëve të egra.
11“Kokoçeli është më i shtrenjti aktualisht; një kilogramë lulesh të thara shiten për rreth 30 orë”, tregon Altin Xhaja, kultivues i bimëve të egra.
Rreth 30 kompani shqiptare janë të autorizuara për të eksportuar bimët mjekësore, që përdoren për luftimin e inflamacioneve dhe sëmundjeve, por edhe për heqjen e stresit. Ato përdoren për të prodhuar çaj të pasur me vitamin C, si dhe antioksidues, vajra dhe kremra.
12 Rreth 30 kompani shqiptare janë të autorizuara për të eksportuar bimët mjekësore, që përdoren për luftimin e inflamacioneve dhe sëmundjeve, por edhe për heqjen e stresit. Ato përdoren për të prodhuar çaj të pasur me vitamin C, si dhe antioksidues, vajra dhe kremra.

Evropaelire.org

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara