Lajmet

​Shqipëri: Pesë vatra zjarri të raportuara, tre aktive dhe dy në monitorim

Published

on

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Shqipëri (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë -Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara