Lajmet

Shqipëri: Pas 20 vitesh në kafazin e restorantit, lirohet ariu i murrmë

Ai po shkon drejt një jete më të mirë në një strehë austriake.

Published

on

Deri më tani ai e ka kaluar jetën duke argëtuar vizitorët në restorantin Sofra e Ariut në Tiranë së bashku me motrën e tij, Lizën.

Por të mërkurën, nën anestezi të rëndë, ai filloi udhëtimin e tij për në strehën e Aberbasch në Austrinë veriore, falë grupit të mirëqenies së kafshëve Four Paws.

Megjithatë, operacioni i tyre i shpëtimit erdhi shumë vonë për motrën e tij. Ajo vdiq dy vjet më parë.

Të dy arinjtë u sollën në restorant si këlyshë dy dekada më parë pasi nëna e tyre u qëllua për vdekje, sipas pronarëve të atëhershëm.

Atje ata jetonin në një kafaz prej rreth 100 metrash katrorë, me dysheme betoni, në kushte të këqija dhe me një dietë joadekuate, tha Sajmir Shehu, koordinator i projektit “Four Paws” në Shqipëri.

Tani Marku, me 250 kilogramë është mbipeshë dhe ka vështirësi në lëvizje. Për shkak të mërzisë dhe stresit ai ka pasur çrregullime ankthi, duke u bërë më agresiv.

Dhe gjendja e tij u përkeqësua edhe në vitin 2020 kur Liza vdiq.

“Marku nuk mund të ndalonte së qari për dy ose tre muaj”, tha për AFP Hiqmet Murati, rojtari i arinjve për 20 vjet.

Pronarët e tyre madje e lanë çiftin të çiftëzohej, por asnjë nga këlyshët nuk mbijetoi sepse prindërit e tyre të stresuar i kafshuan për vdekje, shtoi ai.

Si pasojë e keqtrajtimit të tij, ariu ka nevojë për kujdes urgjent për të mbijetuar, tha Shehu.

Dieta e tij e dobët dhe 20 vjet në kafaz do të thotë se ai vuan nga problemet e kyçeve, muskujve, syve dhe organeve vitale, sipas ekspertëve të Four Paws.

Pasi të jetë në vend tjetër, Marku do të marrë kujdesin veterinar dhe ushqimin e duhur që i nevojitet “në mënyrë që të shërohet shpejt dhe të shijojë një jetë të denjë për ariun”, tha Shehu.

Por halli i këtij ariu nuk është i vetmi rast me të cilin është dashur të përballet Four Paws, tha Shehu, i cili është ekspert i biodiversitetit.

Kjo është kafsha e 34-të e egër që organizata me ndihmën e bashkëpuntorëve të saj është shpërngulur jashtë Shqipërisë, tha ai.

“Nevojitet gjithashtu veprim urgjent kundër rritjes së tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra në vend”, tha koordinatorja e Four Paws, Magdalena Scherk-Trettin.

Autoritetet në Shqipëri thonë se po shqyrtojnë hapjen e një strehe për kafshët e egra të konfiskuara.

Four Paws thotë se Marku është i fundit nga të ashtuquajturit “arinjtë e restorantit” në Shqipëri.

Në një deklaratë thuhet se,“Ndërsa shpëtimi i Markut është një moment historik i rëndësishëm, arinjtë në Shqipëri janë ende në rrezik të keqpërdoren si kafshë shtëpiake apo atraksione turistike në të ardhmen pa një ndryshim në legjislacion”.

Edhe macet e mëdha po tregtoheshin ilegalisht dhe vuanin nga trajtimi i dobët nga pronarët privatë, sipas tyre.

Restoranti ndërkohë do të heqë kafazin që i mbante arinjtë – por do të mbajë emrin e tij./UBTNews/

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara