Lajmet

Shqipëri, nis vaksinimi i punonjësve të transportit publik

Published

on

Në Shqipëri po vijon vaksinimi i kombinuar i grup-moshës mbi 60-vjeç me punonjësit e shërbimeve kritike.

Sot nisi grupi i ri që do të vaksinohet, që janë punonjësit e transportit publik, ku janë parashikuar të vaksinohen mbi 4700 punonjës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në tërësi janë mbi 4700 të punësuar dhe vetëpunësuar, të cilët do të vaksinohen.

Sot kemi filluar me një tjetër grup risku, që janë punonjësit e transportit publik qytetas dhe ndërqytetas. Kemi filluar sot në të gjithë Shqipërinë. Janë kryesisht punonjës të transportit publik dhe gjithashtu edhe shoferët e taksive. Në tërësi janë mbi 4700 të punësuar dhe vetëpunësuar dhe organizimi po bëhet nëpërmjet shoqatave dhe me Drejtorinë e Rrugëve dhe të Transportit”, tha Manastirliu.

Ajo ka bërë të ditur se do të vijojë vaksinimi i kombinuar, i personave mbi 60-vjeç me punonjësit e shërbimeve kritike, teksa shtoi se me mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës së Sinovac, pritet të ulet edhe fasha e grup-moshës për vaksinimet.

Më shumë se 250 mijë qytetarë kanë kryer edhe dozën e dytë të vaksinës. Po ecim me ritme të mira drejt objektivit 1 milion vaksinimeve deri në fund të qershorit, duke vijuar kalendarin tonë të vaksinimit të kombinuar dhe sigurisht duke synuar uljen e grup-moshës nën 60-vjeç”, nënvizoi Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama ndërkaq ka bërë të ditur se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë nesër me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave.

Nesër Komiteti do të dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur një sezon turistik shumë më të lehtësuar se ai i vitit të kaluar besoj që do të përmbushet”, tha Rama.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, ndërsa që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer në total 736.365 doza të vaksinës antiCOVID. Prej tyre 258.606 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Shaqiri shkëlqen në fitoren e Baselit ndaj Stuttgartit

Published

on

FC Basel ka marrë fitoren e parë këtë sezon në fazën e grupeve të Europa League, duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-0.

Albian Ajeti zhbllokoi ndeshjen që në minutën e tretë pas një gabimi në mbrojtjen gjermane. Stuttgart pati mundësinë të barazonte me penallti në minutën e 35-të, por Marwin Hitz priti goditjen e Ermedin Demirović.

Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri vulosi fitoren e zviceranëve me një gol nga afërsia, duke i dhënë fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të Baselit në Evropë.

Stuttgart humbi pas tri fitoreve radhazi dhe në ndeshjen e ardhshme do të udhëtojë në Stamboll për t’u përballur me Fenerbahçen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Suharekë, Policia: Doli nga shtëpia me 1 tetor 25

Published

on

By

Zhduket një person në Suharekë. Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara